Qendra e Tiranës nuk po gjen qetësi. Koha kalon, qyteti ndryshon, shtrihet, popullohet, rritet dhe zmadhohet, ndërsa qendra gjithmonë mbetet e hapur, e paformuar, e pakristalizuar, e shpërndarë, jo e qetë, jo atraktive. Ajo është e mbarsur me shumë konflikte fizike, hapësinore, estetike, utilitare, me shumë shqetësime njerëzore, të ligjshme dhe të drejta të banorëve të Tiranës dhe gjithë shqiptarëve të vendit dhe jashtë tij. Të gjithë presim një qendër me formë dhe peizazh me vlera të përkryera urbane, të denjë të një metropoli evropian të ditëve të sotme.
Qendra e Tiranës, një strukturë urbane gjithmonë e papërfunduar, gjithmonë e hapur. Me keqardhje mendoj se asaj me kohe i ka munguar një vizion i qartë urbanistik hapësinor.
Historia e urbanistikës së saj është e mbushur me episode dramatike, që trishtueshëm shumëkush i kujton. E lindur në mjedisin e një qyteti me një tesut urban spontan, qendra e Tiranës në kohërat moderne nuk arriti të marrë një formë përfundimtare, se studimet kryesisht kanë qenë pjesore dhe më vonë janë korrigjuar. Kur arkitekti italian në vitet ‘31 të shekullit XX, Florestiano di Fausto, ndërtoi ministritë, të tjerë inxhinierë dhe arkitektë e korrigjuan këtë projekt, duke krijuar një lulishte dy metra poshtë rrugëve për të rritur optikisht lartësinë e ulët të ministrive, duke krijuar kështu një hapësirë tepër individualiste, rrallë e takuar në një qytet të dytë mesdhetar. Në vitet ‘60 të komunizmit u prish Pazari i Vjetër i qytetit dhe u ndërtua Pallati i Madh i Kulturës, dhuratë e sovjetikëve ndaj popullit të Tiranës, duke i shkulur atij nga zemra historinë e qytetit. Në vitin 1972, sipas një studimi pjesor urbanistik të qendrës, në vendin e kishave ortodokse dhe katolike u ndërtua hotel Tirana, i lartë 15-katësh, duke varfëruar qendrën nga dy monumente të bukura të arkitekturës kristiane të Rilindjes shqiptare.
Në vitin 1974, në bazë të një studimi urbanistik të qendrës nga Instituti i Projektimeve Urbanistike dhe Arkitekturore, ISPUA dhe aprovuar nga Byroja Politike e Partisë Komuniste, u prish bashkia e qytetit, pjesë e ansamblit urban të ministrive dhe në vendin e saj u ndërtua Muzeumi Historik Kombëtar, pasi, sipas ideologjisë komuniste, qendra e kryeqytetit tonë socialist duhej të kishte karakter edukues, patriotik, revolucionar dhe jo karakter tregtar.
Më vonë në mes të sheshit u vendos shtatorja butaforike e ideatorit të qendrës, diktatorit Enver Hoxha, që demokracia e shembi dhe hapësirën e pastroi. Dhe në vitet e demokracisë hapësira e qendrës së Tiranës ka qenë hapësira më e dëshiruar, më e lakmuar nga shumë investitorë, njerëz të biznesit dhe të pushtetit që tregoheshin të padurueshëm, të përmallshëm, grykësorë për qendra si Manhatani i Nju-Jorkut dhe Defence e Parisit. Grykësorë për t’u pasuruar dhe sunduar. Në këtë hapësirë fshehur dhe hapur kanë vepruar forca për famë, emër, pará dhe pushtet. Ndryshe nuk shpjegohet historia e hidhur e projektimeve dhe ndërtimeve deri më sot, bërë në qendrën e Tiranës, përfshi këtu historinë pafund të gropës shumëvjeçare të hotelit “Sheraton”, të shoqërisë “Iliria Holding”, bllokun e banesave të shëmtuara përgjatë frontit verior të sheshit “Skënderbej”, të ndërtesës shumëkatëshe, ku ndodhet “Raiffeisen Bank”, të katedrales ortodokse që strukur qëndron në mes të ministrive apo projekti i qendrës së biznesit “VeVe” në sheshin “Skënderbej” e të tjera, të tjera. Të gjitha ngritur dhe ndërtuar vetëm me studime të pjesshme, fenomen i patakuar në botën e qytetëruar dhe të civilizuar, që një qendër e një metropoli të ndërtohet pa plan, pa studime. Si shpjegohet që plani i qendrës së Tiranës, i fituar në konkursin ndërkombëtar në vitin 2004 nga francezja Architecture Studio të aprovohej nga KRRTRSH