Kanë gjetur një jehonë të madhe mass-media-tike do opinione të Besnik Mustafajt lidhur me konfliktin e n-të midis qeverisë "Berisha" e institucioneve të pavarura kushtetuese. Dhe kjo, përpara se të shpjegohet me forcën publike të personazhit në fjalë apo me fuqinë goditëse e trazuese të këtyre opinioneve, duhet shpjeguar me faktin që në shkretëtirën me emrin PD, çdo belbëzim duket natyrshëm sikur është një klithmë. Shtypi shqiptar ka hequr shumë gjithë kohën për të gjetur zëra heterodoksë në radhët e kësaj partie të dalluar për një frymë rigorozisht ortodokse, e për këtë arsye nuk ka hezituar të stisë maverick-ë edhe mes mistrecësh, sharlatanësh, qejfmbeturish e nulitetesh me asnjë ndikim apo me ndikim negativ në opinionin publik, gjë që, në vend ta ketë dëmtuar, e ka favorizuar Sali Berishën.
Ky afërmendsh nuk është rasti i Besnik Mustafajt, të cilin shqiptarët e kanë njohur përpara se të njohin Sali Berishën dhe i cili, në ndryshim nga i gjithë soji i personazheve të fabrikuar në punishtet politike e jo politike, është një self-made man. Po, është e vërtetë, politikisht ka qenë për një kohë të gjatë beniamini i Sali Berishës, por nuk e ka lëshuar veten të përdoret prej këtij të fundit. I ka shërbyer Berishës në funksion të qëllimeve e ambicieve të veta politike (Si? Fjala vjen, ka heshtur partizançe kur ne të tjerët kemi dashur që ai të fliste), por nuk është përdorur nga Berisha (Si? Fjala vjen, nuk ka folur partizançe atëherë kur Berisha ka dashur që ai të fliste).
Në këtë kuptim, ai duhet qortuar që ç‘ke me të, pasi çfarë po bën tani, duhet ta kish bërë me kohë. Personazhe të tillë nuk duhen lënë të mburren me faktin që ata nuk e kanë lëshuar veten të tërhiqen prej hunde; përkundrazi, nga personazhe të tillë, të cilëve u mjafton suksesi e zotësia e tyre për të jetuar normalisht, duhet kërkuar më shumë, duhet kërkuar që të rrezikojnë një të mirë private në të mirë të një të mire publike, duhet kërkuar që të mos heshtin kur duhet folur e të bërtasin kur gjykohet se të flasësh është pak. Kandidati republikan në zgjedhjet presidenciale amerikane, John McCain, duke u përpjekur ta vërë me shpatulla pas murit rivalin e tij demokrat, Barack Obama, i kërkoi këtij të fundit në debatin e dy ditëve më parë të përmendte një rast të vetëm, në të cilin të kishte guxuar "to stand up to the leadership of his own party (të mos pranonte diktatin e udhëheqjes së partisë së vet"). E duhet thënë, se në atë debat ky ishte - sipas meje - momenti më delikat e më i vështirë për Obama-n, të cilin e kemi parë përherë gojëbrisk e me përgjigje të hazërta. Në një numër rrethanash, roli prej maverick-u vlerësohet po aq sa përbuzet roli prej sejmeni. Duke u zhvendosur në terrenin shqiptar, sa më sipër nuk vlen vetëm për Besnik Mustafajn.
Vlen edhe për të tjerë si ai, të cilët kanë një minimum respekti për vetveten, të cilët kanë një histori individuale suksesi pas shpine, të cilët kanë qoftë dhe një motiv extra për të qenë më kurajozë se të tjerët (vetmjaftueshmëria në përpjekjet për të jetuar normalisht e me dinjitet është ky motiv extra), e të cilët më në fund kanë treguar se dinë të dallojnë atë kufirin e hollë midis interesit të shenjtë publik e interesit legjitim të palës politike që përfaqësojnë. Unë personalisht nuk shqetësohem që njerëz si Besnik Mustafaj gjejnë arsye për të bërë kauzë të përbashkët me Sali Berishën; unë nuk shqetësohem gjithashtu, kur vërej që për një numër çështjesh e situatash kemi vlerësime, gjykime e qëndrime të ndryshme, madje dhe të kundërta. Në rrethana të tilla, qëndrimet e tjetrit mund të na duken të pakuptueshme apo mezi të kuptueshme, por mjafton një kokëçarje e vogël empathike për të kuptuar se vështirësia jonë për të kuptuar tjetrin është në të njëjtën kohë dhe vështirësia e tjetrit për të na kuptuar ne.
Prej këtu duhet të burojë hëm mirëkuptimi ynë për opinionet e qëndrimet e të tjerëve, hëm legjitimiteti i të gjitha opinioneve dhe i qëndrimeve. Me një kusht amá: këto opinione e qëndrime duhet të mos jenë një atentat kundër interesit e të mirës së përbashkët të mos jenë një atentat kundër common sense-it, apo një atentat kundër disa besimeve, kredove e parimeve, të cilat pranohen si të përbashkëta në emër të një objektivi të përbashkët (ky objektiv e ka emrin "demokracia liberale", dhe me ç‘dimë, të gjithë ne synojmë këtë objektiv).
Hm, po puna është - mund të thotë ndokush - se ne nuk ia dalim dot të përkufizojmë në të njëjtën mënyrë të mirën e përbashkët, common sense-in, apo demokracinë liberale. Është kështu? Nuk më duket. Në këtë drejtim, mund ta kemi të vështirë të merremi vesh me njerëz si Bumçi, Nishani, Alibeaj, Bregu, Bogdani, Patosi, të cilët ka kohë që i kanë thënë "pirdhu" dijeve të tyre, dinjitetit të tyre, arsyes së shëndoshë e logjikës së shëndetshme; gjithmonë, nëse i kanë pasur këto të fundit. Por me njerëz si Besnik Mustafaj (dhe këta nuk janë të paktë brenda Partisë Demokratike) mund të bihet fare lehtë dakord, se - fjala vjen - Kryeministri nuk mund t‘i drejtohet një kundërshtari politik as në parlament e as në ndonjë vend tjetër me frazat "unë të vras", "jot motër shkon e shkërdhehet moteleve" etj., etj.
Po kështu mund të bjemë fare lehtë dakord se, ndërkohë që opozita i kërkon shpjegime mbi abuzimet e hamendësuara në një vepër publike të kryer nga një kompani private amerikane (Bechtel), Kryeministri nuk mund të zëvendësojë shpjegimet e nevojshme me kërcënimin surreal: mos i kruani brirët me Bechtel-in! Në një situatë të tillë, edhe unë, edhe Besniku, duhet të skandalizohemi sa s‘ka ku të shkojë. Po kështu, mund të bjemë dakord ta ngrejmë zërin po njësoj, kur shohim që Kryeministri, në vend të japë përgjigje për hamendësimet mbi korrupsionin qeveritar e familjar, lëshon frazën e tmerrshme: mos më detyroni të nxjerr nga sirtarët e mij fotot, përgjimet, provat e dëshmitë mbi veprat tuaja mafioze e kriminale! Duhet të bjemë dakord pra, që pikërisht kjo është një vepër më mafioze se sa veprat e mafiozëve të vërtetë. Po kështu më në fund duhet të bjemë dakord, se është krejt e pakuptueshme, krejt e pafalshme dhe krejt jo kombëtare që një kryeministër i zgjedhur për të administruar hallet e shqiptarëve të marrë një ditë prej ditësh vendimin për të vënë në mbrojtje të një palo sipërmarrësi të huaj gjithë qeverinë, gjithë maxhorancën e një numër strukturash shtetërore, dhe bash për këtë arsye të krijojë një konflikt të ri midis qeverisë e Prokurorisë së Përgjithshme. Besnik Mustafaj këtë të fundit nuk ka mundur ta gëlltisë dot.
Dhe shpërtheu (në mënyrën e vet të shtruar, kuptohet). Nesër do të shpërthejë edhe më keq. Ç‘do të fitojë? Me "shpërthime" të tilla nuk i bën asnjë shërbim avenirit të vet politik; madje, është e sigurt që Besnik Mustafaj është politikisht i djegur qysh tani, pasi as nuk ka për t‘u zgjedhur kryetar i degës së partisë demokratike për Tiranën, e as nuk ka për të qenë në listat e kandidatëve për deputetë. Të jetë i sigurt, që askush brenda PD-së nuk do ta vërë ujin në zjarr për shkelmin që do t‘i jepet, gjë që në një farë mënyre ai e ka hak. Me të do të ndodhë pikërisht ajo që ka ndodhur me të tjerë nën vëzhgimin prej sehirxhiu të Besnikut.
Tek gjeste të tilla të njerëzve të tillë pra nuk ka asgjë për t‘u heroizuar. Janë gjeste shumë të vonuara e shumë të vetmuara. Por nga ana tjetër, nuk ka asnjë dyshim që qëndrime të tilla shërbejnë për të pickuar e trazuar sadopak mendjet e ngathëta, ndërgjegjet e fjetura e shpirtrat e tharë të njerëzve që përbëjnë establishment-in drejtues të PD-së; shërbejnë gjithashtu si një serum për shoqërinë apatike e të çmobilizuar shqiptare përballë pushteteve gangstere. Por qari më i madh është i vetë Besnikut: momente të tilla, sado të vonuara e të qortueshme të jenë, janë momente të një shëlbimi të njëmendtë në planin personal. Pas kësaj, do të jetë koha t‘i themi: Mirëseuktheve Besnik në botën tënde, në botën e njerëzve të lirë, në botën e njerëzve ku nuk je i detyruar të heshtësh kur nuk ke dëshirë të heshtësh e ku nuk je i detyruar të flasësh kur nuk ke dëshirë të flasësh. Është e kushtueshme jeta në këtë botë; por është e bukur, amá.