Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

PRAVNA DRZAVA (SHTETI LIGJOR)

Sistemi Jugosllav, përmes mediave që kishte nën kontrollë, pra përmes gazetës, librave, radios dhe televizionit, bënin cmos që demonstratat e shqiptarëve të Kosovës ti karakterizonin si të dhunshme, agresive e të «jashtligjshme». Sipas pushtetit të kohës, shqiptarët kishin «sulmuar» policinë e shtetit dhe se kishin shkelur ligjin dhe kushtetutën e shtetit jugosllav,...

E, kështu po bënë, sot, edhe ky pushtet.

Në vitin 1968 Serbët, mediat serbe dhe Rankoviqi, demonstratat e shqiptarëve, që ishin organizuar për të fituar të drejtën për përdorim zyrtarë të falmurit kombëtar, i quajtën të dhunshme, të egra dhe vandale,...

E, kështu njëjtë, po thot sot, media e Isa Mustafës dhe e Hashimit.

Në vitn 1981, Jugosllavia e asaj kohe, dhe mediat e saja, përsëri, demonstratat gjithpopullore i quajti «barbare» dhe se këto demonstrata «të dhunshme», kishin shkatëruar pronën publike dhe atë private,

E, kështu po propagandon edhe gazetaria e Jabllanoviqit e Ises.

Në vitin 1989, qeveria serbe, minatorët grevist shqptarë, që u ngujuan për dinjitet e për shtet, i quajti të « manipuluar » dhe, se këta po dëshirojnë të bëjnë grushtshtet,...

Epo, kështu po thot, sot, media, gazetaria dhe Televizionet e Isës dhe të Hashimit,

Në vitin 1997, Sllobodan Millosheviq, protestat e studentëve i quajti të « dhunshme », « antikushtetuese », dhe, se këta po donin të « rrëzonin kushtetueshmërinë » e Jugosllavisë dhe Serbisë. Demonsruesit i quajti « huligan », « bandit », « të dhunshëm », dhe se duhej të burgoseshin sepse kishin sulmuar policinë serbe,

E, kështu, mu si në sistemin Jugosllav, po gënjen, sot, media e Isës, Jabllanoviqit dhe e Hashimit,

Edhe atherë, pushteti detyronte dhe paguante gazetarët, "intelektualët" dhe "opinionistët" që të shkruajnë, të thonë, të dënojnë dhe të gjykojnë demonstratat e popullit shqiptar, mu sikurse sot që bënë Isa, Hashimi dhe Jabllanoviqi,

Në vitin 2015 ne kemi të njetin fjalor, të njejtën propagandë, të njejtën dhunë, biles, edhe gjaku është i njëjtë: i popullit e i rinsië shqiptare!

Po, në vitin 2015 kemi të njëjtin kërcnim e fjalorë, të njejtën retorikë, të njejtën propagandë e strategji, të njejtën dhunë e krim, por dicka po ndryshon: tani gjuha e kërcnimit dhe mediat e censuruara, nuk jane serbe, por janë shqipe.

Diktatura nuk ka komb, gjuhë, e as identitet vetanak: Dhuna, krimi dhe dominimi është e përbashkëta e tyre.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama