Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Doreheqja e Rusmalit dhe standardi moral!

Shkruar nga: Blendi Fevziu  
Botuar më: 26 vite më parë

Blendi Fevziu
Doreheqja e Rusmalit dhe standardi moral!

Kater prej tyre jane doreheqje politike; ajo e Petro Kocit nga qeveria “Majko”, e Ilir Metes dhe Sokol Nakos nga qeveria “Nano” ne vitin 2003 dhe ajo e Besnik Mustafajt nga qeveria “Berisha” kete vit. Ato jane lidhur me nje moment te caktuar politik, me mosaprovimin per nje linje apo vije te caktuar politike.

Dy te tjerat jane doreheqje te nje lloji tjeter, lidhen me akuzat e bera direkt ndaj ministrave dhe me mungesen e mbeshtetjes apo solidaritetit politik ndaj tyre. E para, eshte ajo e ministrit te Financave, Ruli, ne fundvitin 1993 dhe e dyta, eshte kjo e djeshmja, e ministrit te Drejtesise, Rusmali.

Dy doreheqje per qindra mijera akuza; dy doreheqje per nje vend qe ka koeficentin me te larte te korrupsionit ne rajon, plot 105 pike; dy doreheqje per 17 vjet funksionim te demokracise. Nje demokracie qe ka ne baze te saj sulmin ndaj kundershtarit dhe akuzat ndaj tij.

Pak, pa dyshim, shume pak! Por, nderkohe, nese historia politike e pluralizmit eshte tejet e varfer ne kete drejtim, historia e instalimit te nje morali te ri ne politiken shqiptare duket se po merr forme. Doreheqja e ministrit te Drejtesise, Rusmali, duhet pare qarte ne kete drejtim. Me shume se sa nje doreheqje, me shume se sa hapje rruge nje hetimi, ajo duhet pare si instalimi i nje standardi moral, qe nuk duhet te mbetet ketu, por duhet te shnderrohet ne menyre te funksionimit politik ne vend. Pak muaj me pare, kreu i Grupit parlamentar te PS-se, Ben Blushi, kreu gjithashtu nje gjest te larte moral. U dorehoq nga drejtimi i grupit pas votimit pro Topit te gjashte deputeteve te PS dhe refuzoi ta marre serish drejtimin e tij. Ne me pak se tre muaj, duket se Shqiperia po instalon nje standard te ri moral dhe ne duhet te jemi se paku mbeshtetes per kete. Po i kthehem rastit ne fjale: drejtori i Burgjeve ka deklaruar dy dite me pare doreheqjen pas nje konflikti publik, disamujor, me ministrin e Drejtesise. Ish-kreu Shehri ka bere publike nje kasete, ne te cilen dallohet vellai i ministrit te Drejtesise, duke folur per zhvillimin e nje tenderi dhe fituesit e mundshem te tij. Afere problematike, e padenje dhe qe ngarkon me pergjegjesi ministrin ne fjale. Vellai i tij gjendet ne zyren e nje vartesi te ministrit dhe diskutojne bashke per nje afere financiare. I gjendur perballe nje problemi te tille, ministri Rusmali ka dhene doreheqjen. Ai ka kerkuar qe Auditi i Brendshem te merret me hetimin ne fjale dhe Prokuroria te nise nje hetim te shpejtuar ne kete drejtim. Rusmali ka zgjedhur ta heqe pergjegjesine e tij, duke u vene ne dispozicion te organeve te specializuara te hetimit dhe do te jene keto qe do te bejne verifikimin e rastit ne fjale. Do te jene keto qe do te thone, nese ai ka apo nuk ka faj dhe kjo do te kete peshe ne karrieren e metejshme te tij. Por deri ketu, deri ne nje vendim me te qarte, Rusmali ka zgjedhur te largohet. Ai mund te kerkonte hetim, duke qene minister; ai mund te zvarritej sic jane zvarritur me dhjetera ministra shqiptare ne keto 17 vjet, pa pyetur per akuzat, edhe kur ato jane publikuar ne shtyp; ai mund te zgjidhte te bente te paditurin, sic kane bere shume. Sic ka bere nje ish-gjykates i diktatures, qe kishte denuar me vdekje nje poet ne kapercyell te vitit 1988 dhe qe me pas u dekorua per merita ndaj shtetit; sic kane bere disa ministra, vellezerit apo te afermit e te cileve kane qene te perfshire ne afera tejet te rrezikshme; sic kane bere pothuaj te gjithe anetaret e qeverise, ne nje vend ku, se paku, me i miri prej tyre ka mbi shpine male me dosje akuzash. Ne vendin ku akuzat per korrupsion dhe korrupsioni vete kane inflacionin me te madh, Ilir Rusmali nuk iu drejtua thjesht drejtesise. Ai zgjodhi doreheqjen, duke marre mbi vete nje pergjegjesi morale dhe duke treguar se, pas kesaj, ky duhet te jete nje standard i rendesishem demokratik.

Pak muaj me pare edhe Ben Blushi kishte bere po kete gje. Lider i padiskutueshem i grupit te tij, Blushi beri po nje gjest te ngjashem moral dhe kjo ishte pa dyshim fitorja e tij. Doreheqja eshte pa dyshim nje veprim demokratik dhe fisnik dhe kush sheh ne kete deshtimin apo uljen e statusit, eshte pa dyshim miop.

Ndaj, derisa akuzat ndaj Rusmalit te verifikohen plotesisht, derisa problemi i tij te marre rruge dhe te shpjegohet plotesisht, le ta konsiderojme vendimin e tij nje akt moral dhe te shpresojme se, pas kesaj, politika shqiptare do te jete me e pergjegjshme, me sensibel dhe me shume ne sherbim te shoqerise!

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama