Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

A rrezikohet edhe Shqiperia nga Terrorizmi dhe “Organizata Sekrete e Al Qaedes ne Europe”?

Shkruar nga: Zef Brozi  
Botuar më: 25 vite më parë

Zef Brozi
A rrezikohet edhe Shqiperia nga Terrorizmi dhe “Organizata Sekrete e Al Qaedes ne Europe”?

-Abu Omar, terroristi qe ka qene per disa vite ne Shqiperi, ne vitin 1995 ka pohuar: “Per ne anetaret e Jamaat Shqiperia ishte nje hotel i sigurte, nje vend ku fondamentalistet islamike besonin se mund te jetojne pa frike…” (Cituar nga gazeta “Chicago Tribune” e dates 3 Korrik 2005. Idea per te shkruar perseri lidhur me terrorizmin dhe rrezikun qe ai paraqet edhe per Shqiperine me lindi pas akteve tragjike terroriste qe ndodhen ne Londer me 7 Korrik dhe pasi lexova gazeten “Chicago Tribune” te dates 3 Korrik 2005 dhe disa artikuj te ketyre diteve ne “The New York Times”.Une tani dua te besoj se ndryshe nga artikujt qe kam botuar me pare per terrorizmin ne Shqiperi, kete radhe askush nuk do te me keqkuptoje apo shtremeberoje theniet e mia;dhe uroj qe te mos kete me individe a politikane shqiptare qe te me kundervihen a preken nese denoncoj fondamentalizmin dhe terrorizmin qe ka terren edhe ne Shqiperi, dhe duke u bazuar ne fakte, jap mendimet e mia per keto ceshtje, pa pretenduar qe te gjithe duhet te jene te nje mendimi me mua. Koha provoi vertetesine e atyre qe une shkruaja. Publiku ne Shqiperi duhet te njihet dhe te informohet edhe per keto dukuri aq te rrezikeshme. Do te ishte jo thjesht marrezi e cmenduri, por edhe fatale per shqiptaret dhe boten nese mendohet se po te flitet per keto dy dukuri te rrezikeshme mund te duket sikur po flitet kunder fese muslimane. Sic thone kleriket e moderuar te fese Islame fondamentalizmi dhe terrorizmi ne emer te kesaj feje eshte ne fakt largim nga feja e vertete Islame. A nuk jane me mijera edhe viktimat e pafajshme te terrorizmit dhe fondamentalizmit qe i perkasin fese muslimane? Terrorismi nuk kursen askend, madje as femijet muslimane qe jane nisur per ne shkolle, as muslimanet qe kryejne ritin fetar ne xhami? Pra terrorizmi na kercenon te gjitheve pa dallim, dhe ate duhet ta luftojme te gjithe pa dallim. Ashtu sic e tha shume bukur Kryeminitri Britanik Tony Blair ne nje interviste ne BBC, te gjithe ne duhet te kuptojme se: ”… terrori duhet te shkulet me rrenje duke krijuar kushtet per nje kuptim me te drejte mes njerezve te besimeve te ndryshme….Pra duhet te kuptojme se keta ekstremiste i kane dhene nje emer te keq fese islame ne te njejten menyre si te cmendurit dhe fanatiket paten prishur imazhin e krishterimit ne te kaluaren dhe disa vazhdojne akoma. Pra eshte e rendesishme qe elementet e moderuar te perballen me ekstremistet dhe t’i mposhtin ata.” Le te kthehemi tek artikujt ne gazeten “Chicago Tribune”. Ne fakt une nuk do ta kisha lexuar fare kete gazete (Nuk harxhoj kohe me gazeta dhe lexoj pothuajse rregullisht vetem gazeten “The New York Times”) nese nje koleg Amerikan qe punon ne te njejten kompani me mua, nuk do te ma kishte rekomanduar per lexim. Me 8 Korrik, te nesermen e akteve terroriste ne Londer, ndersa po diskutonim me dhimbje per njerezit e pafajshem qe u vrane dhe u plagosen nga akte makabre e cnjerezore, ai me pyeti:“Zef, a i lexove dy artikuj ne gazeten “Chicago Tribune” te javes se kaluar ku flitej shume edhe per Albania (Shqiperine-ZB)? Te me falesh Zef, -vazhdoi ai, por une nuk kam njohuri per vendin tend dhe nuk e dija qe edhe Shqiperia qenka vend qe strehoka terroristet dhe fondamentalistet islamike, sic shkruhet ne kete gazete.” Natyrisht se nuk na vjen mire kur na flitet keshtu per vendlindjen tone. Por miku im fliste mbi bazen e atyre cfare kishte lexuar. I thashe se do ta lexoja kete artikull dhe se do te desheroja t’i flisja dicka per Shqiperine time te dashur, me te mirat dhe mangesite e saj. I theksova se ne Amerike, edhe ketu ne Michigan, ka edhe djem te rinj shqiptar qe jane heronj te Amerikes dhe e dhane jeten ne lufte kunder terrorizmit. Me tej theksova se Shqiperia ka derguar trupa ne Irak dhe ne Afganistan dhe eshte pjese e koalicionit te drejtuar nga Amerika. Por une nuk i thashe mikut tim shume te verteta te hidhura qe lidhen me ceshtjen ne fjale. Ne mbremjen e asaj dite shkova ne biblioteken e qytetit ku une banoj dhe i lexova artikujt qe fillonin qe ne faqen e pare te gazetes ku flitej per fondamentalistin dhe terroristin egjiptian, Osama Moustafa Hassan Nasr, te njohur me emrin Abu Omar, per te cilin ne Itali po behet aq shume zhurme lidhur me marrjen e tij nga CIA dhe dergimin ne Egjipt, ndonese Italia pritet te jete viktima tjeter e terrorizmit. Ne njerin artikull “ Wife was left behind with children” (“Gruaja u la pas me femijet”) flitet edhe per gruan e Abu Omar, shqiptaren Marsela Glina dhe femijet e tyre. Autoret e ketyre dy artikujve, John Crewdson dhe Tom Hundley, citojne edhe ish drejtues dhe oficere te SHIKU-t te Shqiperise, Astrit Nasufi e Flamur Gjymisha. Te dhenat qe jepen ne keto artikuj jane prova te tjera te se vertetes se hidhur se ne Shqiperi, qe nga viti 1991 e deri me sot, ka pasur e ka baza te terroristeve dhe fundamentalisteve islamike te cilet perbejne nje rrezik te madh jo vetem per Shqiperine, por per gjithe Europen. Sipas artikullit, fondamentalisti egjiptian Abu Omar ka jetuar per disa vite ne Shqiperi (qe prej vitit 1991) dhe ka punuar per agjensine bamirese “Human Relief and Construction Agency”. Ne vitin 1993 ai u martua me shqiptaren Marsela Glina. Abu Omar ishte anetar i organizatave terroriste egjyptiane Jamat al Islamiya (“The Islamic Group”) qe me vone u bashkua me Al Qaeden dhe kerkohej edhe nga shteti egjiptian. Sipas Abu Omar kjo organizate kishte ne Shqiperi rreth 10 vete qe punonin per tre shoqata bamiresie islamike perfshire ketu “Al-Haramain Islamic Foundation” dhe “Rivival of Islamic Heritage Society”. Sipas artikujve te gazettes, ne Gusht 1995 kur ne Shqiperi erdhi nje delegacion zyrtar nga Egjipti, perfshire edhe Ministrin e Jashtem Amr Moussa, me kerkese te qeverise egjiptiane, per aresye frike nga ndonje atentat i ketyre ndaj delegacionit egjiptian, disa egjiptiane qe jetonin ne Shqiperi,mes te cileve dhe Abu Omar, si mase parandaluese,u ndaluan nga SHIKU per rreth nje jave dhe pastaj u lane te lire. Pas pak kohe Omar me gjithe familjen largohet papritur nga Shqiperia e shkon ne vende te ndryshme te Europes. Ne vitin 1997 Abu Omar merr ne Rome statusin e refugjatit politik. Nje e dhene tjeter me shume interes qe lidhet me Shqiperine eshte ajo qe shkruhet ne artikull lidhur me nje bisede te Abu Omar ne Itali ne vitin 2002 me nje burre te paidentifikuar nga Afrika e Jugut, bisede qe eshte pergjuar nga organet e specializuara per luften kunder terrorizmit. Ne kete bisede flitet per makina me bomba. Obu Omar pyet afrikanin: “Kush, kush i ka bere bombat?” Afrikani i pergjigjet: “Nje nga vellezerit tane Palestineze….Nje nga ata qe e therrasin Makineri…AI QE ESHTE NE SHQIPERI…” Sipas kesaj bisede te pergjuar ne Itali midis dy anetareve te organizatave terroriste rezulton se edhe ne vitin 2002 ne Shqiperi kishte terroriste te ardhur nga vende arabe dhe qe merreshin edhe me prodhimin e bombave, edhe me dergimin e tyre per misionet terroriste ne vende te ndryshme. Ky detaj besoj se u ka sherbyer e po u sherben edhe institucioneve shteterore shqiptare e Perendimore ne luften e tyre kunder terrorizmit. Gjithashtu une mendoj se eshte ne interes te publikut shqiptar qe ai te njihet edhe me informacione te tilla, jo per t’u alarmuar, por per te rritur vigjilencen ndaj elementeve te dyshimte qe gjenden edhe sot apo mund te vijne edhe neser e me pas ne Shqiperi. Terrorizmi e fondamentalizmi nuk mund te luftohet vetem me policine, me rojet e kufirit, me ushtrine a me forcat speciale. Kunder tij edhe ne Shqiperi duhet te ngrihen te gjithe me nje ze: politikane te te gjitha partive, shtetare, ish –pushtetare, dhe me kryesorja: klerike dhe qytetare te te gjitha besimeve. Eshte e vertete se edhe ne Amerike, edhe ne Angli, Itali, France, Spanje, Gjermani etj., terroristet kane pasur e kane rrjetet e tyre. Fondamentalistet dhe terroristet islamike te maskuar si studente, azilante, vizitore, anetare shoqatash e fondacione bamiresie, madje ne disa raste edhe te veshur me petkun e klerikut musliman, apo edhe ata qe kane marre edhe shtetesine e vendeve ku jetojne, perfitojne dhe abuzojne shume nga principet e demokracise Perendimore: liria e levizjes, liria e organizimit, liria e fese dhe ndergjegjes, liria e fjales, liria e shtypit dhe parime te tjera te nje shoqerie demokratike. Ata kane ditur te abuzojne dhe perfitojne edhe materialisht miliona dollare nga djersa dhe mundi i qytetareve te Perendimit permes ndihmave sociale per refugjatet e azilantet,permes bursave per studim e kualifikim etj... Sot dhe per shume dekada Perendimi po i vuan dhe do t’i vuaje pasojat e tolerances ndaj fondamentalizmave dhe ekstremizmave. Eshte dramatike qe armiqve te Demokracise t’u lesh shtigje te hapura per te abuzuar me Demokracine e vendeve te civilizuara, per ta vrare e gjakosur ate. Kjo do te jete nje vetvrasje per demokracine Perendimore. Kete tolerance ndaj fundamentalizmit ne Angli dhe ne Europe e pasqyrojne edhe disa fakte interesante qe jepen ne artikullin “For a Decade, London Thrieved as a Busy Crossroads of Terror” te botuar ne “New York Times” te dates 10 Korrik 2005. Le te permendim vetem disa : “Shume kohe para se bombat te perfshinin Londren te Enjten, Britania ishte bere nje baze nxitese e urrejtjes qe ushqehej nga versioni militant i Islamit….Per dy vite rrjesht ekstremiste si Sheik Omar Bakri Mohamed, nje klerik 47 vjecar me origjini Siriane ne cdo grumbullim qe behej ai bente thirrje publike per lufte te shenjte kunder Anglise dhe nxiste burrat e rinj muslimane qe te shkonin per te luftuar me terroristet ne Irak…..Ne nje interviste te tij ne nje gazette ne Prill 2004 ai njoftonte se nje grup shume i organizuar me baze ne Londer, Al Qaeda Europe, ishte ne prag te nje operacioni te madh ketu (Ne Londer-ZB). Ne nje ceremony fetare ku merrnin pjese me shume se 500 vete ne hollin qendror te mbledhjeve ne Londer ne Dhjetorin e vitit te kaluar, Sheik Omar kercenoi se nese qeverite Perendimore nuk do te ndryshojne politiken e tyre, muslimanet do t’u japin atyre nje 9/11 (11 Shtator-ZB) dite per dite…” Artikulli i mesiperm citon edhe nje oficer me pervoje ne zbulimet Europiane, i cili shprehet: “Terroristet kane ardhur ne shtepi. Eshte koha qe po paguhet politika e papergjegjshme e qeverise Angleze qe lejoi keto rrjete te lulezojne brenda Anglise.” Pra nuk eshte vetem Shqiperia vendi Europian ku ka fundamentaliste e terroriste te ardhur nga vendet e tjera. Por Shqiperia, per shume aresye, i ka pasur dhe i ka te gjitha mundesite qe t’i kape, dorezoje a denoje ata dhe te mos i lejoje me ne te ardhmen qe te hyjne ne vendin tone. Une mendoj se te gjithe ne shqiptaret, pa dallim feje, duhet te denojme e te mos pajtohemi me asnje lloj terrorizmi e fundamentalizmi, qofte ne vende te ndryshme te botes, qofte ne Shqiperi, Kosove etj. Shqiptaret histrorikisht nuk jane dalluar per fundamentalizem e terrorizem, por per bashkejetese e tolerance shembullore. Dhe kjo eshte shprehje e civilizimit europian te cilit i perkasim. Shqiptaret nuk duhet te lejojne askend qe t’i tjetersoje: qofshin keta politikane, pushtetar a ish-pushtetar shqiptar; qofshin keta misionare te fondamentalizmit e terrorizmit te ardhur nga larg, te maskuar pas shoqatash bamirese a firmash biznesi, te cilet pas viteve 1991 e konsideruan Shqiperine si nje vend te sigurte per ta dhe hynin e dilnin si ne nje han pa porta. Dihet se sa dem i shkaktoi nje politike e tille Shqiperise dhe uroj qe politikanet dhe pushtetaret e sotem dhe te neserm te kene zene mend. Tani edhe bota e civilizuar dhe institucionet Perendimore dine shume per politikanet shqiptare dhe nuk genjehen me nga fjalet e bukura dhe demagogjia e tyre, por do t’i gjykojne nga veprat. Tani edhe Europa po ndergjegjesohet permes pergjakjes se terrorizmi e fondamentalizmi nuk mund te tolerohet me aspak. Tani eshte e sigurte se cdo qeveri e politikan shqiptar do te jete i deshtuar nese tenton ta coje Shqiperine kunder rrymes dhe perkatesise se saj ProPerendimore. Le te tingellojne edhe sot te fuqishme thirrjet studentore te Dhjetorit 1990: “E DUAM SHQIPERINE SI EUROPA!” Politikane e qytetare te Shqiperise! Pastrojeni vendin tone te dashur nga cdo lloj fondamentalizmi e terrorizmi para se ata te pergjakin Shqiperine dhe te marrin jeten e njerezve te pafajshem. Po te jete vullneti i mire i politikes dhe shtetit , ne Shqiperine me hapesira e levizje krejt te kontrollueshme, ky spastrim nga elementet terroriste e fundamentaliste behet shume shpejt dhe lehtesisht. Une i bej apel ne menyre te vecante Berishes qe pritet te behet Kryeminister qe te dije ta perdore kete shans qe iu dha (mbase ky eshte shansi i tij i fundit) per te korigjuar gabimet e shumta te qeverisjes se viteve 1992-1997, perfshire ketu edhe qendrimet ndaj fondamentalisteve dhe terroristeve te ardhur nga vendet arabe a nga cdo vend tjeter dhe devijimin nga perkatesia Properendimore e shqiptareve. Le te behet realitet motoja e fushates se zgjedhjeve te 3 Korrikut: “ESHTE KOHA PER NDRYSHIM!”

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama