Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Ku shkon kryeministri Berisha?

Shkruar nga: Aleksandër Çipa  
Botuar më: 17 vite më parë

Aleksandër Çipa
Ku shkon kryeministri Berisha?

Kjo është pyetja më e parë që del prej gjithkujt në formën e retorikës. Është retorikë që lidhet drejtpërsëdrejti me situatën aktuale mes Kryeministrit dhe faktorit kryesor ndërkombëtar. Kryeministri Berisha ka zgjedhur, ndoshta jashtë dëshirës së tij, por me kryeneçësinë e tij të vjetër, një përplasje shumëplanëshe me artikulantët dhe përfaqësuesit kryesorë ndërkombëtarë, të akredituar në Tiranë. Axhenda e komunikimeve të tij politike e diplomatike befas ka pësuar një shmangie nga kursi i mbartur gjatë tri vjet e gjysmë të të qenit Kryeministër dhe kryesues i shumicës parlamentare të djathtë.

Ajo që po ngjet ditët e fundit, të krijon perceptimin e një situate të ngjashme apo të një momenti që përsëritet. Kalimi me shumicën e votave që kontrollon, i "ligjit për dosjet" në Parlament, përkundër kërkesës së hapur të vektorëve kryesorë të përfaqësimit ndërkombëtar në Tiranë, si dhe opozitës së vendit, ka shkaktuar një gjendje të re krize. Është fjala për një krizë që shprehet "në komunikim të ftohtë dhe marrëdhënie të ngrira menjëherë" mes ndërkombëtarëve dhe Kryeministrit. E thënë më hapur, ndarja e qëndrimeve për këtë çështje, në mënyrën më publike, mes Kryeministrit dhe faktorëve të tjerë, ka konfirmuar plotësisht një krizë politike dhe diplomatike. Provat e faktimit të saj, sipas të gjitha gjasave, nisin paskëtaj.

Përplasja, si fillim, nisi mes shumicës dhe opozitës parlamentare. Në rend të ditës nuk ishte projektligji që shpërtheu konfliktin, pra ky i kaluar me vullnet të shumicës së djathtë në Parlament. Përplasja ishte mbarsur me kohë dhe, si parathënie kishte akuzat dhe kundërpërgjigjet për të ashtuquajturat afera e abuzime të shumicës në qeverisje. Ndërsa shumëkush, gjatë kësaj periudhe, e kritikoi opozitën zyrtare se po neglizhonte rolin e vet efektiv për të nxitur zbardhjen e përgjegjësive për skandalin e Gërdecit apo për akuzat e debatuara publike për koston e rrugës Rrëshen-Kalimash. Ndokush tjetër, prej vëzhguesve dhe komentuesve të jetës politike, kryerendit si faktor të parë papërgjegjësinë opozitare për qeverisje të sigurt e të pakontrolluar të Kryeministrit Berisha.

Mirëpo marrëdhënia mes dy palëve kryesore të politikës, gjatë këtyre tri viteve të fundit është më komplekse, me pjesën e saj të njohur dhe me shumicën e saj të panjohur. Në kohën e afërt elektorale, falë kësaj marrëdhënieje komplekse mes dy palëve klasike (pozitë-opozitë) dhe dy palëve specifike që janë brenda opozitës (PS-LSI etj.), kemi për të pasur befasira si dhe surpriza, që vijnë si lëndë e kohës së paqtë politike.

Por tashmë koha e paqtë u ndërrua. Socialistët kanë fituar terren dhe lehtësi, pas asaj që i ndodhi Kryeministrit për shkak të këmbënguljes së pakthyeshme të tij. Projektligji "për dosjet" i kaluar në një rrethanë telash-shtuese, ka për të qenë ende një arsye e fuqishme debati dhe konflikti politik. Pjesa e nënfshehur e argumenteve dhe arsyeve që mbart ky ligj, është më e rëndë nga sa e peshon aktualisht gjuha e folur e politikanëve të të dy palëve. Sikundër duhet thënë se këtë argument nuk mund ta shtojë në peshën dhe rëndësinë e tij as fushata e vox-pop -eve me ish të përndjekur politikë e as me referime në konventa e rezoluta, madje as me krahasimin me ligje të çekëve apo të gjermanëve.

Vlera implementuese e ligjit është lehtësisht e menduar si diçka për shumë më vonë, sikundër efekti i mënyrës dhe i përplasjes që u shkaktua për këtë ligj është jo vetëm në ardhje, por në një ardhje me shumë të panjohura. Është kjo arsyeja që shumëkënd, jo vetëm brenda mjedisit politik të vendit, por edhe jashtë tij, përplasja e fundit e Kryeministrit Berisha me ambasadorët kryesorë të fuqive të huaja në Tiranë, si dhe me deklaratat zyrtare të kreut të KE-së dhe të Departamentit amerikan të Shtetit, e ka lënë të shtangur.

Të jetë kjo shprehje e forcës së politikanit më të vjetër të skenës sonë politike, për llogari të integritetit dhe sovranitetit?! Të jetë kjo prirja e Kryeministrit që zotëron aktualisht vullnetin e shumicës së djathtë për të performuar për llogari elektorale?! Apo të jetë kjo një sjellje e vjetër për një lojë të re?!

Të gjitha këto dilema paraprihen nga retorika: Ku shkon Kryeministri Berisha?

Legjitimiteti i theksuar me qëllim për votimin në Parlament i një ligji që kalon jo vetëm mbi një kontestim opozitar, por edhe prej një numri institucionesh ndërkombëtare, bëhet edhe më i dobët dhe ka gjasa që të rezultojë i papërfunduar. Kjo gjë është e lexueshme në mënyrën se si po ankimohet kalimi i tij në Parlament dhe se si po përshkallëzohen kontestet. Ndërkohë që konteksti i marrëdhënies së qeverisë me këtë ligj dhe me disa prej pushteteve të tjera e sidomos me institucionet e drejtësisë, më shumë po e mavijos inatin mes palësh dhe mes faktorësh. Mavijosja e kësaj çështjeje nuk lidhet vetëm me plagën e "dosjeve", por me ndërlidhjet e çështjeve politike, diplomatike, institucionale dhe pse jo edhe atyre elektorale.

Ky antagonizëm i nisur si raport PD-PS, çuditërisht devijoi rrufeshëm si antagonizëm qeveri-ndërkombëtarë. Ky transferim ndodhi pikërisht atëherë kur nuk pritej, atëherë kur qëndrimi mes opozitës së madhe dhe asaj së vogël po lexohej si mundësia e madhe e lehtësirave vijuese për Kryeministrin Berisha. Kjo kthesë e bëri edhe më të evidentueshëm autoritetin e Kryeministrit brenda shumicës së djathtë. Madje në këtë mënyrë, imazhi i Berishës së dikurshëm President u faneps mbi staturën e Kryeministrit të tanishëm Berisha.

Kjo ndodhi parlamentaro-diplomatike, sipas gjasave, ka për të qenë premisë e një cikli të tërë kontestimesh dhe sulmesh mbi qeverinë, sidomos mbi Kryeministrin Berisha dhe shumicën, deri në pragzgjedhje. Dalja prej kësaj përplasjeje, sido që të shihet, mbart një kosto: kosto ka këmbëngulja dhe më shumë kosto sjell tërheqja. Kjo ndodh dhe sidomos kjo rëndon mbi Kryeministrin, pasi antagonizmi që mbolli kjo përplasje nuk lidhet vetëm me një faktor, por me shumë faktorë të brendshëm e të jashtëm.

Opozita në këtë përplasje fitoi vetëm pak krahë, por fatkeqësisht nuk del dot prej modelit të "vetes së ndarë". Cektësia mentale e udhëheqësve opozitarë nuk bën dot të mundur që të vijë në skenën politike një "tren me vagonë të plotë", i cili prej stacionit të ri, niset për në rrugën që humbet "treni paraardhës".

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama