Robert Bosch, kreu i OSBE në Tiranë, pohoi në thelb, pak ditë më parë se, ndonëse mbështet përbërjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) me 9 anëtarë, është Kuvendi, institucioni që merr vendime, që duhet të respektohen nga gjithkush. Një deklarim në përputhje me parimet teorike të demokracisë, por që, në praktikën e sotme politike shqiptare, është një thirrje për nënshtrim fatal ndaj tiranisë së shumicës. Sepse, kreu i OSBE e bëri këtë deklaratë para një mase demonstruesish të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), të cilët kundërshtojnë reduktimin e numrit të anëtarëve të KQZ-së në 7, një "reformë" kjo e ndërmarrë me arrogancë nga dy partitë më të mëdha, PS-PD, në kurriz të përfaqësimit në KQZ të partive më të vogla jo-satelite të tyre. Dhe Bosch u thotë këtyre partive: Jam me ju në parim, por në praktikë duhet t‘i bindeni vendimit të shumicës.
Nuk është hera e parë që përfaqësues të organizmave të rëndësishëm monitorues nga Evropa dhe Perëndimi vazhdojnë të luajnë të verbrin, duke bërë sikur nuk shohin që prapa legjitimitetit të "Kuvendit" për të miratuar ligje dhe reforma, po fshihet një tirani në rritje e shumicës. Shumë ligje (deri dhe amendime të Kushtetutës), që kanë të bëjnë me frymën e sistemit (pra nëse ai do të jetë autokratik apo demokraci-liberale) po hartohen gjithnjë e më shpesh nga komisione të dy partive të mëdha, PS-PD, pa transparencë dhe jo vetëm pa përfillur, por në kundërshtim të hapur me ndjesitë e pakicave politike apo grupeve shoqërore të interesit.
Më 21 prill të këtij viti, Kushtetuta e Republikës u amendua thelbësisht (aq sa vetë Kryeministri Berisha u shpreh se tashmë kemi një Kushtetutë të re) pa debat të gjerë publik, duke shtyrë vendin drejt një republike kryeministrore me kahje autoritariste. Ky hap, që e ka distancuar rrezikshëm Shqipërinë nga demokracia liberale evropiano-perëndimore, po pasohet nga një tjetër hap i dy "superfuqive" PS-PD, për një Kod Zgjedhor që favorizon ata vetë dhe satelitët e tyre. Dhe kur partitë që dëmtohen protestojnë ndaj kësaj tiranie "të ligjshme", kreu i OSBE në Tiranë u thotë: Jam me ju, por nuk kam ç‘të bëj, nëse "reforma" në KQZ aprovohet nga Kuvendi!
Këtë qëndrim mbajtën përfaqësuesit e Perëndimit në Tiranë edhe kur arroganca PS-PD në Kuvend ndryshoi Kushtetutën, në mënyrën më skandaloze të mundshme. Anashkaluan "diplomatikisht" përmbajtjen e amendimeve, por theksuan fort që ato u bënë me "konsensus" dhe që procedurat e "tredhjes" së Kushtetutës u zhvilluan në përputhje me Kushtetutën! Sofizma të tilla në gojën e "perëndimorëve" janë vërtet alarmuese. Sepse kush nuk e di që shumicat e realizojnë tiraninë e tyre nëpërmjet procedurave të rregullta. Sikur shumicat tiranike të arrinin qëllimet vetëm duke shkelur procedurat, ato mund të luftoheshin shumë lehtë. Por vështirësia qëndron në faktin se shumicat tiranike, në më të shumtën e rasteve, i dhunojnë parimet e lirisë, duke respektuar procedurat ligjore.
E gjithë kjo që po ndodh është sa dëshpëruese aq dhe alarmante. Nëse monitoruesit e Perëndimit në Tiranë nuk bëjnë dot gjë për të mbrojtur demokracinë liberale, ndarjen e pushteteve, pavarësinë e gjyqësorit nga kapja e shumicave të kombinuara PS-PD, nëse legjitimiteti i Kuvendit është një mburojë për tiraninë e shumicës, atëherë mund të themi qysh sot se demokracia liberale në Shqipëri, është një kauzë e humbur. Atëherë, përse janë këtu perëndimorët? Për të bërë kronikën e një vdekjeje të parathënë? Apo për t‘u angazhuar në një "diplomaci" që sensibilizohet më shumë nga interesat tiranike të shumicave dhe diskriminon pakicat, të vegjlit, sepse këta nuk e rrezikojnë dot "stabilitetin", sikundër mund të bëjë Berisha me falangat e ‘97-ës? Po çfarë mund të bëjnë OSBE, BE dhe të tjerë përfaqësues të Perëndimit në Tiranë? Të kompensojnë atë që nuk janë në gjendje ta bëjnë momentalisht shqiptarët në mbrojtje të parimeve të demokracisë. Ose të paktën të mos shkruajnë raporte "progresi" "as mish dhe as peshk", që jo vetëm nuk i ndihmojnë forcat e pakta liberal-demokrate në vend, por, përkundrazi, i vënë ato në pozita mbrojtëse përballë "progresit" të qeverisjeve dhe shumicave autoritariste "drejt demokracisë".
Duhet të kuptohet se botëkuptimi i demokracisë liberale nuk ka traditë në mendimin politik dhe shoqëror shqiptar. Ai nuk është një mendësi edhe e klasës së sotme politike. As edhe e shoqërisë. Edhe një lider si Edi Rama, që doli me sloganin e "politikës së re", po dëshmon përditë e më shumë se kërkon të arrijë pushtetin politik duke përdorur të gjithë arsenalin e politikës së vjetër, madje edhe në aleancë me politikën e vjetër, me liderë të vjetër si Sali Berisha. Sepse politika e vjetër nuk është diçka abstrakte. Politika e vjetër është politika që priret nga sundimi dhe jo nga qeverisja, nga varësia dhe jo nga pavarësia, nga skllavërimi dhe jo nga liria, nga diskriminimi dhe jo nga barazia. Kjo është pikërisht ajo që sjellin reformat PS-PD në Shqipëri. Dhe përballë kësaj situate është absurde të mbledhësh supet, duke thënë se PS dhe PD janë shumica, prandaj ata mund të bëjnë si të duan.
Nuk është ky roli as i Bosch, as i OSBE-së dhe i askujt nga Perëndimi, që ka ardhur në këtë vend me misionin për ta ndihmuar të tranzitojë drejt Perëndimit dhe jo që të kthehet mbrapsht tek autoritarizmat e tipit Lindor. Përmendëm se Shqipëria nuk ka traditë të liberalizmit kushtetues, Shqipëria nuk ka baballarët e vet themelues të demokracisë, që të debatojnë mes tyre me shqetësim për të fiksuar në Kushtetuta të pavdekshme, balancat e pushteteve, nuk ka mjaftueshëm politikanë, njerëz dhe opinione që duke e pasur shqetësimin për interesin publik, pjesë integrale të interesave të tyre private, të shndërroheshin në një forcë që shtyn pashmangësisht drejt konsensuseve. Këtë rol të munguar, baballarëve themelues të demokracisë, të opinioneve dhe vlerave të munguara demokratike, si mbrojtës të parimeve që jetëgjatësojnë lirinë, duhet ta kompensojnë sa më shumë të jetë e mundur, misionarët e Perëndimit në Tiranë. Ndaj, misioni i tyre nuk është "zbythja me diplomaci" dhe gjuhë magjistricash, ndaj një tendence autoritariste që po bëhet gjithnjë e më e egër, sepse e ndjen që po i ikën koha.
Detyra e misionarëve të Evropës në Shqipëri nuk është që, prapa "drurëve" të Kuvendit të mos shohin "pyllin" e tiranisë së shumicës, nuk është t‘u tregojnë shqiptarëve se "shumica është Kuvendi". Misionarët e demokracisë nuk duhet të tremben para presioneve "diplomatike" të tiranisë rozë-blu dhe ta raportojnë avancimin e saj si "progres". Eshtë detyrë e tyre ndaj shqiptarëve, ndaj nënave dhe baballarëve të këtij vendi të varfër, të cilët nuk duan që edhe fëmijët e tyre të vuajnë si ata vetë nënshtrimin dhe varfërinë, që e shoqëron pashmangshëm atë, që të deklarohen prerë kundër arrogancës autoritariste që po kërcënon përsëri lirinë dhe integrimin e Shqipërisë. Kështu, nëse në Progres-Raportin e fundit të KE thuhet se reforma zgjedhore duhet të jetë gjithëpërfshirëse, si mund të tolerohet kjo që po ndodh pra, që dy të mëdhenjtë, Rama dhe Berisha, po e bëjnë një reformë si u do koka pa pyetur të tjerët?
Ndaj, perëndimorët kanë për detyrë që të shpallin se demokracia nuk është vetëm e drejtë e shumicës për të vendosur. Po të ishte kaq pak, demokracia do të qe bolshevizëm. Por demokracia është edhe marrje parasysh e lirive dhe të drejtave të pakicës. Ndaj, perëndimorët, për t‘iu kundërvënë tendencave të fuqishme tiranike në vend, duhet të sugjerojnë reforma që mbrojnë pakicat (një shqetësim ky i madh e etërve të demokracisë në SHBA, por jo vetëm atje) nga iniciativat tiranike të shumicave. Pse këto ditë, disa deputetë dhe politikanë përgatiten të nisin një grevë urie? Sepse ky sistem nuk i mbron pakicat (pra edhe demokracinë) nga dhuna e shumicës. Dhe asnjë shumicë (as ajo PS-PD), as një lider (as Rama dhe Berisha), nuk ka marrë nga sovrani mandat që të kufizojë apo dhunojë të drejtat dhe liritë e partive të vogla, sikundër po bëjnë sot me një arrogancë të urryer. Por, më e frikshme është heshtja komprometuese e ca misionarëve të "Perëndimit" në Tiranë për këtë kryqëzatë të tiranisë. Sepse kush hesht sot, pranon tiraninë.