Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Mediat dhe Politika: "Ti vrasim gjithë gazetarët"

Shkruar nga: Gëzim Mekuli  
Botuar më: 15 vite më parë

Gëzim Mekuli
Mediat dhe Politika: "Ti vrasim gjithë gazetarët"

Ti vrasim gjithë gazetarët"

Gëzim Mekuli, kritik i mediave
 
Bombë në Bagdad: Nga ky vend i largët shqiptarët marrin lajmin e shpejtë e objektiv.
Terror në Kabul: Edhe atje largë ka reporterë që dërgojnë lajmin asnjënës; lajmin e ndërtuar nga këndvështrimi kulturor afgan.
Trazira në Burma:  Jemi të informuar shpejtë e herët, po ashtu.                                      
 
Shqiptarët e Kosovës informohen për ndodhitë e botës, por nuk kanë mundësi të mësojnë e të marrin vesh se cfarë po ndodhë ”mu para hundëve të tyre”?!
Është nje pyetje që nxjerrë koha: A jemi të informuar drejtë? Kërkesë urgjente: Shqiptarët po mashtrohen? Kush janë ATA që po manipulojnë me fjalën. Kush janë ATA që po dhunojnë të drejtën tone për informim të pakontrrolluar?
Mediat nacionale në Kosovë nuk po e kryejnë detyrën dhe obligimin që këto kanë para opinionit, para popullit. Këta po falsifikojnë lajmin dhe të vërtetën rreth asaj se cfarë po ndodhë në pjesën e okupuar të Kosovës nga shteti i Serbisë, në Mitrovicë. Dhe jo vetëm këtu…
Asnjë medium nacional nuk ishte i sinqertë dhe profesional. Lajmi nuk paraqiste gjendjen e vërtetë në të cilën ndodhej populli pas sulmeve që rrebelët serb u bëne shqiptarëve. Lajmi shpërndahej, por ishte i shtrembëruar.
Fjala ka fuqi,
prandaj gazetarët, shpesh, akuzohen se luajnë me ndjenjat. Por ku qëndron problemi? Ne nuk jemi maqina e as robot; ”edhe pse jemi shqiptarë”, ne jemi edhe njerëz. E, njerëzit kanë ndjenja dhe, ju (pa)kryeredaktorë po i keqpërdorni këto.
Në ”Henry VI”, të William Shekspirit, gjejmë një këshillë ”të mirë” që i  pet kasapit Dick. ”Nëse dëshiron që të ndërtohet sa më shpejte tirania,” thuhet në këtë këshillë, ”e para që ne duhët bërë është të vrasim të gjithë avokatët”. E, nëse sot demokracia duhet të shigjetohet e të suspendohet, qoftë kjo në Iran, Greqi, Turqi, Kosovë, apo Izrael, janë ”gazetarët e mirë”, ata, që duhen ”të kapen” së pari. Pa këta gazetarë, tirania ndërtohet më lehtë, e demokracia vdes më shpejtë…
 
First thing we do: Let’s kill all the journalists',
(pa)kryeredaktorët e UNMIK-ut po ”mësojnë” nga metodat propagandistike të regjimit të Millosheviqit. Sot, lufta për të kontrrolluar lajmin është po aq e rëndësishme sa edhe lufta për të kontrrolluar tokën. Në të gjitha luftërat e fundit, një pjesë e madhe e strategjisë ishte që të mbyllet/izolohet fjala e gazetarisë asnjënëse – ose si ”zgjidhje” tjetër ishte ”martesa” e gazetareve me regjimin (embedded journalism), me shpresën që bota të mos shef dallimin në mes propagandës dhe gazetarëve të mirë. 
Herën tjetër, nëse serbët fillojnë që të terrorizojnë shqiptarët, llogarit se nuk mund të lexosh, pashë e dëgjosh lajmin e sinqertë e objektiv. Kamera mund edhe të konfiskohet, raporti i ”papërshtatshem” nuk do të publikohet, sepse kështu e deshiron (pa)kryeredaktori i Qeverisë dhe EULEX-it.
Gazetarët shqiptarë jetojnë sot me shumë rreziqe. Po të ishte Sheksipiri gjallë e të jetonte në Prishtinë, ndoshta, me ironi do të shkruante: First thing we do: Let’s kill all the journalists.
 
*Të parën punë që do të bëjmë: Ti vrasim gjithë gazetarët.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama