Në një hetim mbi një ngjarje kriminale, ai që heton ka të drejtë dhe duhet të dyshojë tek çdokush e të ngrejë secilën pistë të mundshme për ta verifikuar. Zhdukja e Bleona Matës, vajzës shtatëvjeçare, nga fshati Zapod i Kukësit, duket se është një nga rastet me të vështira e nga më të ndërlikuara sa u takon karakteristikave të personave të dyshuar për dijeni mbi faktet, e më tej për implikim në fatin e vajzës. Ky fat tashmë është haptazi i lidhur ngushtë me një krim fizik, rrëmbim apo vrasje. Marrja në pyetje e secilit person që bën pjesë në dy kategoritë e sipërshënuara kërkon përqendrim e analizë maksimale për një ngjarje që nuk ka lënë (janë gjetur) gjurmë konkrete, fizike në fshatin Zapod.
Sa herë që grupi i hetimit teston një grup të dhënash që burojnë nga një marrje në pyetje dhe nuk gjen argument të mjaftueshëm për të zyrtarizuar versionin në fjalë, do të duhet të rikthehet edhe një herë tek momenti i parë, për të rindërtuar sërish ngjarjen. Në pozicionin e një personi që merr pjesërisht përsipër të bëjë një analizë të thjeshtë mediatike të rastit, gjashtë muaj më parë, në mënyrë teorike, në një shkrim të gazetës “Panorama”, kam parashtruar tetë versione të mundshme të ngjarjes. Me aq të dhëna sa njihen nga intervistimet mediatike të personazheve, po i rikthehem edhe një herë rrëfimit mbi pasditen e 22 majit 2010, pasi konstatoj se ka disa detaje që mund të ndihmojnë në zgjerim të hetimit.
22 maj 2010, Bleona Mata, vajza 7-vjeçare, gjendet në kullotë të fshatit Zapod, në një terren të vështirë, por jo të pamundur për fëmijë të rritur në fshat. Me të janë pesë vajza: Alketa, njëzet e tre vjeçare, halla e vajzës së humbur; Qamilja, katërmbëdhjetëvjeçare kushërirë e parë e babait të Bleonës, fqinje dhe e afërt me vajzën; Rudina, nëntëmbëdhjetë vjeç; Diana gjashtëmbëdhjetëvjeçare dhe Gentiana shtatëmbëdhjetë vjeçare. Bleona nuk është nisur që në fillim në kullotë me pesë vajzat e tjera.
Njëra nga vajzat, Gentiana, gjatë qëndrimit në kullotë, është kujtuar se i duhej një grep qëndisjeje, të cilin, atë ditë nuk e kishte marrë me vete. Për të marrë grepin, ajo i drejtohet më të voglës, Qamiles, që të kthehej drejt fshatit, ta merrte e ta sillte. Në këmbim, katërmbëdhjetëvjeçarja ka kërkuar që t’i jepnin me vete një celular. Në deklarimet përpara autoritetit të hetimit, Qamilja është shprehur se celularin e ka kërkuar vetëm me qëllim që gjatë rrugës nga shtëpia në kullotë të dëgjojë muzikë. Në fshat, dëshmitarja tregon se ka gjetur Bleonën me vëllain dhe i ka shoqëruar deri afër shtëpisë. Kur Qamilja është drejtuar sërish drejt kullotës, ajo ka parë se Bleona po i vinte pas. Sipas dëshmitares, shtatëvjeçarja i është shprehur se donte të ngjitej në kullotë, ku ishte edhe halla e saj. Bleona ka mbërritur në kullotë, atje është pritur dhe është ushqyer nga halla, Alketa. Kjo e fundit është shkëputur e para nga grupi i vajzave, duke hyrë në thellësi të pyllit për të marrë bagëtitë nga kullota. Të njëjtën gjë kanë bërë më pas edhe katër vajzat e tjera, secila për atë pjesë të tufës që i përkiste, duke lënë vetëm shtatëvjeçaren.
Qamilja. Duke qenë personi që ka sjellë Bleonën në kullotë, vend ku vajza deklarohet se është parë për herë të fundit, Qamilja është nga personat për të cilën është kushtuar vëmendje maksimale gjatë procesit të marrjes në pyetje. Me gjithë moshën relativisht të re, gjatë gjithë kohës që është marrë në pyetje dhe në të gjitha intervistat mediatike, ajo shprehet me konsekuencë, duke i qëndruar një versioni ngjarjesh. Edhe në përplasjen e saj me vajzën tjetër, Gentianën, vihet re një qartësi deklarimesh. Gjatë gjithë kohës, dëshmitarja i është nënshtruar një procesi intensiv të marrjes në pyetje, të deklarimeve dhe ballafaqimeve. Një muaj pas fillimit të hetimeve, vajza është shtruar për një ndërhyrje kirurgjike në spitalin e Kukësit, duke dhënë qartazi shenja lodhjeje dhe vështirësie, të shkaktuara nga pozicionimi dhe trajtimi si dëshmitare kyç.
Gentiana. Është vajza që ka kërkuar grepin, duke u bërë kështu iniciatore e një grupi veprimesh që rezultojnë në finale në mbërritjen e Bleonës në kullotë. Për një kohë të gjatë është pyetur dhe mbajtur nën vëzhgim. Gjetja e një numri të madh telefonatash me persona të ndryshëm, me të cilët dukej haptazi një lloj interesi social dhe individual, ka bërë që nën “sitën” e hetimit të vendosen edhe persona me të cilët ajo ka komunikuar. Në përfundim, nuk ka një dyshim të bazuar se tërësia e komunikimeve, si dhe posedimi i disa aparateve celularë të saj, e implikon me fatin e shtatëvjeçares.
Alketa. Është më e madhja nga vajzat e grupit. Është halla e Bleonës, ndaj saj është vënë gishti për një akuzë të rëndë implikimi, akuzë e cila nuk ka përkuar me element konkret gjatë hetimit. Versioni se ajo mund të kishte marrë pjesë në eliminimin e vajzës, pasi ishte pikasur nga mbesa në një fragment intim me një të panjohur, më shumë se një variant i bazuar, rezultoi një dyshim i hedhur në rrjetin social Facebook. Burimi anonim i këtij versioni nuk u arrit të zbardhet. Ndërsa versioni mbeti i pabazuar dhe shumë i dyshimtë mbi qëllimet e publikimit të tij.
Të tre vajzat dëshmitare janë vënë herë nën dyshim, e herë nën vëzhgim. Surprizues ka qenë për hetuesit e çështjes volumi i bisedave telefonike mes tyre dhe personave të ndryshëm të njohur e të panjohur nga afër. Gjithashtu, edhe numri i kartave telefonike dhe aparateve celularë. Por mes shumë sjelljeve të çuditshme nuk është mundur të krijohet një version bindës se ndonjëra kishte dijeni apo ishte e implikuar me rrëmbimin apo eliminimin e shtatëvjeçares Bleona Mata. Vajzat janë pyetur në mënyrë të ripërsëritur për të testuar konsekuencën e rrëfimeve. Ato janë pyetur në banesë, në kullotë, në ambiente të Drejtorisë së Policisë së Kukësit dhe në ambiente të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, duke përdorur pyetjen dhe rimarrjen në pyetje disa herë, si opsion taktik për të zbardhur defekte të qëndrimit të secilës.
Fakt është që fokusi i deritanishëm tek vajzat dhe lënia pak nën hije e personazheve të tjera të afërt të Bleonës, duket se ka mbërritur në një moment diskret, ku vetë familjarët po përballen me dyshime dhe akuza të forta për njëri-tjetrin. Regjistrimi i një kërkese për divorc, ndryshimi i vendbanimit dhe artikulimi i akuzave për njëri-tjetrin i dy prindërve të Bleonës, Zamirit dhe Bukuries, të bën të mendosh se një vëmendje hetimore e njëjtë me atë të kushtuar ndaj vajzave të marra në pyetje duhet të ishte treguar edhe ndaj tyre. Them “të lënë nën hije”, pasi në momentet e para të hetimeve nuk janë krijuar alibi dhe nuk janë regjistruar vendndodhje të sakta të personave të tjerë nën hetim si p.sh. gjyshi, gjyshja, nëna, babai dhe fqinj të familjes Mata. Kjo është bërë pasi vendngjarje e dyshuar e një veprimi që përbën krim është konsideruar sheshpushimi në kullotë, ku është parë për herë të fundit Bleona. Por, a ekziston mundësia që kontakti i shtatëvjeçares me personin që ka rrëmbyer apo cenuar fizikisht atë të mos jetë realizuar në kullotë, por diku tjetër, ku vajza është zhvendosur vetë?
Duke u kthyer sërish tek ngjarja që ndërtojnë rrëfimet e vajzave. Alketa, Rudina, Qamilja, Gentiana dhe Diana, pasi janë ushqyer me çka kishin marrë me vete nga shtëpitë, kanë qëndruar edhe disa minuta në kullotë. Pas ushqimit, Bleona ka kërkuar disa herë të pijë ujë dhe vajzat nuk kishin marrë ujë me vete. Atëherë i kanë thënë shtatëvjeçares të presë që ato të marrin bagëtitë e shpërndara e më pas të kthehen në fshat. Kërkesa e shtatëvjeçares për ujë është përsëritur disa herë. Çfarë mund të ketë ndodhur nëse Bleona, pasditen e njëzet e dy majit, teksa kishte mbetur vetëm në kullotë, ka vendosur të mos presë edhe dhjetë apo njëzet minuta për t’u kthyer me vajzat në drejtim të fshatit. Po sikur vajza të jetë kthyer e vetme në shtëpi? Çfarë mund të ketë ndodhur në këtë kthim të saj, kë mund të ketë takuar rrugës apo në shtëpi?
Në këtë moment bëhet i nevojshëm investigimi dhe intervistimi i secilit pjesëtar dhe secilit fqinj të kësaj familjeje. Akuzat e familjarëve për njëri-tjetrin, e sidomos të dy prindërve të Bleonës, duhen parë me kujdes. Për shembull, Bukuria, nëna e shtatëvjeçares, është treguar e kujdesshme në dyshimet e saj. Në momentin kur Alketa, kunata e saj, akuzohej nga një burim anonim për implikim direkt në fatin e vajzës, vetë Bukuria nuk ka nxituar ta bëjë këtë akuzë, madje duke u treguar edhe më e matur se vetë Zenel Mata, gjyshi i Bleonës, dhe babai i Alketës, i cili në një intervistë të dhënë tek “News24”, nuk është shprehur përjashtues, përkundrazi ka kërkuar të hetohet edhe ky version.
Nëna e Bleonës mediatikisht ka marrë në mbrojtje edhe Qamilen, e cila ishte nën fokusin e dyshimeve, duke treguar gjatë një emisioni në “Klan” se vajza e saj dhe Qamilja kanë një marrëdhënie të afërt, që nuk lë shteg në dyshime për katërmbëdhjetëvjeçaren. I analizoj këto qëndrime, pasi në invers me nënën e Bleonës, babai i saj, Zamiri, megjithëse nuk ka qenë në fshat, është shumë i bindur se bashkëshortja e tij atë ditë, edhe pse ka deklaruar se po kryente punë në bujqësi, nuk ka rezultuar të ketë kryer asnjë punë. Atëherë, kush e informoi babanë mbi sasinë e punëve, cili është personi që ka dijeni mbi veprimet e Bukuries apo kërkon të përcjellë një pjesë të dyshimeve drejt saj? Ky person mund të ketë dijeni mbi ngjarjen ose mund të jetë i implikuar që tenton të krijojë versione të gabuara.
Gjyshja e Bleonës. Në gjithë këtë histori, personi që ka dëshmuar më pak në hetuesi dhe në media është gjyshja e Bleonës. Jo për fajin e saj, gruaja gjashtëdhjetëvjeçare zotëron një artikulim të vështirë dialektor. Kjo ka bërë që edhe në rrëfimin e saj mbi një person mashkull të rritur, të parë duke shkuar në drejtim të kullotës, gruaja e moshuar të dëshmojë nëpërmjet bashkëshortit të saj. Nga ana tjetër, për çdo detaj që lidhet me ambientin dhe atmosferën familjare, gjyshja e Bleonës është njeriu me më shumë informacion të mundshëm, duke qenë edhe një person kyç: gjyshe e vajzës së humbur, nënë e Alketës dhe Zamirit, vjehërr e Bukuries dhe bashkëshorte e Zenelit, personit që ka drejtuar kërkimet e ka dëshmuar vazhdimisht në media mbi çdo version të hedhur për ngjarjen.