pa pasur ende planin rregullues të qytetit dhe më tej pa pasur planin rajonal dhe mjedisor të tij. A mund të qeveriset dhe të ndërtohet drejt, mirë dhe shkencërisht një territor, një hapësirë, një qendër urbane, një qytet dhe për më tepër një metropol me kode projektimi, planifikimi dhe menaxhimi anormal. Te ne ndodhin këto paradokse, që gjithnjë e kanë shoqëruar urbanistikën tonë dhe paradokset ende vazhdojnë. Projekti francez u pranua dhe me vërejtje dhe dobësi, me mendimin se më në fund qendra do të ndërtohej sipas një master- plani të përgjithshëm francez që ruante traditën, respektonte realitetin, ku e reja do të bashkëjetonte me traditën, ruante dhe nuk e prekte hapësirën krenare të qytetit, bulevardin e madh të arkitektit italian, Brazini. Ai i dha qendrës 10 grataçielat e para që në dy rreshta në lindje dhe perëndim të sheshit “Skënderbej”, si gardianë do të mbronin qendrën. Para hotelit dhe Muzeut Historik Kombëtar, parashikoheshin dy ndërtesa “transparente” pesëkatëshe, të cilat do të ndanin qendrën në dy pjesë të erës së vjetër komuniste në veri dhe të erës së re demokratike në jug. Me sheshin “Skënderbej” dhe Pallatin e Kulturës me fasadë të rimodeluar, këto dy ndërtesa “transparente” porta, me pozicion qendror në shesh, nuk ekzistojnë në këtë plan. PSE? Sipas këtij plani, sheshi do t’i dhurohej qytetarëve, lëvizja do të ishte vetëm këmbësore, prandaj sheshi “Skënderbej” do të ishte një Eden, kopsht i vogël me sheshe mermeri, me lule, drunj dekorativë, shatërvane dhe pasqyra ujore, ku banori të rrinte i qetë, të lëvizte i sigurt, të kënaqej me hapësirën dhe arkitekturën e godinave larg makinave, larg zhurmës, larg pluhurit. Do të formohej një hapësirë tejet humane, e menduar sipas principeve të dizajnit urban bashkëkohor. Kështu, banorët pritën të zbatohej projekti francez për katër vjet me radhë, por më kot, se një plan tjetër për qendrën dhe sheshin “Skënderbej” është hartuar nga një studio belge, “51N4E”, fituese e çmimit të parë të konkursit ndërkombëtar, i mbyllur në prill të vitit 2008 nga Bashkia e Tiranës, i cili pritet të aprovohet nga KRRTRSH. Kjo është një sfidë që i bëhet banorit të Tiranës. Ai mbetet i habitur, sepse ndodhet përpara një vendimi të papritur dhe një plani krejtësisht të panevojshëm. Për këtë jam kundër tij për disa arsye.
Arsyeja e parë është se këtij plani i mungon morali dhe ligjshmëria. Rezulton se me planin francez paskemi aprovuar një plan-ide qendre, ku trajtimi, mobilimi i sheshit “Skënderbej” që në fakt është zemra e këtij plani nuk paska pasur vlera zbatuese dhe më keq rezulton i pakorrigjueshëm dhe i parivlerësueshëm brenda konceptit të tij, përderisa në mënyrë të pajustifikueshme atë e ndryshojmë.
Dimë që plani francez sundon. Ai mbrohet deri më sot me ligj dhe askush nuk ka guxuar ta prekë qoftë dhe në periferi të tij, kur thellë po cenohet madje dhe në koncept nga vetë kryebashkiaku, zoti Rama, që është aktori kryesor i këtij skenari urbanistik të çuditshëm, vetëm se janë dhuruar një grusht parash nga madhnija e tij, Emir i shtetit të Kuvajtit.
Arsyeja e dytë është se dhe ky konkurs duket se është hartuar pa ndonjë program, kërkesë që është e qenësishme dhe e domosdoshme për çdo projekt, por sidomos për qendrën e thurur me shumë probleme komplekse. Këtë e dëshmojnë qëndrime të ndryshme për të njëjtin problem kompozicional të qendrës, sipas varianteve që u paraqitën. Në një variant është hequr kulla në mesin e Muzeut Historik Kombëtar.
Në një të dytë është hequr monumenti i Skënderbeut. Po ashtu, ky projekt ndryshon, zvogëlon dhe parcelën e ndërtimit të grataçielit danez, “Syri i Tiranës”, i aprovuar përsëri me konkurs ndërkombëtar. Forma dhe arkitektura e tij detyrimisht duhet të ndryshojë që të ndërtohet.
Arsyeja e tretë është krijimi i “piramidës” në mesin e hapësirës së sheshit “Skënderbej”, formë të cilën mjaft mirë e njohim dhe shumë trishtueshëm e kujtojmë. Piramida ka disa pellgje uji dhe dushe me forma të ndryshme të hedhjes së ujit, ku do të freskohen, lahen banorët e Tiranës në ditë të nxehta të verës. Atëherë do të shohim sheshin “Skënderbej” më dinamik se kurrë, me djemtë dhe vajzat gjysmë të zhveshur që bëjnë dush në fushë, në sheshin kryesor të qytetit. Shpjegimi që i bëhet që në majë të piramidës, në sheshin tonë, do të qëndrojë njeriu, populli, i lirë, i cili do ta ndjejë veten zot të qytetit, është një demogogji ironike, irracionale, infantile dhe groteske. Majat e paramidave kurrë historikisht nuk kanë qenë për popullin për njerëzit e lirë, por për faraonët. Majat e piramidave të veshura me pllaka mermeri të bardhë, lyera me ar ndrisnin, reflektonin rrezet e diellit që lidhnin faraonët me zotin Diell.
Një piramidë e tillë, e mbyllur me beton është më afër origjinës, simbolit të vdekjes dhe jo të jetës.
Le të largohen faraonët që e udhëheqin këtë skenar urbanistik, se e di populli vetë, ku duhet të ndërtohen piramidat dhe ku të qëndrojnë.
Arsyeja e katërt është ndërtimi i një kulle në krah të hotelit 13-katësh, pothuajse në mesin e bulevardit të madh, të cilën e konsideroj si një atentat që i bëhet Tiranës, pse dëmton dhimbshëm këtë hapësirë urbane, ikonë e qytetit. Bulevardi nuk duhet të ndërpritet. Është në koncept kundër vizionit të përgjithshëm të master- planit të qendrës së qytetit të Tiranës, të aprovuar. Është dhe ka qenë gjithmonë i paprekur në të e gjitha studimet urbanistike rajonale dhe pjesore të derisotme. Bulevardin nuk duhet ta kthejmë në park. Kërkojmë dhe është kërkuar që boshti i kompozimit të planit të Tiranës të përforcohet, të zgjatet dhe jo të ndërpritet dhe të shkurtohet. Për hir të piramidës, sheshi “Skënderbej” i nënshtrohet operacioneve kirurgjale tejet të gabuara. Për shumë arsye syprina e shesheve shkencërisht rekomanohet konkave dhe jo konvekse dhe në aspektin psikologjik piramida ofron atmosferë të trishtueshme funerale.
Arsyeja e pestë është se plani belg nuk ka asnjë studim për organizimin në qendër të lëvizjes së automjeteve dhe të këmbësorëve. Nuk është e mundur që gjithë trafiku tranzit lokal penetrues dhe difuzues radial dhe unazor t’i përballojë vetëm unaza dhe nëntoka të mos shfrytëzohet, qoftë për infrastrukturën e transportit si garazhe dhe magazina, të cilat janë të pranishme pothuajse në çdo qendër të një qyteti të madh si Tirana. Nëntoka e një qendre qyteti ka të njëjtin potencial ndërtimi sa dhe mbitoka e tyre. Vërtet është koha të përfitojmë nga arritjet më të fundit dhe më të mira të urbanistikës dhe arkitekturës evropiane, por jo të botës së firmave që na konsiderojnë si shtete grumbullimi strukturash arkitekturore, të hedhura poshtë dhe të përbuzura nga mjediset e Europës. T’i drejtohemi për një bashkëpunim të frytshëm në dobi të qytetit të Tiranës. Të ndërmarrim studime, por pa nënvlerësuar dhe forcat krijuese të arkitektëve dhe urbanistëve shqiptarë që të mos bëhemi viktimë e dhuratave të studimeve sporadike të dështuara, sikundër është për mendimin tim studimi i fundit belg, “51N4E –7”, i aprovuar për qendrën e Tiranës.
Për këtë arsye iu bëj thirrje anëtarëve të KRRTRSH dhe zotit kryeministër që këtë planin belg të qendrës së Tiranës, “51N4- 7”, që ofron një urbanistikë jo të qëndrueshme, me probleme të diskutueshme në aspektin konceptual, utilitar, estetik dhe ligjor nuk duhet ta aprovojë pa rrëzuar projektin francez që është ende i ligjshëm, që të mos ndodhemi nesër para korrigjimeve që shoqërisë dhe qytetit të Tiranës do i kushtojnë shtrenjtë.