Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Mediat dhe Politika: Gënjeshtra Express

A duhet të jetë gazetaria instrument i partive politike? A lejohet që gazetari apo gazetarja të jetë «mashë» në shërbim të individëve të fuqishëm? Apo tjetra: A guxon media të jetë shërbëtore e idiotëve, kokëderrave dhe pularuajtësve?
 
Disa tituj të gazetës express, besoj se, i keni lexuar këto dy ditët e fundit.
Titujt sikurse:
«Ku është Ilir Deda?»,
«Plas sherri mes grevistëve, gratë kapen prej flokësh «, «Cili prej liderëve e ka gruan më të bukur?»,
«Kërcënon Shpend Ahmeti: Asnjë ndërtim pa leje nuk do të tolerohet», «Rroken për “floksh” zojat e partive politike (Video)»,
«Dardan Gashi, shpëtimtari i Hanit të Elezit», «Meliza Haradinaj takon Sali Berishën» etj.
 
Kjo gazetari e coroditur të shqetëson. Kjo lloj bërje e gazetarisë, gazetari që i gjason më shumë shekullit të 19-të, zhvlerëson jo vetëm gazetarinë tonë, por edhe kulturën dhe menatalitetin e te lexuarit të vet kombit .
 
Gazetaexpress eshte duke u përqendruar në person. Kjo gazetë interneti para se të fokusohet në çështje apo në procesin e ndodhisë, parapëlqen shantazhimin, tollovinë, corientimin e hutinë.
 
Kjo gazetë interneti është duke mbidominuar me gënjeshtrën, manipulimin dhe me titujt bombastik. Fotografia është e madhe dhe në epiqendër; Fotografia ultra e afërt dominon, sepse “gënjeshtra ekspress”, pardon, gazeta xpress s’ka gazetari të shkolluar e as gazetarë që dinë të bëjnë gazetari gërmuese e as edhe kritike. (Në një vend të kthjellët, gazetarët normal do të braktisnin kët lloj gazetarie)
 
Fokusimi në person apo gazetaria e individit eshte ajo gazetari e ajo gazetë, atherë kur një apo disa person identifikohen shpesh në një artikull dhe, kur një artikull, në shkallë rritjeje, ka si pikëvështrim vetëm personët e veçantë.
 
Përqëndrimi i tepruar në person përpara procesit dhe thelbit të ndodhisë zvoglon vlerat informative të artikullit në shumë menyra:
 
1. Tani në fushatën parazgjedhore, fokusimi në person mund të bëj politkën më pak relevante për popullin. Nëse lexuesit e gazetave fitojnë përshtypjen se politika bëhet vetëm përmes intrigave të personave dhe koridoreve e zyrave të parlamentit, kjo mund të ligështon e largon interesimin e popullit për kyçje në politkë. Populli është i interesuar të kuptoj se si është situata e sigurisë në Kosovë, si është puna me "Serbinë në Kosovë", si është ekonomia e familjes, dhe si funksionon sigurimi shëndetësor. Mirëpo nëse fokusimi në person është mbidominues në këto artikuj, atherë humbet e shuhet ndjenja për të debatuar, për tu kyqur e për të ndjekur politkën dhe proceset poltike.

2. Mbiçmimi i personit para ndodhisë mund të largoj përqëndrimin nga ajo se rreth çkaje bënë fjalë tema e artikullit. Nëse bëhet përshkrimi i një konflikti politk eksluzivisht nga pikënisja në person, lexuesi lehtazi humbë kuptimin për konfliktin dhe problemtikën e saj. Konflikti artificialisht përzogëlohet e zhvlerësohet, ndërsa pesha e personit përzmadhohet e mbivlerësohet.

3. Gjuetia pas të rrallës, intrigat e mbushura me konflikte mund të qojnë aty ku shumë çështje relevante politke nuk debatohen e nuk publikohen.

4. Fokusimi në person mund të avansoj një perspektiv singulare/njëjse. Pra, çdo gjë duket si një seri e veçantë dhe të izoluar dhe pa ndnonjë lidhshmëri logjike.

5. Disa person fitojnë një vëmendshmëri të tepërt e të panevojshme mediatike. Fokusimi në "personat elite" mund të jap një kuptimësi të shtrembër të shoqërisë. Kjo u jep lexuesve bindjen dhe mendimin se janë një, dy apo tre person të veçantë që udhëheqin e drejtojnë me proceset politike në Kosovë, e, jo fuqia kolektive intelektuale dhe politke e popullit shqiptar.

6. Fokusimi në person mund të duket edhe si budallallëk; kjo edhe apelon tek mentaliteti ynë; tek ndjenjat e jo tek logjika e arsyeja.
 
Kjo gazetë ka deficit fokusimin në temë: njerëzit e kësaj gazete kanë probleme me sqarimin apo shtjellimin e një çështjeje, apo lënde, i cili nuk fokusohet në person të paracaktuar. E, kjo tregon edhe nivelin e ulët e jocilësorë të gazetarëve që bëjnë këtë gazetë interneti.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama