Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Çfarë është 8 Dhjetori

Shkruar nga: Blendi Fevziu  
Botuar më: 16 vite më parë

Blendi Fevziu
Çfarë është 8 Dhjetori

Ç‘është 8 dhjetori? Kjo pyetje që gazetarja e një prej televizioneve informative të Tiranës ia bënte kalimtarëve në një kryqëzim të populluar të qytetit, mori çuditërisht përgjigje, që bashkoheshin në të njëjtën pikë: është një ditë feste, festa e demokracisë! Natyrisht, përgjigjet qenë më të thjeshta dhe me pak fjalë, por në përfundim të tyre, duke dashur të bëjë një përmbledhje, gazetarja nënvizoi se 8 dhjetori është një festë politike dhe për ta bërë më të kuptueshme e renditi në një seri prej tyre, ku përmendi atë të Pezës, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, 22 marsin e 1992 dhe dy-tre data të tjera më pak të rëndësishme. Duke menduar se mosha e re e gazetares e lejon një amalgamë të tillë, mendova se si mund t’i përgjigjet historia një pyetjeje të tillë? D.m.th., ç‘është 8 Dhjetori 1990? Apo edhe më tej, jo thjesht 8 dhjetori, por gjithë ajo javë e trazuar që nga mbrëmja e datës 8, deri pasditen e vonë të datës 12 dhjetor 1990?

Duke mos pasur një përkufizim të qartë, e vetmja gjë që më erdhi ndër mend është fakti se data 8, ose ato 5 ditë që përbëjnë kompleksin e protestave të studentëve në dhjetor 1990 kanë shënjuar thellë historinë e shtetit shqiptar. E kanë shënjuar shumë më thellë se sa data të tjera si Konferenca e Pezës, 22 Marsi, hyrja në NATO, apo kushedi çfarë. 8 Dhjetori nuk shënon thjeshtë përmbysjen e një diktature gjysmë shekullore në Shqipëri; as zëvendësimin e sistemit monopartiak me atë shumëpartiak; as braktisjen e izolimit dhe varfërisë; as dhënien fund dhunës dhe persekutimit. Padyshim që brenda saj i ka të gjitha këto, madje edhe më shumë. Por 8 dhjetori, ose ato 5 ditë dhjetoriane, krijuan edhe elitën e re shqiptare. Elitë që fillimisht u shfaq si elitë politikë, më pas e biznesit, më pas si elitë kulturore dhe pak nga pak në përgjithësi elita e shoqërisë shqiptare.

Në ‘97 vitet e Shtetit Shqiptar, pra në më shumë se 35 mijë ditë, vetëm tre prej tyre kanë krijuar elita. Elita që më pas kanë dominuar për disa dekada shoqërinë shqiptare.

Elita e parë politike është krijuar më 28 nëntor 1912. Një elitë, e cila me shumë ulje dhe ngritje, me shumë firo dhe shtesa, e drejtoi vendin deri më 28 nëntor 1944, pra plot 32 vjet. Pavarësisht ndryshimit të qeverive, sistemit, luftërave dhe pushtimeve, klasa politike që doli nga loja me fitoren e komunistëve në vjeshtën e 1944, ishte klasa politike që kishte krijuar Shqipërinë e Pavarur dhe që e kishte udhëhequr atë drejt konsolidimit të Shtetit të vërtetë.

Klasa e dytë politike hyri në Tiranë më 28 nëntor 1944. E re në moshë, ajo hodhi tej klasën e vjetër që kishte dominuar politikën dhe shoqërinë shqiptare deri atë ditë. Një pjesë u larguan në mërgim, vdiqën atje të harruar; të tjerë u burgosën dhe një pjesë jo e vogël u pushkatuan. Më 1944, drejtuesit komunistë të kohës, instaluan edhe një elitë të re politike dhe shoqërore, që qëndroi në pushtet deri më 11 dhjetor të vitit 1990, pra plot 46 vjet. Nuk po i hy analizës se cili qe produkti i kësaj elite të re, padyshim më problematikes dhe më shkatërrimtares për shoqërinë shqiptare. Elita komuniste që kish humbur sensin e realitetit; që ishte atrofizuar fizikisht dhe mendërisht, u largua, dhunshëm në vitin 1990, ashtu siç ajo vetë kishte larguar klasën e shkuar politike në vitin 1944. Por me një ndryshim, që në vitin 1990, nuk pati as ekzekutime dhe as ndëshkime, si ato që pësoi klasa e vjetër e shpallësve të pavarësisë.
Klasa e re politike, ose e treta në historinë e Shqipërisë, ka nisur po në ato ditë. Demokratë apo socialistë, republikanë apo socialdemokratë, ata janë të gjithë produkte të pas 8 dhjetorit. Një klasë politike që drejton që prej 2 dekadash Shqipërinë dhe që me sa duket, do ta bëjë këtë ende për shumë kohë.

Në këtë vështrim, 8 dhjetori është më shumë se sa një festë e thjeshtë, më shumë se sa një ndryshim sistemi. Është ditëlindja e një elite, fjalën për të cilën, do ta thotë historia…

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama