Në shkrimin tim të së dielës së kaluar, me titull "Djathi dhe majoneza", duke u nisur fillimisht nga motive formaliste, shtjelloja një tip përsiatjeje lidhur me djathin e së djathtës dhe majonezën e së majtës sot në Shqipëri. Shpalosja gjithashtu parapëlqimin tim për djathërat, sidomos për ato blu dhe jo për majonezërat, aq më pak për atë rozë. Por e pranoj që objektivisht, përsiatjes sime i mungonte diçka thelbësore: kisha kaluar, dashur pa dashur, në heshtje aleancën midis Partisë Demokratike, në parim parti e djathtë dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, në parim parti e majtë, fill pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve të fundit parlamentare, e cila aleancë e shkartisi...
duke habitur jo pak analistë e opinionistë, djathin e së djathtës me majonezën e së majtës; kjo është arsyeja që më shtyu ti vija shkrimit të sotëm titullin që mban. Praktika dhe përvoja ndërkombëtare tregojnë se djathoneza nuk është tipike shqiptare: e quajtur shpesh "bashkëbanim" (në frëngjishte cohabitation), djathoneza është zbatuar këta dhjetëvjeçarët e fundit e vazhdon të zbatohet, jo pa sukses, në një numër vendesh të Europës Perëndimore, që nga Franca deri te Zvicra, duke kaluar nëpër vendet nordike e deri te disa ish-vende të bllokut socialist, anëtare tashmë të Bashkimit Europian. Madje, rasti i Francës është shumë pikant: Me tu zgjedhur president, Nicolas Sarkozy-ia ftoi të bënin pjesë në qeverinë e djathtë disa personalitete me shumë emër të së majtës, të cilat iu përgjigjën ftesës së tij, duke e tronditur krahun politik nga i cili vinin.
Djathoneza shqiptare, të cilën personalisht e përshëndeta që me gatimin e saj, tregoi dhe vijon të tregojë se një pjesë e mirë e klasës politike shqiptare (përjashto nostalgjikët "reaksionarë" të Partisë Socialiste, tek të cilët Edi Rama, me gjithë martesën e tij të suksesshme, bën gabim që mbështetet ende), e ka kuptuar se një politikë e zgjuar është pikërisht ajo të cilën e ka përkufizuar Voltaire-i qysh në shekullin XVIII: "...të sillesh me miqtë duke menduar se një ditë ata mund të të kundërvihen dhe me armiqtë duke menduar se një ditë mund të ulesh me ata në tryezën e bisedimeve...".
A nuk bënë pikërisht këtë edhe Berisha, edhe Meta fill pas zgjedhjeve të 28 qershorit të vitit të kaluar? Sigurisht, pati nga të dy krahët njerëz që u skandalizuan: Si mund të hash djathë me majonezë bashkë? Djathi hahet në fund të vaktit, shoqëruar me verë të kuqe, para frutit apo ëmbëlsirës, kurse majoneza hahet në krye të vaktit, me pjatën e parë, meze të ndryshme apo edhe peshk, shoqëruar me verë të bardhë! Por ja që politika, ndonëse i ngjan shumë kuzhinës, nuk qenka identike me të: në politikë shijet mund të shkartisen me njëra-tjetrën dhe njerëzit, pavarësisht shijeve të tyre fillestare, mësohet me përzierjen e tyre. Prandaj, edhe unë, tradicionalisht i apasionuar më shumë pas djathërave, sidomos blu, jam i mendimit që edhe djathoneza ka një shije të pranueshme. Të pranueshme, sepse i jep fund monopolit, qoftë edhe katërvjeçar, të një partie të vetme në pushtet. Të pranueshme, sepse u tregon organizmave ndërkombëtare që politika shqiptare nuk është më aq bardhezi ose aq ndeshje pingpongu sa para disa vitesh. Të pranueshme, sepse e thyen monotoninë e bipolaritetit politik duke krijuar gjithsesi tripolaritet. Të pranueshme, sepse...
Po sikur - mund të hidhet e të më thotë lexuesi i paanshëm e i vëmendshëm i rubrikës sime të së dielës - po sikur djathi të ndahet nga majoneza, pra, sikur djathoneza të pushojë së ekzistuari, si do të veproni ju zoti Tupja? Përgjigjja ime është e shkurtër, por e sinqertë: Sido që të ndodhë, unë nuk kam ndër mend të kthehem ndonjëherë te majoneza e prishur e Partisë Socialiste!