Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Për kufirin tonë detar flasin edhe Perenditë

Shkruar nga: Ilir Mati  
Botuar më: 16 vite më parë

Ilir Mati
Për kufirin tonë detar flasin edhe Perenditë

Kriza e furnizimit të Europës me gazin rus, gjatë viteve 2007 dhe 2009, për shkak të paqëndrueshmërisë qeverisëse në Ukrainë, bëri që të interesuarit, Rusia, e në veçanti Gjermania dhe Europa e Bashkuar, të marrin masa edhe për shmangien e kalimit të tubave nëpër Ukrainë. Për këtë, lindën tre projekte gazsjellësish: Projekti i Linjës së Veriut, Linja e Jugut dhe Linja Nabuko, edhe kjo e fundit po nga jugu.

Linja e Veriut, projekt i mbrojtur nga Gerhart Schroder, parashikohet të përfundojë në vitin 2012. Ajo ka kapacitet për transportimin e 55 miliardë metrave kub gaz, është e gjatë 1200 kilometra dhe kushton 7.4 miliardë euro. Pjesëtar në këtë aferë janë: Gazprom me 51%, BASF Vintershall (All) 20%, EON (All) 20%, Gasunle (Vendet e Ulëta) 9%. Punimet e kësaj linje kanë gjetur pengesa nga Finlanda dhe Suedia. Deri tani, nga kjo vonesë, Gazprom llogarit 2 miliardë euro humbje, ndërkohë që projekti është 7.4 milionë. Gazprom ka "vënë" në punë Kryeministrin Putin për t‘u marrë vesh me vendet nordike.

Më 20 tetor, Danimarka i dha dritë jeshile kalimit të gazsjellësit në ujërat e saj. Më 25 tetor, në Peterburg, Kryeministri i Finlandës, Matti Vanhanen, i komunikoi Kryeministrit Putin se qeveria e tij, në ditët e para të nëntorit, do të marrë një vendim në lidhje me kalimin e Linjës së Veriut nëpër ujërat e zonës së saj ekonomike. "Pas kësaj, - shtoi ai, - shërbimet e ngarkuara me ekologjinë do të japin autorizimin e punimeve. Mendojmë se kjo do të bëhet para fundit të vitit".

Vështirësia më e madhe për projektin ka hasur te Suedia, e cila deri në fund të këtij viti, kryeson Europën e Bashkuar. Ministria e Mjedisit e Suedisë, e drejtuar nga Andreas Carlgren, nuk ka dhënë ndonjë datë për përgjigje ndaj kësaj çështjeje. Suedia thotë se çështja e Projektit Linja e Veriut është procedurale. Konsorciumi, që merret me këtë projekt, ka mundësi të marrë leje nga Suedia, vetëm nëse ai do të garantojë ruajtjen e mjedisit në bazë të ligjeve "shumë ekzigjente" të Suedisë për mjedisin dhe zbatimin e së drejtës ndërkombëtare. Përfaqësuesi i Projektit Linja e Veriut në Suedi, Lars Gronsted, ka thënë se "janë të kënaqur për këtë, sepse konsorciumi i ka plotësuar të gjitha kërkesat". Gjithsesi, në portin suedez Karskrona, janë stokuar 4 mijë tuba me gjatësi 12 metra secili.

Në Suedi, ndërtimi i gazsjellësit ka sjellë zemërim, për shkak se Deti Baltik është bërë një nga detet më të ndotur të botës. Kujdesi i Suedisë, për sa i takon ndërtimit të gazsjellësit, lidhet edhe me sigurinë e vendit nga prania e marinës ruse në zonë. Në Suedi mendojnë se ndaj këtij gazsjellësi duhet të merret një qëndrim politik.

Linja Nabuko, projekt i mbrojtur nga Joshka Fischer, parashikohet të përfundojë në vitin 2014. Kapaciteti 31 miliardë metra kub. Gjatësia 3300 kilometra dhe kushton 7.9 miliardë euro.

Ndërkohë, vonesave të Suedisë, Rusia i përgjigjet me bashkëpunimin e saj me Italinë. Kryeministri Putin dhe Berluskoni luajnë kartën e Linjës së Jugut, e cila i kundërvihet Linjës Nabuko të Europës së Bashkuar.

"Projekti i Linjës së Jugut i ka të gjitha shanset të kryhet para Linjës së Veriut", - tha në Peterburg Kryeministri Putin, gjatë takimit të tij, javën e shkuar, me Kryeministrin Berluskoni.

Linja e Jugut, projekt i mbrojtur nga Silvia Berluskoni, parashikohet të përfundojë në vitin 2013. Kapaciteti 63 miliardë metra kub gaz. 900 kilometra nën Detin e Zi, kushton 19 deri 24 miliardë euro. Kapitalet: 50% Gazprom, 50% ENI (Itali). Marrëveshja është nënshkruar nga vendet ku kalon gazsjellësi.

Siç duket edhe nga figura, gazsjellësi Linja e Jugut ka anashkaluar rrugën e tij më të shkurtër nëpër Maqedoni dhe Shqipëri, ashtu si gazsjellës të tjerë kanë anashkaluar Ukrainën problematike. Gjithsesi, tubi kalon në zonën detare ekonomike të Shqipërisë.

Rrugët nëpër det të gazsjellësve bëhen çështje të ndjeshme politike dhe ekonomike. Ato vënë në lëvizje, kompani, kapitale, politikanë, por edhe opinionin publik, sepse ndërtimi i tyre ka të bëjë edhe me fatin e jetës së tyre, të fëmijëve dhe nipërve të tyre.

Këto ditë, çështje të detit nuk diskutohen vetëm në Shqipëri, por edhe në Rusi, Gjermani, Danimarkë, Suedi, Finlandë.

A bëhet kufiri detar Shqipëri-Greqi pengesë për kalimin e gazsjellësit Linja e Jugut?

A ka lidhje nxjerrja në dritë e çështjes së rregullimit të kufijve detarë midis Shqipërisë dhe Greqisë, me projektin Linja e Jugut?

A ka nënshkruar Gazprom dhe ENI marrëveshje me Shqipërinë? Nëse po, a do t‘i bëjë publike këto marrëveshje qeveria shqiptare?

"O Zot, për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë flasin edhe ‘perënditë‘ e kapitalit. Për mirë a për keq? Mjerë apo lum ne".

Shënim. Ky shkrim ka marrë shkas dhe komenton artikullin e Alexandrinne Boulihet dhe Sebastien Buffet në gazetën franceze "Figaro", datë 26 tetor 2009

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama