Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Mediat, çobanët dhe politikanët

Mediat dhe politika

Mediat, "çobanët" dhe “politikanët”

Gëzim MEKULI, kritik i mediave


Në mes të viteve ’70 e ’80, për shoqërinë tonë, "minierë e pasur" e informacioneve ishin gazetat ditore dhe radioja. Sot numri më i madh i shqiptarëve burim të informimit kanë televizionin. Nisur nga ky fakt, mund të thuhet se "realiteti politik" në Kosovë është dhe "duhet" të jetë "realitet televiziv". Diskutimet politike në Kosovë janë duke gjetur vendin kryesisht në debatet konfrontuese në studiot e "pavarura" televizive. Jemi dëshmitarë kohorë se shumë ligje, rregullore e korniza jetë(de)formuese të rregullimit të sistemit tonë politik nuk u krijuan dhe nuk u arritën si rezultat i ndonjë bashkëmendimi, bashkëpunimi, debati publik apo politik,  por ato fund e krye u realizuan dhe u "pollën demokratikisht" si rezultat i paraqitjeve mediale dhe urdhëresave monopoliste të "specialistëve” juridikë, ekonomikë e medialopolitikë, kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Mirëpo, këto ndryshime e formësime juridike nuk do të kishin mundësi të imponoheshin në opinion pa ndihmën e madhe të televizionit tonë të vetëm publik, RTK-në.

Partiakët dhe partitë politike janë duke u orientuar në mediat që i kanë nën "okupim". Këta kanë nevojë për një menaxhment "profesional" komunikativ. Ata pambarimisht tentojnë që llojin e informacioneve ta përcaktojnë ofensivisht, temën e ditës ta ndikojnë medialisht, pra të prodhojnë ndodhi e lajme që i shkojnë për shtat vetëm "kamerës dhe lapsit" të medias që ata e kontrollojnë. Si rrjedhim i kësaj në Kosovë është duke u instrumentalizuar sistemi medial i dhënies të lajmeve të seleksionuara.

 

Opinioni

Mediat nuk janë vetëm ndërmjetësues, por dhe faktor i "pavarur" i formimit dhe i ndërtimit të opinionit. Në vend të transportimit të politikës eksponohet paraqitja mediale, e cila kryesisht vendoset prej mediave specifike, të cilat janë të ndikuara nga shumë faktorë të jashtëm dhe të brendshëm. Përpos të tjerave, televizioni ynë, aktualisht, është megakomercializuar, sepse edhe lansimi i informacioneve te pranuesit i nënshtrohet këtij diktati përfitues.

 

Varësia mediale

Politikanët dhe qeveritarët janë të informuar mirë, se partia dhe institucionet politike janë të varura në mënyrë të pazgjidhshme dhe jetike nga mediat. Ata shpejtojnë të punësojnë aty gazetarucë e gazetaruce partiake, të butë e të dëgjuar. Mediat, sipas kokave të disa politikanëve, duhet të aktivizohen dhe të ndërmarrin një mori hapash për ndërmjetësim - për mbrojtjen e institucioneve partiake dhe të njerëzve të partisë. Jo rrallë, shkohet deri te tejkalimi i kufirit të "vjedhjes" së fuqisë nga mediat, apriori duke fuqizuar pseudopolitikanët dhe duke ligështuar dhe pamundësuar zbatimin e një sistemi politik të shëndoshë dhe demokratik. Kjo teori në shkencat e komunikimit njihet si ”dependenztheori" (teoria e varësisë), teori që, siç duket, në Kosovë ka gjetur klimë të përshtatshme për përparim dhe zhvillim.

Një tjetër praktikë që është duke u profilizuar te ne, është ajo e instrumentalizimit, e mbajtjes së mediave në varësi të politikës partiake. Thënë ndryshe: sistemi politik administrativ tenton që dobësitë, të metat dhe deficitin politik dhe demokratik ta kompensojë dhe falsifikojë nëpërmjet kontrollit të fuqizuar të mediave, duke u kujdesur që temat dhe problemet që do të "kamxhikosen" të jenë të siguruara, "të përshtatshme" dhe jo të nxehta.

Besnikëria ndaj politikës dhe qeverisë në pushtet ka prioritet, pra kompensim i dështimeve politike nëpërmjet mediave masive.

 

Roli i mediave në ndërmjetësimin e agjendave politike
Që në fillim të viteve të 70 –ta hulumtuesit e shkencave të komunikimit pyesnin: pse disa tema sociale, politike dhe ekonomike që vërehen më lehtë, bëhen temë diskutimi në shoqëri e pse disa jo?! McCombs dhe Shaw (1972) thonë: "Mediat vetëvendosin se cila temë do jetë temë diskutimi dhe cila do të tërheqë vëmendjen në opinion. Këto vendosin se cilës temë do t’i japin prioritet e cilës jo".

Dikur politika "lakmonte të dhunonte" mediat. Ky raport është duke ndryshuar. Prania mediale për politikanin është e pashmangshme dhe e domosdoshme. Mediat mund të mendohen të mbijetojnë pa përmbajtje politike, por politikanët pa mediat jo. Madje, nuk mendoj se e teproj nëse them se pa prezencën e kënaqshme të mediave, politikanët tanë nuk do ishin politikanë, por "çobanë".

 

Gezim@mekuli.com
www.mekulipress.com

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama