Lulzim Basha, ministri i Jashtëm i Republikës sonë, e ka shpërfillur krejt thirrjen që i ka bërë Prokuroria e Përgjithshme e së njëjtës Republikë për ta marrë në pyetje në cilësinë e ish-ministrit të Transporteve të po kësaj dreq Republike në kuadër të çështjes penale të hapur, lidhur me shpërdorimin e hamendësuar të parave publike në rrugën Durrës-Kukës. Ai nuk u bë i gjallë datën e caktuar. Në vend të tij, u bë i gjallë avokati i tij, i cili tha pak a shumë se "kjo fletëthirrje është e pabazuar në ligj, rrjedhimisht klienti im nuk e sheh të udhës të paraqitet"; po atë ditë janë bërë të gjallë gjithashtu njerëzit e partisë demokratike, të cilët thanë pak a shumë se "akuza ndaj ministrit Basha është një akuzë e përgatitur në zyrat e Partisë Socialiste, dhe si e tillë është për t‘u injoruar".
Para dy ditësh u bë më në fund i gjallë vetë Lulzim Basha. Mbajti të njëjtat qëndrime? Sigurisht, veçse me tone më të prera e më kategorike. Me fjalë të tjera, ai tha se "Ina Rama po shkel ligjin me këtë kërkesë për rihetim", dhe se "kemi të bëjmë me një sulm të pastër politik, ku ca prokurorë nuk kanë bërë gjë tjetër, veçse kanë marrë akuzat e fabrikuara nga zyrat e Edi Ramës, dhe u kanë vënë stemën e prokurorisë". Tha gjithashtu me një ton nervoz e patetik se "ca qarqe brenda ish-maxhorancës nuk e duan rrugën, pasi kjo rrugë unifikon faktorin shqiptar", dhe se "Edi Rama, pinjoll i Dushan Mugoshës e i Koçi Xoxes, mobilizoi mercenarët e tij kundër rrugës" (janë fraza aq të papërpunuara, saqë kanë harruar t‘i thonë edhe berishianët e rrugës).
Janë qëndrime që nuk i falen; nuk i falen qoftë për shkak të formimit juridik e legal, qoftë për shkak të përgjegjësive ex officio që lindin prej postit të ministrit të Jashtëm. Nga një ministër i Jashtëm apo në emër të tij nuk mund të dalin fraza të tilla të llojit "prokuroria është vegël në duart e opozitës". Së pari, këta fraza janë përqeshëse për të gjithë neve. Janë përqeshëse e fyese, pasi Lulzim Basha, së bashku me të tjerët e nën hyqmin e kapos së vet, nuk lanë gjë pa bërë e ligj pa shkelur me synimin për të shkarkuar Dhori Sollakun e për të zgjedhur në vend të tij Ina Ramën. Ishin gati të provokonin dhe një luftë civile në funksion të paranojës së tyre anti-Sollaku. Do të ishte mjaft kjo që ka ndodhur për t‘ua qepur gojën berishianëve. Dua të them se të gjithë jemi të justifikuar të flasim kundër Ina Ramës, por berishianët, përfshirë Basha, duhet ta qepin. Këto llomotitje kundër Kryeprokurores janë fyerje të inteligjencës sonë, e ne nuk ua kemi borxh.
Përveç kësaj, edhe sikur Basha ta besojë atë përrallën, që ka për personazh medemek komunisten Ina Rama, ai nuk duhet ta thotë, pasi kështu turpëron shtetin e vet, për të cilin po bën çmos ta anëtarësojë në BE e NATO; më tej, edhe sikur ta besojë vërtet këtë gjë, ai duhet të paraqitet megjithatë pranë kësaj prokurorie, e cila është e vetmja agjenci shtetërore e kushtetuese që ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën në emër të shtetit. Nëse Basha e të tijtë nxjerrin një ligj, i cili synon liberalizimin e veprimtarisë së ndjekjes penale, për pasojë ekzistencën e disa prokurorive, ai mund ta injorojë këtë prokurori të Ina Ramës. Por, për sa kohë kjo prokurori është e vetmja (dhe kështu ka për të qenë gjithë kohën), respektimi i vendimeve të saj nuk është fakultativ. Pastaj, kjo e fundit nuk është në gjendje të dënojë; është në gjendje veç të padisë. Me fjalë të tjera, ka në dorë të nisë një proces, por nuk ka në dorë ta kontrollojë e ta komandojë këtë proces. Për këtë arsye, një njeri i pafajshëm mbrohet në proces e nuk mbrohet nga procesi. Kur ky njeri i pafajshëm i bën bisht procesit, lindin dyshimet. Kur i njëjti njeri është ministër, nuk besohet më tek pafajësia e tij.
Mos po them që Lulzim Basha është fajtor? Jo, nuk po e them këtë, pasi këtë nuk e di e nuk kam si ta di. Po them që ai po sillet si fajtor. Ka deklaruar gjithë kohën se po pret fletëthirrjen nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme, dhe me t‘i ardhur, do të shkojë qetë-qetë në zyrat e saj. Në fakt, thirrja i erdhi, por ai nuk u paraqit. U shfaq në një konferencë për shtypin për të mbrojtur përmasën patriotike të rrugës Durrës-Kukës, a thua se e kanë paditur për tradhti ndaj kombit.
Le ta themi qysh në fillim: refuzimi për të mos shkuar në Prokurori mund të qëndrojë në pikëpamje ligjore (është e drejta Bashës të paraqitet, apo jo, sa kohë që ndaj tij nuk ka një masë ndalimi), por është një gjest skandaloz në pikëpamje morale. Është një gjest që na nxjerr faqe botës si një republikë bananesh (në cilin vend tjetër mund të ndodhë që një ministër i Jashtëm t‘i përgjigjet një akuze penale të ngritur në adresë të tij në këtë mënyrë, d.m.th., duke e injoruar për fare organin e akuzës, apo duke i trajtuar vendimet e këtij të fundit si lodra politike e ideologjike?).
Në fakt, ne jemi një republikë bananesh. E si në të gjitha republikat e bananeve, te ne nuk ka ligj, institucion, opinion publik e imunitet; në vend të tyre, ka respektivisht politikanë cipëplasur, parti mujshare, gjindje lëkurëshollë (thënë me një term turko-shqip, kallaballëk) dhe impunitet. Të krijohet përshtypja pra se pancirin e munguar të imunitetit Lulzim Basha po rreket ta zëvendësojë me pancirin e hazërtë të impunitetit. Dhe impunitet në kontekstin shqiptar do të thotë të jesh i mbrojtur në çdo rrethanë nga statusi prej big wig-u, nga fuqia ndikuese që të vjen prej postit të rëndësishëm, nga zbythja e opinionit publik ngalakaq përballë pushtetit egzekutiv arrogant, e nga droja e një numri institucionesh për ta shtrirë forcën shtrënguese të shtetit deri edhe tek një ministër. Shkurt, impuniteti është një pancir ku e ku më i madh se sa imuniteti. Ky i fundit është supozuar të mbrojë një dinjitar të pafajshëm shtetëror prej segmenteve tekanjoze e arbitrare të sistemit të drejtësisë, ndërsa impuniteti është i supozuar të mbrojë një dinjitar të korruptuar prej një sistemi antikorruptiv të drejtësisë.
E përsëris: me sa më sipër, nuk rrekem të bind njerëzit se Lul Basha është i korruptuar; përkundrazi, rrekem të bind Lul Bashën se duhet të bindë njerëzit mbi pafajësinë e tij. Dhe këtë mund ta bëjë veçse duke shkuar në prokurori e duke mos penguar procesin penal, që ka nisur në adresë të tij. Dhe këtë po ia thotë një gazetar, që hëm e ka çmuar Lul Bashën për zotësitë e talentet e veta; po ia thotë më tej një njeri që, ashtu si Lul Basha, nuk është fort i bindur as në zotësitë e as në qëllimet e mira të Ina Ramës. Por konsiderata ime apo e Lul Bashës mbi Kryeprokuroren e re e mbi punën e saj nuk janë argument për t‘i zbrazur vrer apo për t‘i dhënë munxët institucionit të prokurorisë, i cili është një institucion kushtetues që duhet respektuar deri në fund. Dhe me këtë, bie alibia e refuzimit të fletëthirrjes. Më anë tjetër, prokuroria padit, e nuk dënon, e me këtë bie frika prej një institucioni të frikshëm arbitrar, që shpall fillimisht fajtorin, e më pas kërkon fajin.
Si përfundim? Si përfundim, Lulzim Basha bën mirë të paraqitet në prokurori. Duke u paraqitur, largon dyshimet, shkurajon spekulimet e spekulantët, lë ligsht e çarmatos kundërshtarët e tij, jep një shembull të mirë në të mirë të respektit të ligjeve e institucioneve e përligj deri në një farë mase këmbënguljen e vet për të qëndruar edhe në këto rrethana në postin e ministrit të Jashtëm të Republikës së Shqipërisë.