1 KORRIK 1990, e diel Tirana është e qetë, e tulatur nga vapa dhe emocionet e Kampionatit Botëror të Futbollit. Gjatë natës, ka ndodhur diçka e jashtëzakonshme. Busti i Stalinit përballë Akademisë Ngjarja e ambasadave, e nisur më 2 korrik 1990, e vendosur në realitetin e kohës, mes një kombi të mbetur i fundit në Evropë, i mbetur për bukën e gojës për shkak të një sistemi politik që mbahej me dhunë, mes impaktit që sillnin zhvillimet demokratike në vendet e tjera të Lindjes Komuniste, ngjarjet në Kosovë, madje edhe mes një Kampionati Botëror të Futbollit, sportit më të dashur nga të gjithë. Në këtë këndvështrim i ka ndërtuar ngjarjet e fillimit të korrikut 1990, gazetari i njohur i ekranit Blendi Fevziu, në ditarin e tij, pjesë nga të cilat do të keni mundësinë të lexoni më poshtë.
së Shkencave është hequr dhe rreth piedestalit të mbetur bosh vërtiten shumë vetë. Xhiroja e bulevardit është zhvendosur në mbrëmje atje, sikur të gjithë, duan të sigurohen për lajmin surprizë. Pasdite, personeli i Ambasadës Gjermane hyn në godinën e re të porsapërfunduar në rrugën e Ambasadorëve.
2 KORRIK 1990, e hënë
Gdhin një ditë e nxehtë, e trazuar akoma më shumë nga fakti që sot nuk ka ndeshje futbolli. Kanë mbetur vetëm gjysmë finalet. Pranë dyerve të Ambasadave ka mjaft lëvizje. Deri tani ka më shumë se 18 vetë të strehuar në disa ambasada, kryesisht në atë Turke, Italiane dhe Greke.
Dita vijon të jetë e nxehtë, por pasdite, mbërrijnë dy lajme tronditës.
Së pari, Kosova është shpallur republikë. Kuvendi i Kosovës, i mbledhur në Prishtinë ka vendosur proklamimin e Kosovës Republikë dhe i ka dhënë asaj të drejtën e vetëvendosjes.
E dyta, në Ambasadën e re Gjermane kanë hyrë më shumë se 50 vetë. Kanë goditur me një kamion “Saurel” murin rrethues dhe janë gjendur në oborr. Shoferi thuhet se është një i ri, i quajtur Ylli. Bulevardi zien nga komentet. Thuhet se ata kanë marrë me vete edhe ushqime, për të mos rënduar personelin e Ambasadës.
Në mbrëmje janë shtuar lëvizjet e njerëzve dhe policisë. Xhiroja ka më shumë se një javë që është shpërngulur në rrugën e Ambasadave.
Rreth orës 21:30 ndodh diçka, që nuk kishte ndodhur kurrë në Shqipëri këto 50 vjet. Një grup të rinjsh sulmojnë Ambasadën Gjermane, çajnë rrethimin dhe hyjnë brenda. Policia qëllon dhe njëri prej tyre bie i plagosur apo i vrarë brenda murit rrethues. Ambasada bllokohet prapë, por në të tani janë strehuar edhe 80-100 vetë të tjerë. Numri më i madh dhe i mjaftueshëm për të shkarkuar një skandal diplomatik. Të tjerët që mbeten, rreth 4-5 mijë janë nisur drejt qendrës së Tiranës me radhë të shtrënguara, duke hedhur parulla kundër komunizmit dhe Enver Hoxhës. Është një demonstratë e vërtetë, e para e këtij lloji në vend. Pranë qendrës, turma përballet me forca të shumta policie, përforcuar me trupat e gardës. Duket se kanë frikë mos sulmojnë monumentin e Enver Hoxhës. Duhet vetëm pak kohë qe njerëzit të shpërndahen. Në rrëmujë e sipër ndalohen nga policia shumë prej tyre. Trupa të tjera speciale qëndrojnë në gatishmëri pranë Laprakës, banorët e së cilës komentohen si organizatorë të demonstrimit. Rreth mesnatës, kur kthehem nga bulevardi, në shesh ka një tension të çuditshëm dhe dhjetëra trupa policie. Natën vonë, një zë i dridhur telefonon në zyrat e RAI. Gazetarët atje e transmetojnë në lajme: Flas nga Tirana, ka ndodhur një demonstratë, qindra vetë kanë hyrë në Ambasadën Gjermane, nuk flas dot më gjatë...
3 KORRIK 1990, e martë
Në pamje e qetë, Tirana zien nga lajmi i pabesueshëm. Ka pasur një demonstratë, ka pasur njerëz që kanë thirrur kundër Enver Hoxhës. Ngjan e pabesueshme, por është e vërtetë. Rruga e Ambasadave është e rrethuar dhe kalimi aty ndalohet. Në mesditë, vjen lajmi se është bllokuar rruga e Shkodrës dhe treni që vjen prej andej nuk është nisur. Shkodranët kanë dëgjuar se në Tiranë janë hapur ambasadat dhe shumë prej tyre janë nisur me gjithë familje dhe valixhe me plaçka. Policia ka bllokuar stacionin e trenit, por ndodh një truk. Makinisti e ndalon trenin një kilometër më larg dhe shumica zbresin që aty dhe shpërndahen për t’u rimbledhur në rrugën e Ambasadave. Në mbrëmje, Tirana shokohet akoma më shumë nga eliminimi i Italisë. Një gol i Kanixhës dhe dy penallti të humbura kanë nxjerrë nga kampionati ekipin organizator.
4 KORRIK 1990, e mërkurë
Stacionet italiane dhe jugosllave kanë dhënë dje lajme mbi zhvillimet në Tiranë dhe demonstratën. Gjatë natës, në Ambasadën Kubane në qendër të qytetit, kanë hedhur një bombë të fuqishme rudimentare (artizanale, red.). Ka pasur një shpërthim të zhurmshëm, por pa pasoja. Duket se kjo është bërë si përgjigje për dy personat që kishin hyrë në ambasadë dhe që kubanët ia dorëzuan policisë. Për herë të parë “Zëri i Popullit” ka dhënë një njoftim për demonstrimin e 2 Korrikut. Flitet me tone të ashpra. Në mbrëmje, Gjermania kualifikohet për finale pas një ndeshje të lodhshme me Anglinë. Do jetë një finale si ajo e katër viteve me parë, RFGJ – Argjentinë.
5 KORRIK 1990, e enjte
Është e vështirë të bëhet një bilanc i të strehuarve në ambasada, por flitet për 200 vetë. Të shpërndarë kudo. Në orën e lajmeve të RAI, rrugët pothuajse zbrazen krejtësisht. Të gjithë mbërthehen para televizorëve për të mësuar atë që ndodh në Tiranë. Ose reagimet nga jashtë për të. Deri në mesditë, situata ngjan e qetë. Pasdite gjithçka përmbyset. Vijnë lajme se në Kavajë ka pasur përleshje të qytetarëve me policinë dhe forcat speciale. Përleshja ka zgjatur disa orë. Thuhet se ka edhe të plagosur, po asgjë nuk dihet qartë. Te treni izolohen të gjithë personat që vijnë nga Shkodra. Zakonisht i ndalojnë për flokët apo për probleme të tjera, por nuk i lëshojnë pa deklaruar se ku do të shkojnë. Afër mbrëmjes kaosi zbret në Tiranë. Lajmi është akoma më befasues. Shumë vetë, rreth 1 mijë, kanë hyrë në Ambasadat e huaja në Tiranë. Kryesisht në Ambasadën Gjermane, Italiane dhe Franceze. Rrethimi i policisë është hequr si me magji dhe askush nuk i ka ndaluar njerëzit të arrijnë tokën e premtuar. Më të habitur mbeten ata që kanë hyrë dy ditë më parë, duke rrezikuar jetën. Gjëja më e vështirë është të japësh një numër të saktë. Ndryshon mbas çdo njeriu që takon.
6 KORRIK 1990, e premte
Lind mëngjesi më tronditës i këtij fundshekulli, mëngjesi i refugjatëve. Qyteti është zgjuar më herët se kurrë. Në rrugët përzihen prindërit që kërkojnë fëmijët dhe familjarë që janë nisur drejt ambasadave, për t’u larguar nga Shqipëria. Pothuaj e gjithë Tirana është në rrugë. Ambasadat janë fare të lira dhe asnjë polic nuk e pengon vërshimin e qytetarëve drejt tyre. Oborret e ambasadave janë mbushur plot. Ka të strehuar në të gjitha, përfshi edhe atë algjeriane dhe kineze. Situata përpara ambasadave është e njëjtë kudo. Tek Ambasada Italiane qindra vetë kalojnë hekurat normalisht. Policët që janë aty përpiqen të ndihmojnë pleqtë, gratë dhe fëmijët. Ka të rinj, minorenë, vajza me të dashurit, por edhe shumë familje që kalojnë hekurat duke marrë valixhet dhe drekën e përgatitur si për piknik. Në rrugën e ambasadave, përpara kinoteatrit “Rinia”, njerëzit ndahen me lot. Ka prindër që përshëndesin fëmijët, por më shumë që ndahen nga njëri-tjetri. Edhe këtu policia nuk ndërhyn. Ata që kalojnë në anën tjetër përshëndesin me duar. Të gjithë e dinë që ikja do të organizohet në mbrëmje ose e shumta në mëngjes dhe se avionët që do t’i çojnë në Itali ndodhen tashmë në Rinas. Ka njerëz që tregojnë që i kanë parë më sytë e tyre.
Në orën 14:00 policia ndërhyn me shpejtësi dhe pengon hyrjen. Një kordon i fortë uniformash blu ndan tani njerëzit me të afërmit e tyre në rrugë. Ç’po ndodh? Askush nuk di gjë. Pasdite zhvillohet Plenumi i KQ të PPSH. Të ulur në bordura, përpara dyerve apo nëpër parqe, njerëzit dëgjojnë të gjithë bashkë nga radiot me bateri, plenumin. Jepet direkt fjalimi i Ramiz Alisë. Është një trishtim i plotë që e shton më shumë ankthin. Kuptohet që s’ka as avion dhe as lëshime. PPSH ka vendosur të marrë masa të forta. Janë orët më të ankthshme të korrikut.
7 KORRIK 1990, e shtunë
Tirana është mbushur me makina policie. Patrullat kanë filluar të ndalojnë çdo të ri me flokë të gjata apo varëse në qafë. Janë shumë brutalë dhe shoqërohen nga instruktorë të rinisë. Djemtë me flokë të gjata qethen zero. Bulevardi ngjan në mbrëmje si balash. Për të strehuarit në ambasada nuk ka asnjë lajm të ri. U mbushën 24 orë që gjenden atje. Territori rreth tyre është plot. Shumë vetë kanë hipur në tarracat e pallateve pranë dhe thërrasin të afërmit. Në mbrëmje tarracat e pallateve bllokohen nga policia.
Ka sidoqoftë prindër që e çajnë kordonin dhe afrohen deri atje. Në mbrëmje, përpara ndeshjes së futbollit Angli-Itali në televizion jepet lajmi për ndryshime në Byronë Politike. Janë hequr pothuaj të gjithë ata që konsiderohen si konservatorë. Është hequr edhe Ministri i Brendshëm, Simon Stefani. Por tani është vonë, nuk mund të rregullohet asgjë. Në pushim të ndeshjes në TV transmetohet një dokumentar në të cilin tregohet se si prindërit thërrasin fëmijët e tyre dhe ju kërkojnë të mos tradhtojnë atdheun. Është një farsë që më shumë të bën të qeshësh. Nga Ambasada Gjermane vijnë gjatë gjithë natës thirrjet: “Dojçland-Europë”. Ata kanë frikë se mos i nxjerrin jashtë. U mbushën 48 orë dhe situata duhet të jetë rënduar. Në mbrëmje TV transmeton lajmin se Ramiz Alia ka nxjerrë një dekret, sipas të cilit, të strehuarit në ambasada që duan të dalin, nuk ndiqen penalisht, ndërsa të tjerët, që duan të ikin, do të pajisen me pasaporta.
8 KORRIK 1990, e diel
Vijon ankthi. Nuk ka asnjë njoftim se si do të zhvillohen ngjarjet. Tani duket se nuk do të jetë aspak e lehtë. Në mbrëmje është ndeshja finale e Kampionatit Botëror të futbollit, Gjermani-Argjentinë. Gjermania fiton pas një penalltie të Brehmes. Gjithë natën është festuar fitorja me thirrje “Dojçland, Dojçland”.
9 KORRIK 1990, e hënë
Një ditë e denjë për të shkruar “Asgjë e re nga fronti i ambasadave”.
10 KORRIK 1990, e martë
Në ambasada gjendja është rënduar shumë. Dje thonë se kanë parë një nga drejtuesit komunist të Tiranës, Piro Lako, duke u grindur me një djalë të ri që ka hyrë në ambasadë. Një figurë e njohur e bulevardit, i quajtur Ilir Demalia, ose siç e njohin rëndom, “Syçi”. Dje ka arritur në Tiranë edhe një emisar i OKB për refugjatët. Thuhet se ai do diskutojë me Alinë modalitetet e ekstradimit.
11 KORRIK 1990, e mërkurë
Duket se ikja e tyre është vendosur.
12 KORRIK 1990, e enjte
Të strehuarit e Ambasadës Çeke u larguan të parët. Mbërritja e tyre u transmetua nga RAI ndërsa “Zëri i Amerikës” dha një reportazh të gjatë. Ishte shumë emocionuese. Asnjë sharje, asgjë. Kanë deklaruar se kërkojnë vetëm të jenë të lirë. Në mbrëmje pritet largimi i të tjerëve. I kanë pajisur me pasaporta të rregullta.
MIDIS 12 DHE 13 KORRIKUT 1990,
MESNATË.
Ata do të ikin sot. Lajmi ka dalë nuk dihet se nga ku. Po rruga që të çon në Durrës është mbushur plot. Njerëzit janë ngjeshur përpara Gjimnazit “Qemal Stafa”. Njerëzit janë disa mijëra, por nuk ndihet asgjë. Një qetësi absolute që thyhet vetëm nga dënesa të mbytura nënash. Evakuimi pritet të fillojë ato çaste, por ndryshe nga se pritet, autobusët ndërrojnë rrugë. Nisen nga kryqëzimi i “21 Dhjetorit”, ku ka më pak njerëz. Përpara prijnë makinat e policisë, trupi diplomatik, autobusët dhe në fund përsëri makina policie. Dy anët ë rrugës janë siguruar me ushtarë të gardës. Njerëzit që i presin shtyhen. Duan të shohin, por nuk munden dot. Kur autobusët afrohen, krejt spontane nisin duartrokitje. Një stuhi e tërë e pamundur të ndalet. Dëgjohen fërshëllima. Emra njerëzish të thirrur me zë të lartë. Nga mesi i turmës dëgjohet thirrja e fortë: “populli është me ju” ngjan si një skenë që nuk e xhiron askush. Nga xhamat e autobusëve fluturojnë këpucë dhe atlete. Ata që ikin kanë shkruar aty mesazhet e fundit për familjet. Adresa dhe fare pak fjalë: “lajmëroni familjen time që unë po iki. Nënë, më fal. T’i puth njëmijë herë duart, sytë, flokët…”. Pas autobusit të fundit, 20-30 vetë me biçikleta çajnë rrethimin e policisë dhe i ndjekin pas. Afër kombinatit ndalojnë. Nuk i kapin dot më. Në ora 03.00 njerëzit shpërndahen në heshtje. Ata kanë hipur në anije dhe janë nisur tashmë. Është një natë e trishtuar që thyhet nga një batutë e fundit: “O Gëzim Kulufi, hyr në Ambasadën Kubaneze se të bëjnë Ambasador”.
13 KORRIK 1990, e premte
Dje “ZP” botoi një artikull të Musa Krajës të titulluar, “Ku vini bijtë e nënës”! Qe një artikull prekës, pa teprime politike. Midis të tjerash thuhej:”… megjithëse ju ikët, e latë, nëna është prapë e dhembshur, zemra e saj është e gjerë. Ju pajisini me pasaporta, që kudo që të vini, kudo që të shkoni, të mos jini pa emër…”. TV ka transmetuar dje edhe sot intervista të intelektualëve. Është mjaft e pështirë të dëgjosh deklarimet e shumë prej tyre. Ata vijojnë të lundrojnë. RAI tha se pritet të mbërrijnë rreth orës 8 të mëngjesit. Marina ushtarake italiane, kryqi i kuq dhe shumë institucione janë në pritje. Në Brindizi kanë mbërritur edhe arbëreshët. Në orën 13.00 anijet mbërrijnë në port. E para zbret vajza që ka lindur në Ambasadën Gjermane, e kanë quajtur Libera. Pas saj të gjithë. Është një pamje e trishtuar, përpara së cilës gazetarët e RAI mbetën të befasuar. Të rinj pa këpucë, që ecin drejt tokës së premtuar, duke bërë vetëm një deklaratë, kemi ardhur për të qenë të lirë. Pothuajse të gjithë kanë deklaruar se duan të vazhdojnë studimet.
14 KORRIK 1990, e shtunë
Sot mbërritën në Marsejë të gjithë shqiptarët që qenë strehuar në Ambasadën Franceze. Në port i prisnin rreth 3000 shqiptarë të ardhur nga gjithë Franca dhe Belgjika. Emigrantë të vjetër.
15 KORRIK 1990, e diel
Në orën 18:00 në shesh u mbajt një miting për të shprehur unitetin e popullit rreth partisë. Të gjithë qendrat e punës kanë qenë të detyruar të marrin pjesë. Sheshi është mbushur me ushtarakë me uniforma të gjelbra. Ka dhe shumë policë. Është një miting pa entuziazëm, si i përmortshëm. Ndoshta është ngjethëse të detyrosh një nënë të cilës i ka ikur fëmija që nuk di kur do ta shohë prapë, që të thërrasë kundër tij. Apo ta quaj, “llumi i Shqipërisë”. Po në jetë ndodhka gjithçka.