Retorika dhe Politika
МИЛИЦИA
Gëzim MEKULI
Retorika është ”zbuluar” për të ndihmuar politikanët, hoxhallarët, priftërinjtë, avokatët, gazetarët dhe mësuesit. Ky ”zbulim” është bërë me qëllim që këta njerëz me fjalimet e tyre të jenë sa më bindës e të ndikojnë sa më shumë. Edhe pse për më shumë se njëmijë vjet shumë pak ka ndryshuar në m...ënyrën e përdorimit të retorikës, pak nga ne mendojnë në fjalimet e vjetra greke.
Deri në mesin e viteve 1900 këto shkrime e fjalime retorike thuaja edhe u harruan. Por retorika ka një rendësi sepse ne përditë shigjetohemi nga gazetat, radio, librat, faqet e internetit, filmi dhe televizioni; media që në mënyrë të mbrehtë e dinake përdorin elementet ndikuese retorike. Duke u nisur nga bindja e fuqisë së madhe që posedon gjuha, është vlerësuar se është mu retorika ajo që përdorë këtë art si instrument për qëllime e synime te veta.
Sipas Bitzer është situata retorike ajo që dirigjon dhe paracakton atë se çfarë do të flitet e çfarë do të thuhet në publik. Pra është dikush në këto situata që kërkon që dikushi të reagoj dhe të merr fjalën dhe të provoj që të ndryshoj situatën. Në çastin kur një situatë mund të ndryshohet pjesërisht apo plotësisht përmes komunikimit (fjalës, fotografisë dhe tekstit) atëherë kemi të bëjmë me një situatë retorike.
Kosova, situatë retorike?
Retorika është në shërbim të së keqes dhe të së mirës. Ja një shembull i keq i retorikës që RTK përdori me rastin e sulmit dhe dhunës së “Milicisë” së Thaçit kundër qytetarëve (shqiptarë) të Kosovës dhe tentimit për të arrestuar z. Kurti: Në lajmet qendrore të RTK-së (26.04.09) ndër tjerash u tha se “në përpjekje për t’iu shmangur ndalimit nga ana e policisë ngasësi i veturës nuk ka përfillur urdhrin për ndalje si dhe në të njëjtën kohë ka goditur me veturë policët që ishin në pikë kontrolli”. Këtu është me rendësi se "çfarë" tha МИЛИЦИA, dhe "si" e tha МИЛИЦИA. МИЛИЦИA e Thaçit përdori në mënyrë "profesionale" strategjinë retorike. Andaj, mendoj se që të analizosh dhe të zbulosh strategjitë e fjalimeve politike dhe retorikën e tyre në media, është një kërkesë demokratike dhe detyrim intelektual.
Në rastin e lajmit të “Milicisë” ne duhet të dimë se "çfarë" thonë këta, "si" e thonë ketë, dhe "përse" e thonë këta këtë gjë? E kjo është problematike, sepse nëse lajmi i “Milicisë” do të ndikoj në opinion me këtë "gaf“ politik e ideologjik, atëherë kjo do të thotë se intelektualët shqiptarë nuk janë duke punuar shkencërisht dhe nuk po e zbërthejnë fuqinë dhe mjeshtërinë e retorikës. Ne duhet të regjistrojmë retorikën e këtij grupi dhe të këtyre njerëzve; qoftë kjo edhe problematike. МИЛИЦИA dhe qeveritarët, në deklaratat dhe fjalimet e tyre publike, përdorën disa forma apeluese të cilat janë më të shfrytëzuara se sa disa forma tjera; E kam fjalën për "strategjinë e grupeve" dhe "strategjinë e frikës."
Edhe një shembull nga deklaratat e tyre: “Në përpjekje për të neutralizuar veprimet agresive të personave të sipër cekur policia ka arrestuar 7 prej tyre si dhe ka konfiskuar veturën me të cilën ishin goditur policët në pikën e kontrollit”. МИЛИЦИA dhe qeveritarët na paraqiten si institucion me kinse përgjegjësi të madhe (Shiko rebelimin serb në Mitrovicën veriore dhe ne enklavat serbe, as МИЛИЦИA e as qeveritaret nuk marrin masa për te futur nen kontroll bandat serbe! Bile-bile МИЛИЦИA e Thaçit paraqitet si e rrezikuar nga një grup "rebelësh"). Me këto deklarata si të përfunduara dhe të padiskutuara, debatuesit fitojnë një ndjenjë, se kjo çështje është punë e kryer, dhe se as që e meriton të diskutohet rreth „Albin Kurtit dhe rebelëve të Vetëvendosjes“. Në këto debate shfrytëzohen "të përgjegjshmit", jo vetëm që ta përshkruajnë palën tjetër si të pashpresë dhe arrogante, por kjo ka edhe një strategji tjetër; strategji që detyron "palën tjetër" e "të mirë" të reagoj. Shembull: "një numër personash që ishin në shoqërim të personit të kërkuar nga ana e policisë kanë penguar policinë në kryerje të detyrës si dhe kanë sulmuar policët duke u shkaktuar atyre lëndime të lehta".
Argumentimi retorik i “Milicisë & Co” ka edhe elemente të "apelit të frikës", e që është një ndër strategjitë më të përdorura në argumentimin politik. Sepse argumentimi politik ka të bëjë me ardhmërinë dhe jetën; në këtë strategji retorike folësi – pra në këtë rast МИЛИЦИA- dëshiron dhe pret që publiku të mendon, rreth asaj, se çfarë pasojash do të kemi nesër, nëse ky njeri, akoma, do mbet në liri. Dhe, se çka do të ndodhë nëse ky akt do të na përsëritet përsëri. Nëse ky "grup i njerëzve agresiv", sipas deklaratës, do të mbetej në liri, fitohet përshtypja e krijohet bindja, se Kosova do të shkatërrohet. Dhe, si rrjedhojë e logjikshme, nëse Albin Kurti mbetet pa ndëshkuar, s’do të ketë qetësi e demokraci, por vetëm dhunë!?
Është kjo një strategji e njohur dhe e quajtur strategji e “grupeve” apo strategjia "NE” kundër “ATYRE". Strategjia retorike kërkon të krijoj bashkimin e anëtarëve kundër një "kundërshtari tjetër" apo "armiku". E, në këtë rast, sipas deklaratave të “Milicisë” në media, "armiku i demokracisë" është Vetëvendosja dhe Albin Kurti. Këto janë vetëm disa shembuj, se si mund të përdoret strategjia e grupacioneve në lajmin politik. МИЛИЦИA & Co me saktësi dhe kujdes rreshton dhe futë veten në "grupin e engjëjve", ndërsa ndaj z.Kurti e rreshton në "grupin e dreqit".
Duke ndarë njerëzit në grupe të polarizuara, kjo strategji shfrytëzon nevojat tona që ti takojmë një grupi. Dhe, nëse ne bindemi se i takojmë një grupi të caktuar, ne edhe fitojmë një motivacion, që ti respektojmë simbolet, mendimet, ritualet dhe bindjet e këtij grupi. Dhe njëkohësisht, jemi të gatshëm të mbrojmë ketë grup nga "grupi tjetër agresiv". Duke përdorë strategjinë "NE" kundër "ATYRE", МИЛИЦИA kërkon që të "ndërtoj" një grup që mbiçmon dhe dallon dallimet e mëdha të “këtij grupi” ndaj "grupit tjetër”. Qëllimi fondamental i kësaj strategjie retorike dhe i këtij "grupi të engjëjve" është eliminimi i mendimit dhe i filozofisë kritike nga shkenca, kultura, historia dhe politika.
Kontakto: gezim@mekuli.com
Gezim Mekuli
--------------------------------------------------------------------------------
- M A in Media Science and Rhethoric, University in Bergen
- Communication, University in Agder
- Film, Media and Communication, University in Oslo
- Political science, University in Mainz, Germany
- English language and litteratur, University in Prishtina
- German in communication, Østfold University college (1)
- Education theory in a multicultural context, Oslo University college (1)