Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Mesazh nga redaksia e rrethuar me policë

Shkruar nga: Mero Baze  
Botuar më: 16 vite më parë

Mero Baze
Mesazh nga redaksia e rrethuar me policë

Ju falënderoj për mbështetjen morale. Në pamundësi t’ju përgjigjem të gjithëve, pasi më duhet të jem duke punuar, po ju sqaroj se policia rrethoi gazetën dhe tentoi të ndalonte gazetarët të hynin brenda. Një pjesë e gazetarëve që mbetën brenda nuk lejoheshin të dilnin jashtë dhe të tjerët nuk lejoheshin të hynin brenda.

Rreth orës 19 mua m’u desh të hyj me forcë në redaksi. Fotoja e tregon qartë këtë. Pas kësaj në zyrë thirra drejtorin e policisë dhe më shpjegoi se kishte urdhër nga ministri i Brendshëm të na ndalonte të hynim në redaksi. Policia nuk jep shpjegime zyrtare.

Në datën 16 dhjetor, Ministria e Ekonomisë ka prishur në mënyrë të njëanshme pa na njoftuar një kontratë investimesh 20-vjeçare që ne kemi për të investuar në këtë mjedis. Ne kemi arritur kuotën e investimeve që vitin e parë dhe kemi filluar punë. Ne e paditëm në Gjykatën e Tiranës njoftimin e njëanshëm për prishjen e kontratës dhe Gjykata e Tiranës na dha të drejtë. Më 6 janar, Gjykata e Tiranës mori vendim që Ministria e Ekonomisë të pezullojë të gjitha aktet që bien ndesh me interesat tona si investitorë në ato mjedise.

Rrethimi i papritur me policë dhe arroganca e kryeministrit për të na mbyllur gojën, me sa duket, nuk njohin kufij as nga shteti ligjor. Në këto kushte, ne jemi sot të rrethuar me policë dhe do ta nxjerrim gazetën “TemA”. Por nesër nuk do të mundim dot të hyjmë, pasi policia na e bëri të qartë këtë.

Kam njoftuar kolegët e mi të bëjnë një protestë në orën 12 para derës së mbyllur nga policët, por kam shumë pak shpresa se kryeministri do të tërhiqet nga ky vendim.

Avokati jonë kontaktoi sot me ministrin e Ekonomisë, Genc Ruli, dhe ky i fundit nuk mori përsipër asnjë përgjegjësi që buron nga vendimi i pezullimit që ka marrë Gjykata e Tiranës.

Në këto kushte, ne do të padisim penalisht policinë për mosrespektim të vendimit gjyqësor të rrethit të Tiranës dhe do të vazhdojmë të kërkojmë të hyjmë në mjediset e redaksisë. Ne nuk do të lëvizim asgjë nga inventari dhe investimet tona në ato redaksi, derisa të mbarojë procesi gjyqësor. Shpresojmë që shteti ligjor të veprojë dhe kryeministri, Sali Berisha, të kuptojë se, urrejtja e verbër kundër shtypit të lirë nuk është një betejë që mund të fitohet prej tij.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama