Atij mekanizmi që hyn në veprim sa herë që arsyeja njerëzore errësohet, horizonti vjen deri te këmbët e tua, mendimi që ke për njeriun përrallë nuk është gjë tjetër, veçse një valë inati i përgjakur, që para se të shkrepësh këmbëzën. Ai që deri dje ishte thjesht "kundërshtari", tani është "armiku", një qenie e ulët, një qenie që nuk meriton të jetojë, ai dhe pasuesit e tij. E kundërta e luftës, paqja, është vetëm për të dobëtit, për ata që nuk e kanë zemrën e duhur të vrasin tjetrin, për ata që struken vrimave kur të tjerët vriten, për ata që më shumë mendojnë se sa veprojnë, me një fjalë, për qenie të ligështuara të dorës së dytë. Vetëm kur marrëzia vrastare i tejkalon caqet, vetëm kur lufta, kushdo që të jetë fitimtari, nuk i justifikon më humbjet njerëzore dhe pasurore, vetëm atëherë njerëzit nisin të vrasin mendjen, të varrosin të vrarët e të mjekojnë plagët. Në këso rastesh nisin jo vetëm ta përsërisin shpesh atë fjalën e harruar paqe, por edhe ta dashurojnë atë. Mund të shkruajmë e të citojmë gjerë e gjatë mbi luftën dhe paqen në përgjithësi.
Ne shqiptarët, si popull, e kemi pasur dhe mbase e kemi ende atë kulturën e veçantë të luftës. Ajo që na ka interesuar këto kohë është terminologjia që përdor politika në lidhje me "luftën dhe paqen" politike. Me pak fjalë këto radhë nuk janë gjë tjetër, veçse një sprovë e ndrojtur për t‘u munduar që të nxjerrim sensin luftarak apo paqësor të një pjese të politikës sonë nga terminologjia që ajo ka përdorur këto kohë.
Termat më të zakonshëm mbi aksionin politik deri më sot kanë qenë dy "beteja politike" dhe disi më pak, "lufta politike". Që të dy të lënë një shije të hidhur. Ndonëse janë thënë e përdorur në një kontekst të caktuar të acarimit politik, të dy termat, për ne që jemi rritur me filma me partizanë e gjermanë, na lënë një shije të hidhur. Shumë rrallë është përdorur dhe në të shumtën e rasteve vetëm për demagogji termi "garë", kur bëhet fjalë për politikën. Të mbrujtur me një goxha kulturë komuniste, me atë që mësohej ndër zbore, të etur për të kapur me patjetër kohën e humbur, apo beneficet që të jep pushteti, më e para nga të gjitha ishte makina e shtrenjtë, njësoj sikur të donin të kopjonin paraardhësit e tyre të Bllokut, politikanët tanë e kanë parë njëri-tjetrin jo si kundërshtarë në një garë legale e të ndershme, por si armiq, njësoj si ato tabelat e qitjes me Brezhnjevin apo Dajë Samin, të cilave duhej t‘u qëlloje mundësisht në sy. Për të matur se deri ku shkonte "mënia" e tyre ata e bënë edhe një provë të përgjithshme. 1997, vringëllima e armëve dhe mijërat e viktimave ishin matësi më i mirë se çfarë mendonin për njëri-tjetrin dy palët kundërshtare.
Por çdo luftë, sado e egër që të jetë, e ka edhe një të mirë. Kjo mbase është pikërisht edhe arsyeja përse njerëzia u thur këngë në eposin e saj. Pas një lufte të egër, zakonisht pason një paqe e mbarë. Kështu duhet të jetë edhe në politikë. Edhe kështu lufta shqiptaro-shqiptare e 1997-ës i ndryshoi edhe politikanët. Më i pari nga të gjithë ndryshoi Berisha, të paktën në terminologjinë që përdori. Ajo përvoja që e la të izoluar vetëm me një grusht besnikësh ia kishte kthjelluar ca idetë. Pastaj Fatos Nano, lideri historik i kapërcimit të PS-së nga bolshevizmi në të majtën evropiane, gjykoi thjesht: partia që drejton ky njeri ka marrë mbi 40 për qind të votave. Ka vetëm dy rrugë: ose të përjashtojmë nga vendimmarrja politike 40 për qind të shqiptarëve të rritur, ose të bashkëjetojmë me ta dhe përfaqësuesi i tyre "par exellence" është Sali Berisha, Kryeministri i sotëm. Zgjidhja e dytë sigurisht që ishte jo vetëm më logjike, por edhe thjesht më njerëzore. Kështu nisi të fryjë era e paqes në politikë, ndonëse kundërshtarët sërish e shihnin dhe e shohin me inat të errët shoqi-shoqin.
Kjo tendencë ka vazhduar. Nganjëherë është formale, shumë shpesh është me të futur, sërish palët nuk i besojnë njëra-tjetrës, sërish u druhen manipulimeve të fshehta në votime, komploteve të errëta që bëhen ndër lokale të shtrenjta, sërish e ngatërrojnë kundërshtinë politike me urrejtjen personale. Nganjëherë kundërshtari është një i vetëm Berisha, ose Rama, dhe shumë pak kundërshtari në ide, apo në interesa jo thjesht ekonomike, por edhe ideologjike, kulturore, të formimit. Sido që të jetë palët, janë marrë vesh për gjëra madhore. Edhe kur nuk janë marrë vesh janë ulur të paktën në të njëjtën tryezë dhe kanë thithur ajrin e të njëjtëve kondicionerë, jo pak për një vend ku inati dhe "burrnia" bëjnë akoma kërdinë. Vite më parë këtë "të ulurit bashkë" e kishte kërkuar, madje me këmbëngulje, edhe një pjesë e madhe e shtypit, e analistëve, studiuesve, madje edhe e njerëzve të thjeshtë, të lodhur nga aq shumë inate e grindje të pafund.
Tani në terminologjinë më të fundit politike kanë hyrë disa terma të rinj. "Tradhtar", "kompromisaxhi" e ndonjë tjetër i ngjashëm. Kryesisht terma të tillë, por edhe më të sofistikuara ku përmenden shpesh kombinimet e ndryshme me lloje kafshësh, kanë përdorur krerë të partive të vogla, por edhe përfaqësues të partive më të mëdha, që problemin e garës politike e konsideron akoma thjesht si largim të Berishës nga politika dhe nuk shkon dot më tej.
Sigurisht inati është një gjë e pashmangshme. Shumë njerëz në Shqipëri mendojnë se kanë të drejtë të kenë inat Berishën, Ramën, Metën, Gjinushin, Cekën... madje edhe të tërë së bashku. Kjo është një gjë që ndodh kudo. Politikanët janë figura publike dhe qëndrimi i gjithsecilit ndaj tyre është një e drejtë e pamohueshme, porse vetë politikanët duhet të deklarohen qartë dhe prerë: Janë për një luftë politike, si ato që kemi kaluar, si ato që mbajtën peng vendin, si ato që çuan në luftë civile mu në mes të Evropës në prag të mijëvjeçarit të tretë? A janë për shikime të vëngërta dhe për sharje të ndyra si ato që hera-herës ende dëgjohen në Parlament? A janë për njerëz që i kthejnë supet njëri-tjetrit? Në fund të fundit, a janë për politikën e luftës, apo për atë të paqes? Cila i shërben më tepër vendit? Disa janë shprehur me kohë dhe i kanë hedhur hapat në këtë drejtim. Të tjerë janë shprehur për paqen, por duke menduar luftën. Të tjerë akoma kanë thënë gjysma fjalish të pakuptimta, duke pritur se nga do të anojë kandari. Në këtë vend duhet të bëjmë ende kujdes. Luftës i kemi thurur sa e sa këngë. Paqes asnjë të vetme për be.