Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Mbi 100 vjetorin e Lidhjes Islamike të Krujës

 

Olsi Jazexhi

1.

Përkujtimi që qeveria e krishterë e Edi Ramës i bëri më datë 15 qershor 100 vjetorit të vrasjes së kolonel Tomsonit në Durrës, në prani të ambasadorit hollandez Martin de Labeij dhe ministres së kulturës Mirela Kumbaro, u trajtua në mediat shqiptare si një ceremoni në të cilën u nderua një paqeruajtës hollandez i cili erdhi në Shqipëri “në vitin 1914 për të organizuar forcat mbrojtëse të shtetit shqiptar që u krijua në atë kohë me Princ Vidin në krye.” Edhe pse qeveria e Edi Ramës, Tomsonin e përshkruan si paqeruajtës dhe për këtë arsye ajo dhe ambasada hollandeze vrasjen e tij e kanë përkujtuar me ceremony shtetërore, për shqiptarët e 100 viteve më parë Tomsoni ishte njeri i urryer dhe kolonizator. Kolonel Tomsoni u vra në 15 qershor 1914 te Ura e Dajlanit në hyrje të Durrësit. Ai ishte drejtuesi i xhandarmarisë ndërkombëtare dhe mercenarëve katolikë, vllehë e rumunë të cilët mbronin regjimin e Princ Vidit nga populli shqiptar. Hipotezat mbi vrasjen e Tomsonit janë të shumta. Por për mendimin tim, atë me më shumë siguri e kanë vrarë kryengritësit muslimanë tiranas, durrsakë, kavajas dhe shijaksa të cilët në atë kohë kishin nisur luftën për të çliruar Shqipërinë nga pushtuesit e krishterë me në krye Princ Vidin për t’a ribashkuar me atdheun mëmë, Turqinë osmane.

2.

Sikur Shqipëria të mos ishte koloni e Evropës, por të ishte vend i lirë siç ka qenë në kohë të komunizmit, në datën 15 qershor shqiptarët do të duhej t’a kishin festuar me bakllava 100 vjetorin e vrasjes së kolonel Tomsonit dhe të nderonin figurën e Haxhi Qamilit, siç bënte me të drejtë Enver Hoxha në kohë të socializmit. Por siç të gjithë e dimë një gjë e këtillë është e pamundur që të bëhet sot, pasi pas rënies së komunizmit Shqipëria e humbi lirinë e saj dhe u kthye në koloni të NATO-s dhe Perëndimit. Në anën tjetër edhe vetë Turqia e cila do të duhej që ta festonte këtë ditë sëbashku me shqiptarët, nuk është vend i lirë dhe qendër e Kalifatit të Islamit që të përkujtonte me besnikët e saj shqiptarë heroizmin e tyre të para 100 viteve. Turqia e sotme ka frikë të bëj ceremoni sikur ato që bëjnë evropjanët në Shqipëri, e për këtë arsye edhe 100 vjetori i vrasjes së Tomsonit nga kryengritësit e Haxhi Qamilit u kujtua vetëm me ceremoninë e qeverisë kristjane Rama dhe ambasadorit hollandez.

3.

Vrasja e kolonel Tomsonit ka qenë një ngjarje e gëzueshme për muslimanët e Shqipërisë së Mesme në vitin 1914. Tomsoni u vra në një kohë kur e gjithë hapësira gjeografike që ne sot njohin si Shqipëri ishte në revoltë të hapur kundër Evropës e cila kishte krijuar një palo-shtet të cunguar për shqiptarët në Ballkan, duke i ndarë ata nga atdheu i tyre osman dhe duke lënë më shumë se gjysmën e tyre nën sundimin e Jugosllavisë dhe Greqisë. Shqipërinë nuk e donin muslimanët, por edhe të krishterët ortodoksë të cilët brohorisnin “enosis i thanatos” (bashkim apo vdekje) dhe kërkonin më mirë të jetonin me Greqinë sesa me fiset “turko-allvanose” shqiptare. Vrasja e Tomsonit në Durrës erdhi pak ditë pasi në Shqipërinë e Mesme dhe qytetet me shumicë muslimane të Shqipërisë, që nga Pogradeci e deri në Krujë, muslimanët shqiptarë ishin çuar në luftë kundër shtetit të Princ Vidit dhe kërkonin ribashkimin e krahinave të tyre me kalifatin e shenjtë të Stambollit.

4.

Vitet 1912-1915 kanë qenë disa nga vitet më të vështira në historinë moderne të shqiptarëve. Pas 500 vitesh bashkëjetesë me popuj dhe fe të ndryshme në Perandorinë Osmane, viti 1912 i gjeti shqiptarët në luftë me fuqitë e krishtera të Ballkanit. Lufta e Parë Ballkanike e cila u organizua nga Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Bullgaria kundër Turqisë Evropjane përfundoi me pushtimin e saj dhe territoreve ku jetonin shqiptarët në Ballkan. Si besnikë dhe muslimanë të mirë, shqiptarët luftuan në të gjithë frontet osmane për të mbrojtur Kalifatin e Shenjtë të Islamit. Por lufta më heroike që ata bën gjatë LPB-së ishte lufta për mbrojtjen e Shkodrës e cila zgjati nga tetori i vitit 1912 deri në prill 1913. Në këtë betejë shqiptarët muslimanë dhe turq u përballën me aleancën serbo-malazeze dhe katolike e cila kërkonte të pushtonte qytetin për ta kthyer në kryeqytet të Malit të Zi. Lufta që shqiptarët muslimanë bën për mbrojtjen e Shkodrës ishte një nga betejat më heroike që forcat osmane ofruan gjatë Luftës së Parë Ballkanike. Ndërsa frontet turke që nga Adrianopoja, Shkupi, Kumanova, Janina, Prishtina, Lule Burgasi, Manastiri etj, u rrëzuan njëra pas tjetrës përballë trupave greke, bullgare e serbe-malazeze, qyteti i vetëm musliman që rezistoi deri në fund të mos dorëzohej ishte Shkodra. Rezistenca që Hasan Riza Pasha, Esat Pashë Toptani dhe muslimanët shqiptarë i dhanë forcave serbo-malazeze-katolike, e kthyen Shkodrën në Stalingradin turk të Ballkanit. Muslimanët shqiptaro-turq lanë në këtë luftë me mijëra të vrarë e të plagosur, ndërsa serbo-malazezët dhe katolikët shqiptarë lanë rreth 25.000 të vrarë e plagosur.

5.

Por edhe pse ushtria osmane nën Esat Pashën i rezistoi deri në fund rrethimit të Shkodrës, pushtimi i Turqisë Evropjane i la shqiptarët pengje në mes të Evropës së Krishterë. Në korrik 1913 Konferenca e Londrës vendosi që disa pjesë të vilajetit të Shkodrës dhe Janinës, që ishin të populluara me shqiptarë, ti bashkonin dhe t’i bënin Shqipëri. Për të qeverisur koloninë muslimane shqiptare, në mars 1913, Fuqitë e Evropës sollën në Shqipëri Princ Vidin për të sunduar vendin. Por edhe pse të dobësuar nga lufta, të braktisur nga Turqia, etj, shqiptarët muslimanë nuk e pranonin dot karikaturën që Evropa krijoi mbi ta, e cila sipas dokumentave të shumtë arkivorë tregohet që do të qeverisej nga minoritarët e krishterë. Shumica e shqiptarëve muslimanë donin që nëse nuk bashkoheshin dot më me Turqinë, të paktën të krijonin një principatë islamike në Evropë me Esat Pashën në krye. Por kur Princ Vidi arrestoi dhe largoi nga pushteti Esatin në maj 1914, ata nisën “kijamin” apo “kryengritjen” popullore kundër regjimit kristjan të Vidit.

6.

Kryengritja islamike që muslimanët shqiptarë lëshuan në maj të vitit 1914 kundër regjimit të Princ Vidit u drejtua nga Partia e Itihadit (Bashkimit Osman) që drejtohej nga muftiu i Tiranës, Musa Qazimi, Qamil Haxhi Fejza, Mustafa Ndroqi, Xhenabi Adili etj. Lëvizja e cila u njoh si Ehlil Kijami apo Populli Kryengritës, vendimet e saja për luftë kundër qeverisë kristjane të Vidit i mori në Kongresin e Krujës i cili u mbajt në Krujë në 29 maj 1914. Kryengritësit veten e quanin osmanli që luftonin për Din dhe Devlet (shtet dhe fe) kundër regjimit katolik të Durrësit. Ata kërkonin të rithemelonin osmanllillëkun (osmanizmin) dhe të ribashkonin vilajetin e Arnautllëkut me Sulltanatin e Përjetshëm Osman dhe Kalifin e Nderuar. Kujtimet e shumë bashkëkohësve të kësaj revolte dhe dokumenta arkivore, tregojnë që muslimanët shqiptarë veten e tyre e shikonin si turq dini dhe laikët që e përshkruanin veten gjuhësisht si shqiptarë dhe i ishin bashkangjitur Princ Vidit i shikonin si qafirë – të pabesë, njerëz që nëse merrnin pushtetin në Shqipëri, shqiptarët do i bënin kaurë, do u prishnin kisha dhe xhamia, dhe do bënin që të shkonte vëllai me motrën.

Duke e ditur se çfarë bënë nacionalistët laikë gjetkë nëpër Evropë kundër fesë dhe Kishës, ata mendonin se shteti i Vidit do të prodhonte shqiptarë laikë, dinsëza, maskarej dhe të poshtër. Sali Butka në një nga poezitë e tij e tregon kështu akuzën që osmanistët i bënin shqiptaristëve:

Juve besën e ndërroni

Din’ e iman mohoni

Jemi Shqiptarë thoni

Turqinë nuk e doni

7.

Kryengritja islamike që partia xhonturke shqiptare e Ittihadit organizoi në Shqipëri në vitin 1914, pati sukses të plotë. Nga maji deri në gusht 1914 muslimanët shqiptarë çliruan shumicën e qyteteve të Shqipërisë. Siç dëshmonte në vitet 1920 Taqi Buda, babai i Aleks Budës, kryengritjen e Ehlil Kijamit për një Shqipëri Islamike e mbështeti 95% e muslimanëve. Revolucionarët islamikë i mundën lehtësisht laikët shqiptarë dhe mbështetësit e tyre perëndimor, duke u’a marrë qytetet njëra pas tjetrës. Qyteti i parafundit që u çlirua nga ata ishte Vlora e cila u çlirua në gusht 1914. Qyteti ku Ismail Qemali dhe nacionalistët e tij filoaustriakë ishin strehuar në nëntor 1912 për të shpallur pamvarësinë nga Turqia, në gusht 1914 uli flamurin me shkabë të Krishtërimit dhe në vend të tij ngriti flamurin e Kalifatit Islam. Pas çlirimit të Vlorës, islamistët shqiptarë çliruan Durrësin. Në 5 shtator 1914, 2000 kryengritës që udhëhiqeshin nga hoxhallarë e myftilerë mësynë pallatin e braktisur të Vidit dhe muftiu i Tiranës, Musa Qazimi ngriti flamurin osman në pallatin e princit. Në 22 shtator 1914 mexhlisi islamik shqiptar zgjodhi Mustafa Ndroqin si kryetar të Mexhlisit të Përgjithshëm Osman, ndërsa në 23 shtator 1914 Mexhlisi legjisloi rihyrjen e Shqipërisë në Perandorinë Osmane dhe ribashkimin e saj me Kalifatin e Shenjtë të Stambollit.

8.

Sot, në qershor të vitit 2014 kur unë po e bëj këtë shkrim, dhe Shqipëria është koloni e Bashkimit Evropjan dhe NATO-s, e cila kërkon t’i bashkohet Perandorisë së Brukselit, unë e kuptoj që ky shkrimi im do të duket arkaik e unë ndoshta pak i çmendur e jashtë kohe me këto që po shkruaj. Regjimi dhe mediat shqiptare sot përkujtojnë vrasjen e kolonel Tomsonit dhe qeverinë kolonialiste që Evropa i imponoi Shqipërisë 100 vite më parë, dhe jo çlirimin e saj nga çlirimtarët shqiptarë-osmanë apo ditët e lavdishme të shqiptarëve nën Perandorinë Osmane. Mediat si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, kudo e ngado lehin kundër Islamit e në krye të fushatës anti-muslimane mes shqiptarësh qëndrojnë islamofobë të regjur e ish-enveristë që sot janë më katolikë sesa Papa, sikur Ismail Kadareja.

Kohët sot janë të liga për muslimanët shqiptarë. Ndryshe nga 100 vite më parë, kur Shqipëria qeverisej nga ata dhe fetvatë e Shejhul Islamit të Stambollit, sot ajo sundohet nga minoritarë të krishterë sikur Edi Rama, Mirela Kumbaro, Piro Misha, Niko Peleshi, Mimi Kodheli, Erjon Velija etj, dhe fetvatë e ambasadorëve të Amerikës dhe BE-së. Gjyshërit e Ramës, Kumbaros, Peleshit etj, që përpara 100 vitesh ishin ose yzmetqarë të muslimanëve që flisnin vllahisht, ose duke brohoritur për bashkim me Greqinë ose duke i shërbyer ndërkombëtarëve të princ Vidit sot janë sundimtarët e Shqipërisë, e muslimanët nuk janë më pashallarë e bejlerë siç ishin 100 vite më parë, por janë fukarej që i servilosen Edi Ramës dhe sejmenëve të tij që t’u gjejnë ndonjë vend pune për të ngrënë një copë bukë. 100 vitet e fundit i kanë dëmtuar rëndë muslimanët shqiptarë. Që kur u ndanë nga Turqia ata humbën pushtetin që kishin 100 vite më parë dhe sot janë kthyer në një popull të nënshtruar që vuan për bukën e gojës në dyert e Evropës. Por edhe pse shqiptarët sot nuk janë më osmanë, sundimtarë të Bagdadit dhe Beogradit si në kohë të sulltan Mehmetit dhe Sulejmanit, por pjatalarës dhe prostituta të Romës dhe Brukselit, sërisht, për hir të historisë ne duhet të rikujtojmë 100 vjetorin e kryengritjes islamike të Shqipërisë së Mesme dhe të jemi krenarë që kolonel Tomsonin e vranë muslimanët shqiptarë, të cilët, në atëbotë nuk pranonin që të qeverisen nga ndërkombëtarët perëndimorë sikur sot. Edhe pse ne sot, kryengritjen islamike shqiptare të 100 viteve më parë, nuk e kujtojmë dot me ambasadorë dhe me ceremoni madhështore sikur ajo që Edi Rama dhe ambasadori hollandez bëri për Tomsonin, sërisht për hir të të Vërtetës dhe historisë, ne duhet t’i kujtojmë dhe nderojmë ata hoxhallarë e myftilerë që 100 vite më parë çliruan Shqipërinë nga princ Vidi dhe zagarët e tij. Allahu e shpërbleftë mundin e tyre.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama