Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Lajmi po kontrollohet

Lajmi po kontrollohet

Gëzim Mekuli

Sulmi dramatik në anijet humanitare që kishin destinacion rripin e GAZÊS ndodhi këtë të hënë. Menjëherë përdorues të shumtë të mediave sociale siç është Facebook, twitter dhe të blogjeve tjera kërkonin informacione rreth asaj se çfarë kishte ndodhur me këto anije. Thashethemet morën dhenë.

Mirëpo tek të nesërmen bota mori disa informacione nga dëshmitarët e anijes.

Qeveria izraelite kishte arritur që të izoloj dhe të çkyqë nga komunikimi qindra njerëz, dhe atë për 24 orë rresht. Si është e mundur kjo?

Është interesante të ceket se sa e madhe është kërkesa e njeriut për të pasur gjithmonë lajme të drejtpërdrejta nga vend-ndodhja. Se fotografitë, videoxhirimet dhe mesazhet menjëherë publikohen në youtube apo faqe të ndryshme të internetit, kjo për ne është, thuaja, një veprim i zakonshëm.

Por çka nëse asgjë nuk publikohet?

Propaganda

Në rastin e anijeve të sulmuara nga ushtarakët izraelit të paktën ”doli diçka” në opinion: Një videoxhirim i realizuar nga ushtria izraelite tregon sulmin e ushtarëve në anije. Një video që ”dëshmon” se si ushtarakët izraelit u provokuan me shufra metalike nga udhëtarët civil në anije. Por ky xhirim propagandistik nuk pati sukses: Nuk kishte shumë media, përpos FOX News që këtë videoxhirim e konsideronte edhe si ”dokument e dëshmi” se si ”provokuesit e egër” udhëtonin edhe ”me flamur falso, kinse si aktivist të paqes”.

Edhe pse propaganda izraelite nuk ishte e suksesshme në opinionin ndërkombëtar, ky veprim alarmon dicka tjetër; se sa e lehte ishte për autoritetet izraelite të pengoj dhe të kontrolloj informacionet dhe lajmin rreth sulmit në anijen me ndihma humanitare.

Epoka e re

Kur aktivistët iranian vitin e kaluar ia dolën që të mobilizojnë mbështetjen nga e tërë bota përmes mediave sociale si twitter dhe facebook, të gjithë ne u ngazëllyem dhe kjo mundësi që rrjeti i internetit na ofroj u lavdërua edhe si një fillim i një epoke të re të komunikimit dhe lajmit.

Po, bota jonë teknologjike hapet për mundësi të reja komunikimi, por mos të harrojmë se kjo mundësi vlen edhe për shtetet – qeverite. Për shembull Kina ka zgjedhur të përdor shumë resurse për censurën informative; dhe po ka sukses. Revista “Index on censorship” rishtazi botoi një artikull për rrjetin e internetit si një fushëbetejë në konfliktet politike. Në këtë artikull nënvizohet se ëndrra për komunikimin e informim global do të jetë mbase: vetëm ëndërr.

Pse kështu?

Autoritetet shtetërore nëse e duan një gjë të tillë mund të kontrollojnë e bllokojnë informacionet. Përveç kësaj është me rëndësi të theksohet se shumica e rrjeteve të internetit janë pronë private dhe udhëhiqen nga kompani private të cilat mund të kufizojnë dhe të kushtëzojnë shumëçka në fushën e mediave dhe komunikimit. Ka shumë shembuj mbi përgjimin dhe ndërhyrjen në komunikim. Ja për shembull mënyrën se si Skype, -partneri kinez Tom Skype-, shfrytëzoj sistemin e këtij provajderi për të përgjuar dhe për të ndjekur opozitën politike e cila shfrytëzonte dhe përdorte këtë program për të biseduar (Chat).

Index on Censorship po ashtu informon se si autoritetet, ndër tjerash edhe Bellorusia dhe Taxhikistani, kan përdorur, siç i thonë këta –just in time blocking- pra këtu bëhet bllokimi i rrjetit komunikativ në “çastet kritike”, për shembull gjatë zgjedhjeve të lira. Po ashtu gjatë luftës në mes të Gjeorgjisë dhe Rusisë në vitin 2008 është bllokuar dhe censuruar rrjeti i internetit.

Pentagoni

Revista për kulturën teknologjike ”Wired” këto ditë shkruan për themelimin e Cybercom; Është kjo një organizatë ushtarake e cila si detyrë kryesore ka mbrojtjen e rrjetit kompjuterik të Pentagonit. Gjithnjë sipas kësaj reviste bëhet e ditur se nuk është e qartë nëse Cybercom do të sulmon ndonjëherë edhe rrjetin ushtarak e kompjuterik të armikut. Kjo mund të jetë edhe një ”ushqim” për teoritë konspirative, e aq më shumë nëse marrim parasysh fjalët e shefit të Google Drommons ku thotë se censura dhe bllokimi i komunikimit përmes internetit gjithnjë e më shumë është prezente edhe tek vendet që janë paksa më demokratike se Kina, si për shembull Tailanda, Turqia dhe Koreja Jugore.

Mediat sociale, e mos të harrojmë edhe përhapjen e madhe të telefonave celular, natyrisht se kontribuojnë që të interesuarit nga e tërë bota e kanë më lehtë të angazhohen, të dinë dhe të ndjekin ndodhitë dhe lajmet e botës. Por, komunikimi mund të kontrollohet.

Kosova

Çuditërisht hapsira publike në Kosovën e pasluftës është e kontrolluar dhe në shumë raste e censuruar. Përpos kontrollit të lajmit përmes ”mediave të forta”, tanimë ka filluar edhe shigjetimi i mediave periferike. Për shembull në Kosovë ky lloj shigjetimi e tentim-kontrolli i lajmit është zbatuar nga kompania private e internetit IPKO kundër televizionit “Rrokum”, ku ky rrjet, i afërt me qeverinë, ligështon dhe pamundëson emetimin e programeve këtij mediumi të pavarur.

Kontrollohet informacioni e lajmi (lajmi e informacioni shqip e jo serb) që nuk është në interes të UNMIK-ut. EULEX-it dhe KFOR-it. Lajmi politik që po lansohet nga televizioni i tyre RTK ka më shumë se 10 vite që është duke u manipuluar, censuruar e kontrolluar. Sikur të mos ishte kjo e mjaftueshme, partitë politike në Kosovë kanë blerë dhe kanë futur ”nën sqetull” thuaja të gjitha gazetat e përditshme dhe thuaja të gjitha radiot dhe televizionet lokale dhe kombëtare. Shumë lajme, trajtesa e tema kulturore, sociale, politike e ekonomike akoma "nuk bien në sy dhe nuk vërehen".

Populli shqiptar po pret…

(Autori është kritik i medieve. Kontakti: gezim@mekuli.com)

www.mekulipress.com

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama