Thuhet se Zoti ka një plan për të gjithë. Nëse është kështu, plani suprem i Tij për shqiptarët qenka që të vuajnë një verë tjetër të nxehtë. Klimatike, por para të gjithash politike. Debati i stërzgjatur i zgjedhjeve po merr këto orë një drejtim të ri, më hileqar dhe me pasoja për të ardhmen e afërt. Mbi linjën e hetimit parlamentar, që do të sillte normalizimin e jetës politike dhe rifillimin e funksionimit të të gjitha pjesëve të mozaikut shtetëror e institucional me efiçensë të plotë, po merr hov një konflikt i një lloji të ri, i cili mesa duket do të përfshijë brenda rrezes së tij gjithë çfarë gjen përpara. Gjatë këtij viti dhe gjatë vitit tjetër. Ligje me shumicë të kualifikuar, kode, reforma, përfshirë atë elektorale, dialog të ndërprerë dhe klimë politike të ndezur, tension dhe përplasje që fusin në kolaps gjithë shoqërinë – ja çfarë po merr formë në këto ditë, kur demarshet e ndërkombëtarëve për t’i ulur palët në një tryezë dështuan dhe kur qeveria këndon këngën e triumfit të vizave, kurse opozita i fryn borive të luftës.
Opozita, armë të reja, qëllim i vjetër
Aktualisht PS dhe aleatët e saj ndodhen përballë një situate politike plot gropa thithëse dhe kurthe. Duhet menduar një strategji e re, në prezencë (apo më mirë në mungesë) të kartës së vizave. Nëse vizat do të merren pa vënë kushte që lidhen me krizën elektorale, nëse Europa e Bashkuar do të lëshojë pe tek procesi i liberalizimit, për të mbajtur peng vetëm atë të statusit të vendit kandidat, efekti që ky spostim do të ketë në Shqipëri do të jetë imediat. Berisha nuk e ka aspak merak ceshtjen e statusit të ri. Ai nuk po ia ndan sytë vizave, me instiktin e njohur të gjuetarit që e di se në cilën ferrë fle lepuri i majmë. Opozita gjithashtu e di se beteja për vizat është e rëndësishme dhe potencialisht me pasoja në garën politike. Nëse treni i vizave shkon deri në stacionin e fundit pa ndonjë peripeci, opozitës i duhet të eksplorojë një rrugë të re që të mbajë gjallë frymën e debatit politik rreth zgjedhjeve, që do të thotë në fakt, rreth marrëdhënies së saj me maxhorancën. Me vizat e mbajtura peng, shanset e Ramës për të fituar dicka në rrafshin politik ishin dhe janë të mëdha. Cdo kushtëzim europian lidhur me vizat, do të sillte menjëherë uljen në tryezë të Berishës. Nëse Këshilli Europian dhe Parlamenti Europian do të konsolidojnë një qëndrim pozitiv për vizat, pavarësisht klimës së brendshme politike, e majta duhet të bëjë një zgjedhje të madhe dhe të vështirë. E cila lidhet me disa aspekte.
Së pari, duket se qëndrimi i opozitës ndaj Kuvendit, në këto kushte hipotetike, do të ndryshonte sërish. “Në Tiranë nuk ka krizë, sepse opozita është në parlament”, deklaroi pak ditë më parë zv.kryetari i Asamblesë Parlamentare të OSBE Grosruk. Pikërisht këtu duket se mund të rinisë gjithcka. Pra, tek ashpërsimi nga e para, i marrëdhënies mes PS dhe parlamentit. Një bojkot i ri mund të jetë rezultati i kësaj krize të rinisur, i cili do të kompromentonte, bashkë me dialogun e munguar parlamentar, edhe procesin e kalimit të një numri aktesh që kërkojnë shumicë të cilësuar.
Së dyti, nëse opozita do ta radikalizonte nga e para qëndrimin e saj, procesi që do të prekej rëndë do të ishte ai i reformës zgjedhore. Ka tashmë disa iniciativa nga parti të vogla, por edhe nga KQZ, për t’i dhënë udhë reformës elektorale. Ky ritual që ka paraprire rregullisht cdo proces zgjedhjesh, kësaj rradhe duket mjaft kompleks e i vështirë. Në zgjedhjet lokale të vitit 2007, vetëm një kompromis i minutës së fundit tek presidenti, bëri që të shmangej bojkoti i zgjedhjeve nga opozita, e cila atëhere përfaqësohej nga PS dhe LSI. Në kushtet aktuale, kur Rama nënvizon me forcë përditë (ashtu sic bëri nga Nju Jorku), se nuk ka zgjedhje lokale pa hetuar 28 qershorin, cdo tentativë për të ulur në tryezë opozitën për të shkruar rregullat e votimeve të ardhshme, duket thjesht e pamundur.
Së treti, e që lidhet me aspektin e dytë, vjen pjesëmarrja në zgjedhje.
Ka qarkulluar prej kohësh idea se do të jetë e vështirë pjesëmarrja e opozitës në zgjedhje, nëse nuk do të ketë një hetim qoftë edhe minimal parlamentar rreth 28 qershorit. Në kushtet kur opozita deklamon me forcë se e nënshkroi draftin për hetimin në fjalë, ndërkohë Berisha refuzoi të hidhte firmën, rruga e të majtës drejt zgjedhjeve vështitësohet dukshëm. Pasi provoi bojkotin parlamentar për gjashtë muaj, pasi instaloi cadrat e grevës së urisë poshtë zyrës së kryeministrit për tre javë dhe mbushi sheshet me disa qindra mijë përkrahës, opozita mund t’i tundohet nga bojkotimi i zgjedhjeve të ardhshme lokale, si mjetin kryesor për të sensibilizuar opinionin e brendshëm dhe ndërkombëtarët ndaj qëndrimeve dhe kërkesave të saj.
Edi Rama ka humbur një palë zgjedhje vitin e shkuar, duke u përpjekur të luajë kartën e të moderuarit. Ndoshta, duke parë se historia e linjës së fortë e Berishës ka qenë në fund të fundit një histori suksesi, mund të vendosë të provojë pikërisht këtë lloj sjelljeje ekstreme. Dhe të gjitha gjasat janë që vjeshta e ardhshme të përcaktojë një qëndrim të qartë mohues të opozitës ndaj pjesëmarrjes në zgjedhje. Një alternativë që duket se e ka trembur seriozisht Berishën, i cili ka nisur të flasë shpesh dhe dendur për planet e opozitës për të mos hyrë në zgjedhje.
Në rastin që do të ndodhte, ky do të ishte kurorëzimi i një situate të koklavitur politike, ku asnjë rregull dhe asnjë aktor në lojë nuk ka më kontroll mbi sistemin politik dhe ku gjithcka del jashtë kuadrit të rregullave e ligjeve në fuqi.
Qeveria, sa qejf është në plazh
Për qeverinë nuk ka krizë. Sipas saj, kriza është brenda të majtës dhe ajo transferohet artificialisht jashtë këtij krahu politik. Berisha vazhdon të inaugurojë shkolla dhe objekte të tjera (për hir të së vërtetës, ka rënë madhështia e inaugurimeve të fushatës së shkuar), si dhe të luajë lojën e atij që ndodhet mbi anije dhe që vazhdon pa ndalur ushëtimin.
Kapërcimi eventual i pengesës së liberalizimit të vizave nga ana e qeverisë, i ka dhënë kësaj të fundit një pozicion relativisht komod në periudhën disamujore që na ndan nga vera dhe fillimi i vjeshtës. Berisha ia arriti që duke refuzuar stoikisht akordin me opozitën, t’i bëjë parlamentarët Daul dhe Shulz që të kapërdijnë një dështim të hidhur personal. Por nuk dihet ende me siguri nëse do t’ia arrijë të imponojë qëndrimin e tij shpërfillës edhe ndaj institucioneve europiane që do të vendosin për vizat në shtatorin e ardhshëm. Kryeministri deklaron rëndom se i ka dhënë opozitës gjithcka ka kërkuar. Me një harresë të vogël: që nuk po e le të hetojë zgjedhjet dhe që po ngulmon të djegë fletët e votimit.
Një qëndrim i pakuptueshëm, por deri tani i pandëshkuar nga ana e ndërkombëtarëve. Berisha ka nisur të mendojë tashmë për rekordin e ri të qëndrimit në ujë në plazhin e Dhërmiut, me shpresën se ky lajm do t’i japë edhe disa ditë qetësi shumicës, për sa kohë që do të ketë media që do të jenë të interesuara për t’u marrë me kronometrin kryeministror. Ai po përpiqet ta mbajë në profil të ulur luftën politike me kundërshtarët e tij, megjithëse është koshient se do të vijë momenti (me shumë gjasë në vjeshtë), kur me të majtën do të duhet të ballafaqojë forcat në shumë fronte. Ai ka arritur një fitore të vogël diplomatike, kur ka arritur të djegë një ultimatum ndërkombëtar pa vënë asgjë mbi tryezë, por vetëm duke u fokusuar tek sukseset e qeverisjes dhe tek retorika për bashkëpunim me opozitën.
Gjithsesi Berisha e ndjen se po vjen edhe për të një vjeshtë e vështirë, kur do t’i duhet, nga pozita e të zotit të shtëpisë, të marrë indirekt përgjegjësi edhe për sjelljen e opozitarëve. Bllokimi i punës parlamentare, apo më keq, dështimi i zgjedhjeve lokale, do të ishte një minus i rëndë për kryeministrin, në vitin e dytë dhe shumë delikat të mandatit të tij qeverisës. Me sjelljen e tij shpërfillëse, kryeministri shqiptar ka arritur të sugjestionojë një pjesë të komunitetit ndërkombëtar, por vështirë se do të arrijë të ulë sadopak temperaturën e lartë të kësaj vere të nxehtë klimatike dhe politike.