Shikoni çfarë po ndodh këto orë! Një zv.kryeministër, njëherësh kryetar partie, thotë se ministri i tij i ekonomisë, njëherësh zëvendësi i tij partiak, është njeri me probleme shëndetësore. Aludimi është shumë i qartë, e morën vesh dhe gurët e rrugës se për çfarë problemesh bëhet fjalë. Në vijim, ai thotë për njeriun e tij më të afërt, se kërkoi të bëjë një puç parlamentar, duke e kaluar pushtetin nga njëri krah politik tek tjetri, në bashkëpunim me Edi Ramën. Ka edhe më: ai thotë gjithashtu se ish-ministri i tij i ka bërë shantazhe për të mos u larguar nga posti që mbante, duke aluduar se ka lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin.
Duke marrë revanshin e rradhës, ish-ministri nga ana e tij atakon kryetarin e vet të partisë, duke u shprehur se ai dëshëron servila dhe jo bashkëpunëtorë, se kryetari, e jo ai vetë, është përpjekur të bëjë aleancë me Ramën për të rrëzuar qeverinë dhe se për këtë ka njoftuar Berishën. Ish-ministri thotë gjithashtu se kryetari i tij ka paraqitur kërkesa, gjatë kohës që ai ishte ministër, të cilat nuk mund t’i plotësonte, pasi binin ndesh me ligjin. Edhe këtu aludimi është shumë i qartë për natyrën e favoreve që ka kërkuar shefi i partisë.
Çfarë duhet më tepër, në secilin vend normal të të dyja hemisferave, për të shkaktuar një tërmet politik kombëtar dhe për të nxitur hapjen e një dyzine dosjesh hetimi nga ana e prokurorisë?! Çfarë duhet më tepër që votuesit e partisë që po ofron këtë shou të shëmtuar me krerët e saj më të lartë, të mallkojnë veten që paskan votuar një tufë njerëzish që akuzohen mes tyre si të rrjedhur, hajdutë dhe mashtrues? A ka burim më të besueshëm akuze kundër kryetarit të një partie, sesa nënkryetari i saj?!
Ky dialog në distancë mes Ilir Metës dhe Dritan Priftit shënon fundin e një bashkëpunimi, të cilin ne, si njerëz të mediave, por edhe të tjerë, e kemi ditur që s’ka qenë as i trëndafiltë dhe as komod. I forcuar ndjeshëm pas 28 qershorit dhe i konsideruar si kumbari i vërtetë i qeverisë Berisha 2, Dritan Prifti e ka bezdisur prej kohësh me profilin e tij prej konfidenti të kryeministrit, Ilir Metën. I parë si një kolonë e pestë brenda LSI nga vetë lidershipi i LSI dhe i dyzuar mes forcës politike të vjetër dhe aleatit të ri që i ruajti votat më 28 qershor, siç deklaroi vetë, Prifti ka qenë gjatë një viti një figurë që shihej si më e palëvizshmja dhe solidja në qeveri. Aq sa ngjalli shumë shpejt zili dhe vështrime të vëngërta në LSI, por edhe në PD.
Ja që rrota e ngjarjeve u rrotullua më shpejt sesa e kujtonin të gjithë dhe një vit më pas ai e sheh veten të ftohur në ekstrem me Berishën, në luftë të hapur me Metën dhe kolegët e dikurshëm dhe...me aleatin e vetëm, më të pamendueshëm pak javë më parë, Edi Ramën. Sado e çuditshme të duket, është pikërisht kështu. Politika ia ka arritur të habisë edhe më flegmatikët dhe ka ribërë një skemë, e cila për nga potenciali, mund të prodhojë surpriza të tjera në javët në vazhdim. Dritan Prifti është tashmë një minë lundruese në detin e trazuar të maxhorancës. Jashtë kontrollit (të paktën deri tani), si të Berishës, ashtu edhe të Metës, ai ka aluduar këto orë, se do të vijojë të hedhë akuza të rënda ndaj. Dhe nëse Prifti do të vazhdojë të flasë, me zgjedhjet në horizont, rruga për qeverinë ka për të qenë në ngjitje dhe mjaft e vështirë.
“Më mirë vonë se kurrë” është fraza shabllone që thuhet në raste si ky, në adresë të zotit Prifti. Ashtu siç nuk mund të mos thuhet, se është mëse urgjente që Ilir Meta, për shkak të postit partiak e ekzekutiv që mban, të sqarojë të vërtetën e këtij dueli publik me njeriun e tij më të afërt. Në qoftë se ai kujton se do t’ia hedhë edhe kësaj rradhe, duke i konsideruar (ai vetë, jo ne) të gjitha akuzat, thjesht si batuta restoranti, ka për të bërë një gabim që do ta paguajë shumë rëndë politikisht. Se ligjërisht është e ditur tashmë, që askush s’ka për të paguar ndonjëherë në këtë vend.