Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Mlladiç, ky qytetar i Shengenit

Shkruar nga: Skënder Minxhozi  
Botuar më: 16 vite më parë

Skënder Minxhozi
Mlladiç, ky qytetar i Shengenit

Katër ditë pasi mediat ndërkombëtare transmetuan imazhet e kriminelit të luftës më të kërkuar në botë Ratko Mlladiç tek mbante një fëmijë në krahë dhe kërcente në një dasmë, qeveria serbe mori lajmin e mirë se brenda këtij viti qytetarët e saj mund të fillojnë të lëvizin pa viza ne hapësirën Shengen ...Serbia ndodhet në një listë shtetesh të cilat, sipas qëndrimit më të fundit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian, kanë bërë progresin e nevojshëm, në kuadër të politikës europiane të sigurisë, për arritjen e standardeve që do të mundësojnë hapjen e kufijve. Sërish, e ky s’është më lajm, vendi ynë ka mbetur pas shtetit që i vuri zjarrin Ballkanit në njëzet vjetët e fundit, duke u rreshtuar me një tjetër viktimë të politikës serbe, Bosnje-Hercegovinën.

Megjithatë, disa qindra kilometra më në jug të këtij teatri beteje tashmë diplomatike, në qytetin e Tropojës, kryeministri Sali Berisha, duke ndjerë prezencën e një numri manifestuesish nga Kosova, nënvizoi me forcë idenë e bashkimit mes dy anëve të kombit shqiptar dhe të rënies së kufijve e barrierave. Berisha nuk harroi gjithashtu, sërish për shkak të të ardhurve në miting nga Kosova, të kujtojë çelësin prej druri që Edi Rama i dhuroi parvjet këngëtarit serb Goran Bregoviç, duke kërkuar publikisht që kreu i Bashkisë së Tiranës t’i kërkojë një falje publike Tropojës për këtë gjest. Megjithëse nuk kërkoi ndjesë për faktin që kishte munguar në Tropojë për 12 vjet rresht, kryeministri pretendoi që këtë ta bënte një person si Rama, i cili, për hir të së vërtetës, ka të bëjë shumë pak me situatat dhe ngjarjet që Berisha evokoi.

Jo vetëm kaq. Meqë së fundi kryeministri ka nisur ta përmendë shpesh kthimin pas në 22 marsin e vitit 1992, ai ndoshta do të duhej ta kishte vrarë pak më mirë kujtesën, për t’u treguar bashkëpatriotëve të tij tropojanë edhe disa të vërteta që kanë të bëjnë me Serbinë dhe Millosheviçin shumë më tepër sesa çelësi prej druri i Bregoviçit. Afera e karburanteve kontrabandë që vendi ynë i ka shitur Jugosllavisë në fillim të viteve ’90 nuk ka më asnjë të fshehtë për publikun shqiptar. Ajo njihet si nga kujtimet e Momir Bullatoviç, ish-numri dy i regjimit të Millosheviçit, ashtu edhe nga deklarimet pohuese të zotit Berisha, në atë kohë president i Shqipërisë. Ndoshta, në kuadrin e “faljeve” ndaj kosovarëve dhe tropojanëve, zoti Berisha duhet të kishte kërkuar një ndjesë publike në Bajram Curri për naftën që shteti shqiptar kaloi përmes kufirit të tij verior, drejt e në makinën e luftës të gjeneralit Mlladiç, asokohe ekzekutor i një politike të egër spastrimi etnik, kurse sot kandidat për qytetar të standardit “Shengen”. Zoti Berisha e ka pranuar publikisht se ka çuar naftë në Jugosllavinë e asaj kohe, e kjo sot, kur kosovarët kanë mundësinë të vijnë ta dëgjojnë edhe në mitingjet elektorale, duhet të ishte një mundësi e mirë komunikimi e sqarimi të drejtpërdrejtë me ta. Qoftë edhe për episode të tilla të sikletshme, të cilat qëndrojnë si njolla të zeza në historinë e re të marrëdhënieve mes dy anëve të kufirit shqiptar.

Nga ana tjetër, meqë kishte vendosur që në atë miting, fare pranë kufirit të Kosovës, t’i bënte thirrje kundërshtarit të tij politik për një “pastrim ndërgjegjeje” për faktin se i kishte dhuruar një objekt druri një këngëtari, Berisha do të kishte bërë mirë që të kërkonte edhe vetë një falje publike për gafën e rëndë të vitit 1999, kur paralajmëronte delegacionin kosovar në Rambuje që të mos nënshkruante marrëveshjen me të njëjtin emër. E cila, siç e ka zbardhur tashmë historia, ishte akti që i hapi rrugë sulmit të NATO-s mbi Jugosllavi.
Mos i bëj tjetrit atë që s’do të doje të ta bënin ty, thotë një fjalë e urtë, e cila duket sikur është krijuar enkas për këtë histori të mbarsur me patriotizëm fals dhe hipokrizi elektorale.

Nafta e Berishës dhe çelësi i Ramës, këto dy akte kaq të përfolura në kohë, janë megjithatë kaq larg njëra-tjetrës, kaq të pakrahasueshme dhe të paafrueshme mes tyre, sa ç’janë edhe autorët e tyre. Nga njëra anë një politikan që ka shënuar njëzet vjetët e fundit të historisë politike të këtij vendi, për keq më shumë sesa për mirë, nga ana tjetër një person dy dekada më i ri se ai që me fantazmat e viteve ’90 ka të bëjë pak ose aspak. Ashtu siç ka të bëjë edhe me faktin që sot krimineli i luftës Mlladiç ndodhet më pranë statusit të qytetarit Shengen, se të gjithë viktimat e tij në Bosnje dhe Kosovë, apo edhe se qytetarët e një shteti si Shqipëria që e konsideron veten kampion të reformave. Në letër natyrisht, se në realitet gjërat janë krejt ndryshe.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama