Kur bëhen bashkë të dyja, dmth kur autoriteti drejtues është edhe paranojak, edhe i korruptuar, degjenerimi është total. Ky është rasti i Shqipërisë.
Ka një numër faktorësh, prej të cilëve trembet një autoritet drejtues në rrethana të tilla. Së pari, është shteti i së drejtës me të gjitha institucionet e veta, të cilat si rregull veprojnë në mënyrë të pavarur në zona, ku nuk arrin dora e autoritetit qeverisës, e të cilat kanë për detyrë të hetojnë e të gjykojnë çdo kundravajtje ligjore apo kushtetuese. Këtyre institucioneve u druhen që të gjithë, qytetarë të përunjur e shtetarë të rëndësishëm, ente shtetërore e maxhoranca qeverisëse; u druhen, pasi ato veprojnë mbi bazën e ligjit e në shpërfillje të plotë të vullnetit të atyre që kanë pushtet. Përballë këtyre institucioneve pra (sidozot, gjykatave e prokurorisë) të gjithë janë të barabartë e askush nuk është më i barabartë se të tjerët. Pushteti e autoriteti mund t‘i japin dikujt immunity (është e diskutueshme kjo gjë), por nuk mund t‘i japin impunity (kjo është e padiskutueshme).
Mirëpo këtu tek ne nuk ndodh kështu, gjë që duket tek fakti që autoriteti qeverisës është një autoritet okupator, e për këtë arsye, i parivalizueshëm e i papenalizueshëm. Është pikërisht kjo situatë, që prodhon e mban një botë institucionale të dobët. Nëse ndodh megjithatë që ndonjë strukturë institucionale apo konstitucionale guxon t‘i kundërvihet këtij autoriteti (për hir të së vërtetës, këto kundërvënie janë të rralla e prore të pasuksesshme), kjo strukturë e gjen veten të rrethuar nga presioni politik e mediatik. Dhe kështu, institucionet pushojnë së qëni një watch dog ndaj praktikave jo ligjore të autoritetit qeverisës, rrjedhimisht ato nuk duhen llogaritur tek forcat e afta për t‘ia vënë kufirin tek thana një egzekutivi uzurpator e zullumqar.
Një faktor i dytë do të ishte frika e klasës drejtuese prej ndonjë implozioni, dmth prej ndonjë shpërthimi nga brenda autoritetit qeverisës; në rastin shqiptar, frika e ndonjë përçarjeje të maxhorancës, të qeverisë, të koalicionit qeverisës. Për shkaqe të njohura, kjo është gjëja më e papërfytyrueshme. Maxhorancat tona janë aq të betonta, sa të kallin frikën. Askush brenda radhëve të maxhorancave nuk e çon nëpër mendje ngritjen e zërit kundër praktikave korruptive e kundër diktatit të njëshit; aq më pak e çojnë mendjen tek divorci me këtë maxhorancë, së pari ngaqë njëshi ka në dorë rikandidimin në zgjedhjet e ardhshme, e së dyti ngaqë ekziston droja, se sa më e moralshme të jetë ikja, aq më e pamoralshme do të shitet në opinionin publik. Ndodh kështu edhe për shkak të fuqisë mediatike që ka autoriteti qeverisës (kjo ia bën më pak të mundimshme përpjekjet për ta shitur sapunin për djathë, dhe djathin për sapun), edhe për shkak të moralit të prishur të një pjese të rëndësishme të mass-media-s, e cila nuk di të bëjë gjë tjetër, veç t‘i shkojë pas avazit lojrave të pushtetit apo lojrave për pushtet. Në këto kushte, edhe sikur të kishte njerëz kurajozë e të moralshëm brenda maxhorancave, ata do të strukeshin në qoshen e tyre. Mirëpo puna është që këta njerëz kurajozë nuk ekzistojnë (ndoshta ngaqë nuk janë të moralshëm? Një dreq e di). Dhe kështu, maxhoranca është një trup i vetëm. Ajo nuk mund të pjellë zëra e vullnete që synojnë korrektimin e trajektores qeverisëse.
Një faktor i tretë ka një emër të bujshëm: opozita. Opozita është antipushteti par excellence. Po mirë, ne e kemi opozitën - mund të thuhet. Po, e kemi, por është si mos më keq. Është e përçarë, dhe po vijon të merret me veten. LSI-ja dhe PS-ja dalin çdo ditë nëpër tribuna, e pasi thonë ndonjë fjalë tek-tuk e për forcë zakoni kundër zullumeve të pushtetit, zënë e i vërsulen njëri-tjetrit. Diku na bëjnë me dije se në fshatin "x" anëtarët e PS-së/LSI-së kanë kaluar të tërë në krahun e LSI-së/PS-së (sa të shpifura janë këto lajme!), e diku tjetër damkosin pa mëshirë kryetarin e partisë tjetër, si të korruptuar, si të shitur tek pushteti, si bartës të një mentaliteti të vjetër, e kështu me radhë. Ç‘është ky sherr? Ky është një sherr banal, që duhet të marrë fund një sahat e më parë, pasi Shqipëria ka nevojë dramatike për një opozitë të fortë, e cila nga njëra anë duhet të frenojë këtë maxhorancë në prapësitë e paudhësitë e saj, nga ana tjetër duhet të na bindë se orët e kësaj maxhorance janë të numëruara.
Një faktor i katërt do të ishte mass-media, por kjo është e dënuar të mos ketë asnjë lloji impakti. Njerëzit e pushtetit kanë adoptuar një strategji djallëzore për ta minimizuar rolin e mass-media-s. Ata kanë premtuar se nuk do të ngrejnë asnjë padi ndaj gazetarëve shpifës, dhe në këto rrethana lënë të nënkuptohet si shpifje çdo e vërtetë, dhe anasjelltas. Vini re: e lënë të nënkuptohet. As që e marrin mundimin të dalin në publik e të përgënjeshtrojnë gjithçka thuhet. Përkundrazi, fshihen pas premtimit për të mos u marrë me gazetarët. Rezultati? Fjala e lirë "respektohet", por ajo nuk ka asnjë vlerë. Po si kështu? Nuk kanë frikë njerëzit e pushtetit, se të vërtetat mbi korrupsionin e tyre të bërtitura ditë për ditë nga një pjesë gazetarësh mund të çojnë në tkurrjen e elektoratit, rrjedhimisht në humbjen e pushtetit në zgjedhjet e radhës?
Hm, ia ku jemi tek faktori i pestë: pushtetet në Shqipëri nuk kanë frikë nga rezultati i një procesi elektoral, të cilin ato mendojnë se do ta kontrollojnë vetë. Ne të gjithë po presim zgjedhjet e vitit 2009 me shpresën, se aty do të ndahet njëherë e mirë shapi nga sheqeri, por na del nga mendja që i gjithë procesi zgjedhor është në dorë të Sali Berishës, i cili ka disa muaj që po bën premtime edhe për mandatin e ardhshëm qeverisës. Kjo do të thotë se truri i tij është i pushtuar qysh tani nga makthi i zgjedhjeve të afërta. Kjo do të thotë se qysh tani ai ka zënë të projektojë fitoren e zgjedhjeve (në fakt, prishjen e zgjedhjeve). Krimi i Gërdecit është një ngjarje që e motivon egërsisht atë për të qëndruar pafundësisht në pushtet (edhe pa këtë krim, ai do të ishte mjaftueshmërisht i motivuar për shkak të qasjes patologjike ndaj pushtetit, por e vërteta është, që ky krim do të motivonte edhe njerëzit pa patologjira të tilla).
Me tentativën për të manipuluar zgjedhjet bie dhe presioni i fundit mbi këtë maxhorancë. Dhe është mirë të mos na dalë nga mendja, që zgjedhjet, përveçse janë presioni i fundit mbi një autoritet qeverisës, janë gjithashtu shpresa e fundit e jona, pa të cilën nuk kemi nga t‘ia mbajmë. Mund të mos e vëmë ujin në zjarr lidhur me mungesën e institucioneve të shtetit të së drejtës, me mungesën e opozitës, me mungesën e zërave të ndershëm brenda maxhorancës, me mungesën e moralit e të impaktit të mass-media-s, por nuk mund të bëjmë sehir pa fund përpjekjet për të na vjedhur e deformuar vullnetin elektoral e politik. Në këtë kuptim, nuk do të bënim keq që, sikundër Berisha, të fillonim qysh tani të jetonim me merakun për fatin e zgjedhjeve të ardhshme.