Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Ethet e patriotizmit dhe gjykimi racional qytetar

Shkruar nga: Zamira Cavo  
Botuar më: 11 vite më parë

Zamira Cavo
Ethet e patriotizmit dhe gjykimi racional qytetar

Ngjarjet e fundit në fushën e lojës në Beograd kanë sjellë si asnjëherë një bashkim shpirtëror të shqiptarëve kudo në botë. Pothuaj të gjithë vlerësojnë sjelljen e ekipit tonë kombëtar! Shumë pak janë marrë me “heroizmat dromstike”. Fryma e bashkimit lindi pikërisht nga ndjenjat tona kombëtare të fyera në simbole, dhe besoj, nuk është thjeshtë flamuri i zbritur në fushë nga qielli, se sa fakti i përmbajtjes dyfishe të këtij veprimi: qenia autoktonë dhe “shqiponjat fluturojnë lart”! Përtej egërsisë e barbarisë serbe, ajo që vlen të ngrihet në shembull është padyshim qetësia, vlerësimi dhe qytetaria e skuadrës sonë. Sot, disa ditë pas kësaj ngjarjeje, unë them se jemi më të ftohtë në gjykime dhe mund të nxjerrim disa mësime:

Së pari: Kam pyetur të rinj se çfarë dinin për atë formë flamuri dhe ata dy “prijës” që i qëndronin anash shqiponjës dhe kam marrë përgjigje qesharake! Është për të ardhur keq që, ne, nën efektin e rrëzimit të miteve, e kemi bastarduar historinë, e kemi degraduar atë aq sa, brezi i të rinjve e ka vështirë të njohë të vërtetën historike të kohës. Pra ai patriotizëm i atyre mijëra të rinjve që atë natë mbushën rrugët e kryeqytetit dhe shpalosën si asnjëherë një bashkim rreth vlerës sonë kombëtare, realisht nuk ka një bazë njohjeje mbi të kaluarën. Faji i shkollës? Mundet, por unë them është faji ynë i përbashkët. Patriotizmi kultivohet çdo ditë me pasion e dashuri, e jo me urrejtje e përçmim. Patriotizmi nuk është thirrje e urrejtje për kombin tjetër që tregon barbari, por është dashuri për kombin tënd që duhet të të bëjë krenar. Ndaj, kombet e qytetëruar, e kanë bërë dhe e bëjnë çdo ditë edukimin me vlerat, si nevojë për t’u përgatitur të qytetëruar. Ndaj Branko Merxhani thoshte se ne “duhet të krijojmë një Shqipëri jo historike, por qytetare”. Kjo do të thotë se historia duhet bërë pjesë e krenarisë e me kalimin nga brezi në brez të shndërrohet gjendje e brendshme e individit me synim që ky të sillet si qytetar.

Së dyti: Ngjarjet në Beograd duhet të na kenë mësuar se në botën e sotme fiton racionaliteti. Përveç entuziazmit dhe krenarisë që solli te çdo shtëpi e zemër shqiptari, ekipi ynë kombëtar, përveç etheve të forta të bashkimit tonë në ideal, tashmë duhet të kuptojmë se mbi të gjitha këto vlen qëndrimi INSTITUCIONAL. Vlen ai që bota e quan Lobim! Dhe lobimin e bëjnë njerëz të njohur në vende të njohura me forcën e mendjes dhe krenarinë e historisë së shkuar. Krenarë u ndiem të gjithë me Erisa Zyken, gazetaren e mençur në Bruksel. Kjo do të thotë se ne si shoqëri, por edhe si institucione të këtij shteti, duhet të dimë të përdorim fort njerëzit e mençur që kemi nëpër botë me synim lobimet në çdo fushë ku do të na nevojiten. Por kjo kërkon, mbi të gjitha, një politikë tjetër me emigrantët dhe diasporën tonë. Kërkon një qasje të re ndaj punës dhe mendjes së tyre.

Së treti: Barbaria serbe dhe jo rrallë edhe ajo greke, është shfaqur në ekranet e botës për turpin e tyre. Kjo barbari duhet ndëshkuar, por jo me të njëjtat mjete! NE NUK JEMI BARBARË! Cilido që e ushqen këtë mendim është i shitur në agjenturat e huaja dhe më së paku nuk punon për Shqipërinë! I fituar në betejë është ai që tregohet i zgjuar dhe jo trim! Kjo do të thotë se ne na duhet një rikonceptim i qasjeve kulturore, sociale e madje dhe politike të institucioneve tona. Ne duhet të krijojmë superioritetin tonë që sot përkthehet në diplomaci intensive, në ekonomi të zhvilluar, në tolerancë e mirëkuptim mes vetes, në zhvillim!

Së fundmi: Jetojmë në kohë globaliste. Ne na erdhi vërtet shumë keq me deklaratat e para që erdhën nga Brukseli. Por një mësim duhet ta nxjerrim: Pse qarqe zyrtare, madje dhe mediatike, i dolën në krah Serbisë, pavarësisht akteve barbare të sajat që nga fillimi i takimit? Përgjigjja vjen e thjeshtë: Sepse serbët kanë krijuar një imazh deri dje, më të mirë se shqiptarët. Ne shqiptarët, edhe politika na ka përfaqësuar si mos më keq. Sot besoj ka ardhur koha të tregojmë vlerat tona të vërteta. Ndaj shpresoj dhe besoj në diplomacinë shqiptare. Besoj edhe te Kryeministri ynë!

E gjithë zhurma që bëhet për vajtje apo mosvajtje të z. Rama në Beograd, dhënia e dorës apo jo e të tjera të kësaj natyre besoj janë pjesë e kulturës sonë politike. Por kjo kulturë politike ka nevojë të shohë barasvlershmërinë e kohës. Dhe vetëm në këtë qasje do vlerësohemi mbi fqinjët që po tregojnë se janë ende shumë larg qytetarisë europiane! Vizita e Papa Françeskut dhe sidomos vlerësimet që iu bënë Shqipërisë në median botërore, sigurisht që nuk i ka shkuar për shtat fqinjëve. Thënia e Papës: Populli shqiptar është një thesar për Europën” nuk është pak! Le ta tregojmë me vepra këtë!

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama