Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Mos trokisni në atë derë

Shkruar nga: Skënder Minxhozi  
Botuar më: 15 vite më parë

Skënder Minxhozi
Mos trokisni në atë derë

Në një qytet si Tirana ka shumë dyer, në të cilat s’ia vlen të trokasësh. S’ia vlen të shkosh, për shembull, për të reklamuar faturën e fryrë elektrike, sepse edhe ti e di mirë që do t’i paguash ato lekë. S’ia vlen ndoshta të shkosh as në spital, sepse spitalet janë për të marrë vrapin kur i sheh. S’ia vlen të hysh as edhe në një pjesë të mirë të dyqaneve e restoranteve, për shkak të çmimeve thjesht absurde. Por ja që ka edhe një derë të madhe, kur sërish nuk ia vlen të shkosh, pasi nuk shërbehesh ashtu siç do të doje dhe ashtu siç do të ishte normale që të ndodhte. Drejtësia është e munguara e madhe në Shqipëri prej njëzet vjetësh, qëkur flitet për të në bazë të ligjit dhe të së drejtës.

Shpërthimi spektakolar i akuzave mes pozitës dhe opozitës, është vetëm prova e fundit e kësaj mungese të rëndë demokratike që ka Shqipëria e sotme. Përveç pushtetit të katërt, medias, e cila në një pjesë të mirë ka heshtur në mënyrë të fajshme këto javë, edhe pushteti i tretë, drejtësia, nuk po sillet me më shumë dinjitet në këtë spektakël të madh emrash, faktesh e shifrash. Tek drejtësia s’vlen as të paraqitesh fare. Sepse drejtësia, e konceptuar si simbioza mes prokurorisë dhe gjykatave, është sot vrima e zezë ku humbin pa lënë gjurmë, të gjitha historitë e dyshimta të këtij shteti.

Një tryezë gjykatësi, thotë një aksiomë e vjetër, është vendi më i rëndësishëm i një shoqërie, pasi herët a vonë gjithçka do të përfundojë aty. Ky përcaktim fatalist, por i vërtetë, nuk bën për Shqipërinë. Kemi një prokurori e cila prej vitesh, siç na kanë përsëritur deri në mërzi baballarët e politikës, “fle mbi dosje”. Kemi një gjykatë që lehtëson vrasësit, liron hajdutët dhe shfaqëson dallkaukët e të gjitha ngjyrave. Kemi një shballancim spektakolar mes asaj që na shohin sytë e na dëgjojnë veshët, e asaj që (nuk) ndodh në realitet, kur thirret në lojë drejtësia.

Vetëm së fundi, pak ditë më parë, prokuroria deklaroi se kishte krijuar një njësi, e cila po mblidhte dëshmi, fakte dhe po skendonte akuzat konkrete që po shkëmbejnë dy grupimet e mëdha politike ditët e fundit. E thënë ndryshe, diku në një zyrë të prokurorisë, dikush po pret me gërshërë copa gazetash dhe po incizon emisionet informative, për të dëgjuar se çfarë ka për të thënë aksh deputet ose iks ministër, kundër atij ose atyre që ka përballë. Vetëm dy ditë më parë, kjo njësi thuhet se ka thirrur për të dëshmuar dy nga politikanët që sherrosen prej një muaji, çdo ditë të Perëndisë, para kamerave.

E gjitha kjo është thjesht qesharake! Nëse media ka obligimin moral që të hulumtojë në mënyrë objektive dhe transparente ato që dalin nga goja e politikës, drejtësia, në të gjithë ngrehinën e saj të koklavitur, ka detyrimin ligjor, që të vihet në lëvizje, porsa në sipërfaqe shfaqen fakte, akuza, prova të pretenduara, për shkelje të caktuara të ligjit. Si guxon prokuroria e këtij vendi, që të mos e marrë seriozisht një deputete, kur ajo deklaron publikisht se kreu i opozitës ka marrë 100 milion euro ryshfet nga dora e njeriut me të cilin ajo bashkëjeton? Logjika më e thjeshtë ta kërkon që, në rast vërtetësie të akuzës, kreu i bashkisë duhet të shkojë në burg, së bashku me ryshfetdhënësin! Si mundet të bëhet sikur s’ka ndodhur gjë, kur opozita reklamon koncesione korruptive për investime që shkojnë miliona euro, e që pretendohet të kenë nga pas rrethana të dyshimta klienteliste e nepotike?!

Drejtësia është hallka e vërtetë e kalbur e këtij shteti. Jo se politika ndodhet në ndonjë pozitë më të shëndetshme, por për shkak se, duke parë atributet që ka në letër, drejtësia mund ta korrigjojë e pastrojë politikën, ndërkohë që kjo e fundit vetëm sa mund ta manipulojë e deformojë të parën. Vala e fundit e akuzave që ka përfshirë skenën politike, shënon një krizë të re të madhe ekzistenciale për drejtësinë tonë të mjeruar, tek e cila s’ia vlen sot e gjithë ditën, as të trokasësh fare. Sepse edhe po të jenë aty, s’ta hapin derën...

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama