Gazetat jo-berishiane janë rrekur ta trajtojnë këto ditë çështjen "Balliu" si një rast tjetër për të denoncuar atë që është magneti i të gjithë ballinjve të Shqipërisë, dmth për të denoncuar Kryeministrin Sali Berisha. Logjika e këtyre gazetave, pra, është shumë e thjeshtë, dhe merret vesh nga pyetja që bërësit e tyre ndoshta i ngrejnë vetes: përse duhet të merremi me Lal Krosin, ndërkohë që mund të merremi me kapedanin e tij? Dhe në përgjigje të kësaj pyetjeje, i japin dum punës, duke mos u marrë shumë me çikërrimën palavike Fahri Balliu e duke u marrë më së shumti me mentorin e tij. Domosdo, mentori është një palavi kolosale në këtë vend; rrjedhimisht kemi të bëjmë me një logjikë që nuk ka të sharë. Përveç kësaj, të merresh me Fahriun seç provon dhe një nausea Sartre-iane; edhe në rastet kur ke duf ndaj tij, ngaqë ai s‘ka lënë pisllëk pa bërë e shpifje pa thënë kundër teje, ti rri e i thua vetes: ia vlen të merresh me një të tillë?
Mirëpo ia vlen. Ia vlen, pasi Fahri Balliu nuk është një sojsëz atipik në këtë Shqipërinë tonë; përkundrazi, është njeriu që e tipizon më së miri këtë Shqipëri. Fahri Balliu është shqiptari që nuk ka cipë, që nuk ka nder, që nuk ka marre, është njeriu që sot të shan e nesër të jargavitet, është njeriu që vjedh çdo gjë, që vjedh pará, kauza etj, është njeri që bën pis gjithë ambientin ku rri, qoftë ky ambient familje, klub, komunitet, qytet, parti, komb, është njeriu që s‘e ka për gjë t‘u shërbejë disa padronëve njëherësh e t‘ua dredhë të tërëve po njëherësh, është njeriu që u ngjitet si këpushë njerëzve të rëndësishëm, të respektuar apo me pushtet, është njeriu i zhveshur fare-fare prej skrupujve moralë, është njeriu që, pasi nuk ka lënë zullum pa bërë, zë e sulmon të tjerët pikërisht për këto zullume.
Le të mbetemi tek kjo e fundit. Fahri Balliu ka qenë një komunist i shpifur (më keq se sa mentori i tij), e megjithatë kjo nuk e ka penguar t‘i ngjitet, ja, ashtu si këpusha, vjedhurazi e pa u ndjerë, kauzës antikomuniste. Jo vetëm kaq. Në atë gazetën e vet ka patur paturpësinë të akuzojë për komunistë ca prej antikomunistëve gjenuinë të këtij vendi. Doni tjetër? Fahri Balliu ka qenë spiun i Sigurimit të Shtetit (më kujtohet që Dhori Sollaku i përmendte pseudonimin "ushtari" në një debat televiziv, por Fahriu as nuk skuqej e as nuk zverdhej, a thua se po flitej për tjetër njeri), e megjithatë ai e ngre zërin më shumë se të gjithë të tjerët kundër spiunëve të Sigurimit të Shtetit. Tjetër? Po, ka dhe tjetër. Fahri Balliu ka punuar me SHIK-un e Gazidedes (e përjashtuan nga diplomacia si komunist, dhe Fahriu rihyri si agjent i Gazidedes), dhe është po ky kodosh, që tok me nja dy të tjerë si vetja e vet, kanë tentuar t‘u mbushin mendjen njerëzve (për të më denigruar, kuptohet) se Mustafa Nano ka qenë agjent i Gazidedes - ku? Shih pa shih! - mu atje ku ka shërbyer vetë Fahriu, në diplomaci (Hë, më thoni, nuk kemi të bëjmë me një racë të shpifur njerëzish?). Tjetër akoma? Sigurisht. Fahri Balliu celebron datëlindjet e veta në Paris, ka fëmijët nëpër shkolla e universitete private londineze që kushtojnë sa qimet e kokës, ka në pronësi dy kate të një pallati tek "Komuna e Parisit", ka një apartament 320 metra në Rrugën e Kavajës (të gjitha këto i mora vesh për herë të parë dje nga Ilir Hoxha, ish-prokuror, i cili i shkruante tek gazeta "Tema"), dhe është po ky birbo që leqendis njerëzit në fletushkën e vet për korrupsion të supozuar apo të sajuar nga ai vetë apo nga ustallarët e tij.
Por nuk është vetëm kjo sindromë (sindroma e njeriut të poshtër që bën kauzë të vetën luftën kundër njerëzve medemek të poshtër), që e bën Fahriun një personazh tipik të Shqipërisë postkomuniste. Ai nga ana tjetër përfaqëson hiçin që bën hair. Nga një fakir fukara, pra, është shndërruar në një milioner, nga një palo gazetar që shkruante në atë palo gazetë të regjimit të Enver Hoxhës është shndërruar në figurë qendrore e shtypit konservator në Shqipëri (e shihni, se sa i mjerë është ky vend?), nga një shkarravitës e shkarrashkronjës banal ka zënë të bëjë libra që na u përkthekan dhe në Paris, nga një lolo, me të cilin argëtohej gjindja rreth e rrotull, është shndërruar në një këshilltar i kryeministrit të një vendi-anëtar të NATO-s.
Siç shihet, fola për Balliun. Fola në mënyrë të ashpër e të pamëshirshme, por nuk ka mënyrë tjetër për të folur për këtë soj të qelbur shqiptarësh, të cilët do të ishte mirë të futeshin në një si karantinë sociale. Këta duhet, pra, ta ndjejnë përbuzjen e përçmimin tonë kolektiv. Por në fakt kjo nuk ndodh asnjë çikë. Ndosh bash e kundërta: Ballinjtë janë më të fortë se kurrë. E në këtë kuptim, nuk është Balliu që duhet të na shqetësojë; duhet të na shqetësojë Shqipëria e sunduar nga Ballinjtë, të cilët, veç në saj të shërbimeve të paprincipta ndaj pushtetit apo ndaj të pushtetshmëve, ia kanë dalë që nga hiçi të bëhen të famshëm, të rëndësishëm e të pasur. E nëse Shqipëria e sotme është e sunduar nga Ballinjtë, nëse këta të fundit kanë frenat në dorë e bëjnë ç‘u ka ënda në këtë vend, merret me mend se ç‘u japim fëmijëve tanë për model të njeriut të suksesshëm. Si ia bëjnë ata prindër të ndershëm të këtij vendi sa herë që ballafaqohen me hakërrimin e natyrshëm të fëmijëve të tyre: pse Fahri Balliu qenka i zoti t‘i arsimojë fëmijët e vet nëpër universitetet me nam të botës, e ti jo? Pse Balliu i madh e Balliu i vogël mendojnë për Argitën, për Shkëlzenin, për Henrisin, ndërsa ti nuk mendon për mua? Unë nuk di si ia bëjnë ata. Ua qaj hallin. Vetë, shyqyr Zotit, e kam kaluar atë fazë, kur fëmijët më hakërreheshin kësisoj. E kjo s‘do të thotë që rreziku ka kaluar, pasi modeli i Ballinjve është gjithë kohën një frymëzim për të vjedhur, për të zhvatur, për të vrarë, për të gënjyer e mashtruar, për të bërë hile, për t‘ua futur të tjerëve pas shpine, për t‘u shërbyer të pushtetshmëve, për t‘u bërë naftën moralit e idealeve etj, etj.
P.S. Nuk di për të tjerët, por vetë (më bëhet se) kam një "engjëll" që më rri pranë e bën çmos gjithë kohën të më mbrojë prej ngasjes së teprimit e prej ngasjes për të shtënë në punë në shkrimet e mia fjalë të forta, fraza gërryese e stil asgjësues. Por unë nuk ia vë veshin gjithmonë "engjëllit" tim; herë pas here e lëshoj penën të bëjë rrugën më të shkurtër për në destinacion. Nuk mburrem me këtë, por - me ç‘duket - nuk mund të bëj ndryshe; kjo është arsyeja që engjëllin mbrojtës e kam për teprimet, e nuk e kam për gjë tjetër.
Sigurisht, "engjëlli" im mbrojtës nuk arrin të më mirëkuptojë apo të më legjitimojë në këto "cadute di stile", por ia vlen t‘ua plasim zemrën edhe "engjëjve" tanë mbrojtës, kur vjen puna të flasim për (ose të merremi me) Ballinjtë e Shqipërisë, harbutë e shkuar harbutëve, trashanikë e shkuar trashanikëve, cipëplasur e shkuar cipëplasurve, kusarë e shkuar kusarëve. Sikur "biseda" ime me "ëngjëllin" të ish një shkëmbim mendimesh, e jo thjesht një set urdhrash, sugjerimesh e lutjesh që bien në veshët e mi, unë do t‘i jepja për të lexuar një pasazh të shfrimit të Faik Konicës kundër Shahin Kolonjës, në një prej polemikave pioniere të shtypit shqiptar: "Thua se unë përdor fjalë të ndyra? Po kundër njerëzve të ndyrë si ti, ç‘fjalë të përdor? Fjalët e ftohta e të matura soji yt i merr për shenjë frike; ironinë e të tallurit e hollë nuk e kuptoni…. Po në të pëlqejnë aq fjalët e holla, laj më parë kokën që të çporren morrat, kalli dhe këmbët dy herë ditën në acid fenik që të mos bjenë erë. E pastaj të shohim".
Pas kësaj, ndoshta "engjëlli" im nuk do të ishte aq zemërthyer me mua.