Nën parullën "e duam Shqipërinë si gjithë Europa" që në fillim integrimi i Shqipërisë në BE u njehsua me europianizimin, zhvillimin ekonomik, demokratizimin dhe emancipimin e shoqërisë shqiptare. Për pasojë, të kritikoje integrimin do të thoshte të kritikoje zhvillimin, demokratizimin, perëndimin, etj., etj. dhe askush nuk mund të ishte aq i marrë sa të bënte diçka të tillë. Ndaj gjithçka që u servir në procesin e integrimit u përqafua si e domosdoshme dhe e dobishme...
Ato që u harruan ishin efektet negative dhe shpesh perverse të këtij procesi, që në këtë artikull për thjeshtësi të analizës do ti quajmë kosto. Kostot e procesit të integrimit mund të identifikohen pothuajse në të gjitha fushat e zhvillimit të shoqërisë shqiptare. Në fushën ekonomike Shqipëria vazhdon të humbasë nga tregtia e lirë me BE-në, sikurse tregon deficiti ynë tregtar në rritje. Në fushën legjislative legjislacioni shqiptar vazhdon të shkëputet gjithnjë e më shumë nga realiteti që duhet të normojë, si pasojë e përafrimit me legjislacionin e BE-së. Në fushën politike demokracia shqiptare vazhdon të legjitimohet nga jashtë më shumë sesa nga brenda. Aq sa sot pa BE nuk mund të ketë as demokraci shqiptare. Të gjitha këto probleme janë ngushtësisht të lidhura me njëra-tjetrën; p.sh. nuk mund të kuptohen problemet e demokracisë pa problemet e ekonomisë dhe anasjelltas. Megjithatë për lehtësi të analizës çdo aspekt do ta trajtojmë më vete, duke filluar me aspektin ekonomik.
Në aspektin ekonomik integrimi i Shqipërisë në BE do të thotë para së gjithash tregti e lirë, ose integrimi i tregut shqiptar në tregun e BE-së. Nga kjo hapje BE-ja, që është edhe partneri ynë kryesor tregtar, ka dalë shumë më e fituar se Shqipëria, siç e tregon deficiti ynë tregtar me BE-në që veçse rritet.
Sikurse tregon edhe tabela, sa më shumë është rritur tregtia jonë me jashtë, me partner kryesor BE-në, aq më shumë është rritur edhe deficiti ynë tregtar.
Në fakt, në shumë raporte të saj edhe vetë BE-ja e pranon që Shqipëria nuk ka përfituar nga hapja e tregjeve, edhe pse në analizën e fundit faji i vihet tërësisht Shqipërisë (pra është kjo që sia ka dalë se tregun e BE-së aty e kishte, edhe pse shumë nga standardet që kërkon BE-ja janë ende të pakapshme për biznesin shqiptar, sidomos në mungesë të mbështetjes nga shteti).
Ka një ironi në këtë mes. Një nga arsyet themelore për integrimin tonë ekonomik është se BE-ja i afron Shqipërisë tregun e saj të madh, ku me demek biznesi shqiptar ka hapësira zhvillimi që nuk i gjen dot tek tregu ynë i vogël (edhe pse në hapësira shqiptare janë gati 7 milionë banorë). Pra, teorikisht nga hapja e tregjeve duhet të fitojë Shqipëria, sepse në shkëmbim të tregut të saj më të vogël, ajo merr tregun më të madh të BE-së. Praktikisht ajo që ka ndodhur është se tregu shqiptar është pushtuar nga biznesi europian, ndërsa biznesi shqiptar me zor konkurron në tregun e brendshëm e jo më në atë të jashtëm. Në kushte të tilla do ishte më e arsyeshme që biznesi shqiptar të konkurronte me atë europian pasi të ishte i aftë për të pushtuar tregun lokal. Pra, përpara sesa të synonim integrim në tregun e përbashkët europian, do duhej të synonim krijimin e tregut të përbashkët shqiptar (TPSH). Por diçka e tillë bie ndesh me filozofinë e integrimit dhe dogmën e tregtisë së lirë sipas së cilës, ne duhet të hapemi njësoj me të gjithë fqinjët dhe nga të gjitha krahët e BE-së.
Sipas së njëjtës dogmë të hapjes ekonomike, në kuadrin e procesit të integrimit investimet e huaja kanë marrë përparësi absolute ndaj atyre lokale. Sot e kësaj ditë qeveritë shqiptare mburren me sasinë e investimeve të huaja të tërhequra në ekonomi. Edhe pse shpesh të ashtuquajturat investime të huaja nxjerrin shumë më tepër para jashtë Shqipërisë në krahasim me atë që investojnë këtu brenda (ndonëse për këtë çështje nevojitet një analizë me e detajuar empirike e raportit mes investimit dhe fitimit që kapitali i huaj nxjerr nga Shqipëria). Kapitalit të huaj Shqipëria shpesh i ofrohet edhe me një euro, edhe kur më shumë se zhvillim ai prodhon ndotje. Të kuptohemi, nuk po them se duhet ti heqim qafe investimet e huaja, por ato janë mjet dhe jo një qëllim në vetvete. Investimet e huaja duhet të jenë në funksion të zhvillimit shqiptar dhe jo zhvillimi shqiptar në funksion të investimeve të huaja, sikurse po ndodh sot.
Në këtë pikë dikush me të drejtë do të protestojë; e megjithatë, Shqipëria është zhvilluar, europianizuar dhe demokratizuar si kurrë më parë. Padyshim. Ama nuk ka ndonjë arsye thelbësore që këtë zhvillim dhe konvergjencë tia atribuosh procesit të integrimit në BE dhe jo afërsisë sonë gjeografike me Europën dhe emigracionit pafund që ka stimuluar ajo. E thënë më thjeshtë, zhvillimin tonë duhet ta kërkojmë së pari tek rreth një milion ose më shumë shqiptarë që emigruan, punuan, jetuan, sollën para, energji dhe njohuri nga Europa dhe i zbatuan në Shqipëri.
Ama ky është një fenomen që ka të bëjë pak me procesin e integrimit që propagandohet sot nga BE-ja dhe Qeveria shqiptare. Përkundrazi, procesi i integrimit vetëm tani po e lehtëson lëvizjen e këtyre njerëzve. Përkundrazi, procesi i integrimit shpesh ka nënkuptuar që paratë që hynin në Shqipëri dilnin dhe dalin shumë më lehtë jashtë saj nëpërmjet tregtisë së lirë dhe investimeve të huaja. Procesi i integrimit shpesh ka nënkuptuar që edhe produktet bujqësore shqiptare konkurroheshin dhe eliminoheshin nga produktet e huaja. Shqipërisë iu deshën 20 vjet që produktet e saj tradicionale blegtorale si qumështi, djathi apo mishi të fillojnë të konkurrojnë në mënyrë dinjitoze në tregun e brendshëm (një zhvillim pozitiv ky, por tejet i vonuar).
Ndaj çështja nuk shtrohet nëse Shqipëria është zhvilluar apo jo, por sa ka kontribuar procesi i integrimit në BE në këtë zhvillim. Ka ardhur koha të imagjinojmë se si Shqipëria mund të ishte zhvilluar edhe më shumë në 20 vitet që kaluam. Jo për sport, por se kështu do kuptojmë se çfarë mund të bëjmë më shumë për Shqipërinë në 20 vitet e ardhshme. Deri tani zhvillimi i Shqipërisë dhe integrimi i saj janë parë si dy anë të së njëjtës medalje. Ka ardhur koha të kuptojmë mënyrën se si procesi i integrimit i dizenjuar nga BE-ja dhe i zbatuar nga Shqipëria ka penguar jo vetëm zhvillimin tonë ekonomik, por edhe atë politik. Natyrisht, dimensioni politik dhe ai ekonomik janë të lidhur mjaft ngushtë, pasi në mungesë të sovranitetit politik është e pamundur të krijosh dhe aq më pak të implementosh një model të suksesshëm zhvillimi. Kemi mbërritur kështu tek kostoja politike e integrimit, që do trajtojmë më konkretisht në artikullin në vijim, me titullin e qartë Kosto politike e integrimit.