Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Arsimin e mire nuk e bejne reformat, por mesimdhenesit

Shkruar nga: Zamira Cavo  
Botuar më: 11 vite më parë

Zamira Cavo
Arsimin e mire nuk e bejne reformat, por mesimdhenesit

Debati për arsimin e lartë është shndërruar në debat politik, e pse jo dhe klientelist. Sigurisht që debatet janë të mira, pasi sido qofshin japin një prodhim që dhe pse nuk u hyn në punë për ta konsumuar, shton të paktën radhën e mendimeve të shfaqura, si dhe tregon interesin që ka vetë problemi për të cilin debatohet. Më vjen mirë që ky draft më së paku është hedhur për diskutim të gjerë. Ajo që më shqetëson është drejtimi i këtyre debateve që rrjedh nga modeli, model të cilin zgjodhi t’ua vërë në tryezë Komisioni i ngritur për reformën në arsimin e lartë. Problemi është reforma vetë. Pra, çfarë kërkohet të reformohet? Nëse në një reformë ne sjellim një model, qoftë ky dhe anglosakson dhe e vendosim në një terren shqiptar, pra një model të formës, pa përmbajtjen, gjykoj se debati do të orientohet pikërisht kështu sikundër po ndodh. Personalisht mendoj se Arsimi në Shqipërinë tonë ka shumë probleme, por mbi të gjitha ka probleme në mënyrën se si “mësohet” dhe edukohet” i riu apo fëmija. Sado reforma që të bëjmë ne, sërish do të mbetemi në një rreth vicioz i cili do na sjellë modele të vazhdueshme sipas preferencave të politikës por jo të së ardhmes. Në mendimin tim, Mësimdhënësi është dhe duhet të jetë në qendër të REFORMËS. Fatkeqësisht ai nuk është gjëkundi. Nuk ka shkollë në botë që të jetë më mirë se sa mësimdhënësit e saj! Ky është postulat. Ndaj gjykoj se:

Së pari: Në 23 vite, arsimi ynë ka reflektuar të gjitha aspektet negative të vetë shoqërisë e politikës shqiptare. Sot, pavarësisht arritjeve që kanë ardhur falë spontanitetit të sistemit, arsimi shqiptar është shumë problematik në përmbajtjen e vet. Pra disa reforma, që politika ka kryer mbi arsimin në të gjitha shkallët e veta, janë rregulluar ose jo, anët formale të veprimtarisë arsimore. Janë ndryshuar vitet e cikleve, janë ndryshuar disa herë modelet e testimeve, matura shtetërore, ciklet e studimeve të larta et., etj. Dhe prodhimi është ky që kemi: Skarcitet diplomash të larta, analfabetë funksionalë dhe të rinj që rrinë kafeneve dhe nuk duan shkollë! Pra forma nuk ka shkuar aspak në proporcion të drejtë me përmbajtjen. Përkundrazi!

Së dyti: Askush asnjëherë nuk është ndalur të analizojë shkaqet reale të këtij produkti. Sot, asnjë i ri nuk dëshiron të studiojë për mësuesi, pasi mësuesi konsiderohet si nivel i ulët i trajtimit socio-ekonomik! Në shumë zona të vendi,t janë mësues njerëz jo vetëm pa arsimin përkatës, por në disa raste dhe “analfabetë funksionalë”. Kjo për sa i përket arsimit parauniversitar. Në Universitete vihet re tendenca tjetër: politikanët që humbasin pushtetin shndërrohen në pedagogë të punësuar, për aq kohë sa u duhet të rimarrin pozicionet e tyre politike! Ky është fenomen masiv. Nga ana tjetër, profesorët me emër, punësojnë pranë tyre individë të cilët ua bëjnë orët e leksionit apo dhe të seminarit, duke i lënë liri profesorëve të… japin leksione në universitete private ku paguhen më shumë. Dhe mendoni, studentët 20-vjeçarë që presin të mësojnë ndonjë gjë nga një shoku i tyre, me të cilin ndajnë në mënyrë të kënaqshme, kafetë apo makiatot e ditës!!!! Ndaj mendova se Reforma do të cekte, madje me përparësi, nevojën për një “inventar” real të burimeve njerëzore dhe të kuptonte skarcitetin real të tyre. Nuk mund të presësh mësimdhënie të mirë nga individë që jo vetëm nuk kanë pasionin për ta bërë këtë, por as nuk kanë dijet e duhura për t’i transmetuar. Ndaj mos habitemi që nxënësit e braktisin shkollën dhe të rinjtë rrinë në kafene. Mësimdhënësi është ai që duhet të mbajë gjallë kureshtjen e tyre, të nxisë kreativitetin, ta bëjë të dobishëm për tregun e punës. Pikërisht për këtë, mësimdhënësi duhet të ishte në qendër të kësaj reforme.

Së treti: Pavarësisht ndryshimeve që do të bëhen në modelin e funksionimit të arsimit të lartë, sërish problemi themelor do të mbetet: Sa do të jetë në gjendje arsimi ynë universitar të plotësojë kërkesën e tregut për arsimtarë? Sa prej këtyre të rinjve do të “ushqejnë” pasionin e tyre për t’u bërë mësues? Zor se merret dikush me këtë. Ndaj them se modelet që aplikojmë klonojnë forma por nuk zgjidhin problemin real. Sepse problemin real e zgjidh fryma që duhet të kishte reforma dhe reformatorët dhe jo interesat e çastit. Jam e bindur që një Universitet për edukimin, do të kishte qenë një nevojë emergjente për të hedhur hapin e parë drejt një reformimi real të sistemit arsimor! Nëse vëmë në qendër të reformës fëmijën apo të riun dhe mësimdhënësin, sigurisht do të kuptojmë se ku ka çaluar edukimi ynë shkollor në të gjithë këtë kohë. Duket se këta dy faktorë janë lënë për një “reformë” të “dytë”, që si gjithnjë, nuk bëhet kurrë!

Nuk besoj se thelbi i një reforme është sa duhet të shpenzojmë për arsimin. Edhe ky problem është kur Shqipëria është e varfër. Problemi kryesor është sa do të ulim skarcitetin e kapitalit njerëzor sepse ndryshe e ardhmja, sigurisht që do na dënojë. Reforma në Arsimin e lartë nuk është thjesht punë ligjesh e financimesh, është në radhë të parë modeli konceptual për të nxitur të riun të jetë krijues dhe të gjejë vendin e vet në tregun e punës. Por këtë e bën një profesor i mirë që e njeh problemin dhe e nxit të riun të gjetjen e mundësive të reja. Shqipëria ka nevojë për shumë zgjidhje dhe jo për t’i mësuar zgjidhjen tonë të rinjve të gjeneratës së re. Ndaj problemi i dytë me të cilën do të duhej të merrej reforma është metoda e kërkimit dhe transmetimit të dijeve universitare.

Debati më i madh sot duhej të ishte nxitja e të rinjve për dije e kulturë, për qytetari e demokraci. A e nxit reforma këtë? Unë dyshoj. Pasi asnjë reforme nuk mund të “ngjisë” pa një thyerje tabush, pa një dalje jashtë kornizave të modeleve. Nëse sërish mbetemi te mënyra e funksionimit financiar apo krijimi administrativ i disa agjencive, (nuk them se këto nuk duhen), ne do të mbetemi prodhimtarë të “fuqishëm” diplomash, doktoraturash e profesorati që nuk i hyjnë në punë as atyre që i disponojnë, e jo më shoqërisë.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama