Kryeministri Berisha u përplas publikisht me ministrin e tij të Financave lidhur me shifrën e rritjes ekonomike për vitin që sapo lamë pas, duke mbrojtur me kokëfortësi tezën e një rritjeje dyshifrore prej rreth 10 përqindësh. Por shqetësimi i Berishës nuk është, sikundër pretendoi, e vërteta e ekonomisë reale, por një statistikë, një shifër që do t‘i krijojë më shumë mundësi për politika populiste të rritjes së pagave në prag të zgjedhjeve të ardhshme. Është një politikë e verbër që, duke injoruar zhvillimet reale të ekonomisë, mund ta hedhë atë në krahët e inflacionit, një politikë që duke i ofruar punonjësve paga nominale më të larta, mund t‘i bëjë pagat e tyre reale më të ulëta.
Ka qenë tipike e Berishës si politikan voluntarizmi politik, injorimi i zhvillimeve reale ekonomike për hir të interesave politike të qëndrimit në pushtet. Shembulli më elokuent dhe tragjik i këtij tip abuzimi me pushtetin dhe për pushtetin, është kriza e piramidave financiare e vitit 1997. Ajo u akumulua dhe shpërtheu shkatërrueshëm vetëm sepse Berisha që komandonte shtetin, nuk dëgjoi këshillat për të ndalur me kohë piramidat, por ndoqi instinktin epshor të pushtetit. Ishte ky instinkt që i thoshte se piramidat nuk duheshin prekur para zgjedhjeve të vitit ‘96, sepse të dalldisur nga interesat e larta, shqiptarët do të votonin më në shumicë për një qeveri me të cilën "fitojnë të gjithë". Por siç u pa më vonë, humbën të gjithë.
Sot jemi përsëri në prag zgjedhjesh dhe Berisha, tash në rolin e Kryeministrit, i futet përsëri një aventure financiare me rreziqe të shtuara inflacioniste. Ai akuzoi Ministrinë e Financave dhe specialistët e saj se, duke servirur një shifër rreth 7 përqindëshit të rritjes vjetore ekonomike, ishin në konflikt interesi. Në fakt është krejt e kundërta. Vetë Kryeministri është në konflikt interesi me të vërtetën, me rritjen reale ekonomike. Dhe e pohoi vetë kur deklaroi se "përqindja e rritjes ekonomike është baza e fuqishme… për rritjen e pagave duke ruajtur raportin". Ja para ku fle "lepuri". Berisha kërkon me çdo kusht një statistikë sa më të lartë të rritjes ekonomike, për të justifikuar një ngritje pagash në prag të zgjedhjeve të ardhshme. Ndërkaq Bode nuk është fare i interesuar për një fryrje artificiale të rritjes së GDP, sepse një gjë e tillë do të penalizonte padrejtësisht rezultat e politikës fiskale të dikasterit të tij. Dhe do të ishte po Kryeministri Berisha që do t‘i kërkonte nesër llogari për përqindjen e ulët të të ardhurave nga taksat në raport me një GDP të fryrë po artificialisht nga vetë Kryeministri. Berisha ka interes që ta fryjë rritjen, ndërsa Bode jo. Edhe nëse Bode kërkon ta zvogëlojë rritjen, një "konservastorizëm" i tillë do të qe shumë pak më i dëmshëm se aventurizmi ku të shpie fryrja.
Por le t‘i ktheheni ekonomisë reale. Ngritja e pagave është një gjë shumë e lakmuar dhe mjaft e mirë. Aq më tepër në kushtet e pagave edhe të ulëta dhe varfërisë në Shqipëri. Por ngritja e pagave duhet të jetë rrjedhojë e një suksesi real ekonomik, rrjedhojë e rritjes reale ekonomike. Në të kundërtën, nëse pagat rriten më shpejt sesa prodhimi, kjo do të thotë që kërkesa të fuqizohet artificialisht. Një gjë e tillë do të thotë ta "kreditosh" kërkesën me para (paga) në një kohë që prodhimi i brendshëm (oferta) nuk e baraspeshon një dukuri të tillë. Dhe cilat janë pasojat e një aventurizmi të tillë? Vendi konsumon edhe më shumë sesa prodhon dhe kjo të çon në rritje të borxheve dhe deficiteve publike dhe rezultante e fundit, është inflacioni. Dhe inflacion do të thotë që paga më e madhe të bëhet më e vogël, sepse për shkak të rritjes së çmimeve, me rroga më të larta mund të blesh më pak në treg. Por derisa të vijë ai moment, zgjedhjet do të kenë përfunduar dhe bashkë me to, edhe çështja e pushtetit që shqetëson Berishën. Qytetarët mund t‘i përballojnë vetë çmimet e larta që i kanë bërë pagat e tyre më të ulëta. Vota e tyre do të duhet përsëri vetëm pas 4 vjetësh.
Ana më groteske e debatit të Kryeministrit me vartësit e tij, ishte ajo lidhur me Institutin e Statistikave. Tashmë, kur dihet sesa e mbron Berisha pavarësinë e institucioneve, është një hata të shikosh si ai u vërsulet vartësve, duke mbrojtur INSTAT me drejtoreshën e së cilës, siç e pohoi edhe vetë, kish marrë "takim të hollësishëm". Më kot u përpoq ministri Bode të argumentojë se vetë drejtoresha e INSTAT i kish pohuar që rritja vjetore e GDP do të jetë diku mes 7 dhe 8 përqindëshit. Tashmë shihej se kjo çështje ishte vulosur "hollësisht". Rritja do të jetë aq sa thotë Berisha, 10 për qind. Le të thonë ç‘të duan FMN, ministri i Financave dhe financierët e tij. Pazari është mbyllur. Por kështu ndodh kur qeverisja bëhet "pazar".