Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Kosova dhe shqiptarët, Lufta e re me raportet e KiE

Shkruar nga: Ben Andoni  
Botuar më: 14 vite më parë

Ben Andoni
Kosova dhe shqiptarët, Lufta e re me raportet e KiE

A mund të më tregosh ndonjë fakt dhe evidencë konkrete për trafikun?-e pyeti një gazetar shqiptar kolegen e tij serbe të B-92. “Po. Fakti është që populli shqiptar duhet të reagojë ndaj këtyre akuzave për trafikun e organeve sepse popujt gjithnjë janë të mirë dhe…”. Asgjë. Biseda patetike mes dy gazetarëve kish të ngjarë të vazhdonte kështu, nëse në të njëjtën ditë dhe pa u tharë mirë boja e raportit shokues të Dik Martin në Këshillin e Evropës, një tjetër raport u pohua se po përgatitej.

Në sesionin dimëror të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës veçmas raportit Marty për Kosovën, do të paraqitet edhe një raport tjetër. Këtë herë është raportuesi Jean-Charles Gardetto, i cili ka përgatitur një raport për mbrojtjen e dëshmitarëve të krimeve të luftës ku mëtohet se në Kosovë vriten dëshmitarët që guxojnë të flasin për krimet e luftës, dhe se ata duhet urgjentisht të strehohen jashtë. Kuptohet se veçmas Kosovës, raporti ka të bëjë me të gjithë Ballkanin, por si gjithmonë çekani dëgjohet më shumë mbi këmbët e brishta të shtetit më të ri në Botë: “Nuk ka Ligj për Mbrojtjen e Dëshmitarëve në Kosovë. Ka një tentim për ta bërë një të tillë.

Në rastet më serioze, dëshmitarët dëshmojnë në mënyrë anonime. Por, raportuesit iu bë e qartë se këto masa janë të padobishme përderisa dëshmitarët fizikisht vazhdojnë të mbesin në Kosovë, ku secili e njeh secilin. Shumica e dëshmitarëve identifikohen nga mbrojtja kur japin dëshmitë e tyre, përkundër masave anonime”, thuhet në raport. E më tej, duke shtuar se “Dëshmitarët shihen si tradhtarë nga komunitetit kur japin dëshmitë e tyre, që i dekurajon dëshmitarët të dalin përpara me dëshmitë e tyre. Për më tepër, shumë njerëz nuk besojnë se kanë obligim moral dhe legal për të dëshmuar në çështje kriminale”.“Për më tepër, kur një dëshmitar vendosë të flasë, ka gjasa reale për hakmarrje.

Ata mund të humbasin vendin e tyre të punës, ose në rastin më të keq, edhe të vriten”. E thënë e zeza mbi të bardhë, kjo do të thotë pak a shumë tani, se vërtetë Dik Marti mund të akuzojë, por harroni se mund të gjenden dëshmitarë të besueshëm në Kosovë e Shqipëri. Për shkak të këtij konfuzioni të madh ndërkombëtar, një gjë po duket e vërtetë: Kosova po përballet me një luftë tepër të rafinuar, e cila tenton ta lodhë dhe t’i ulë krejt inferiorë me serbët në bisedime. Aq e vërtetë është kjo, saqë akuzat për korrupsion, për keqtrajtim të serbëve, por edhe për mangësi të tjera nuk pushojnë mbi Kosovën. Përballë saj, duket se janë fuqi shumë të egra, që duan jo vetëm ta lodhin, por edhe ta denigrojnë.

Jo më kot, të enjten, ministri i jashtëm serb Z. Jeremiç, do të shprehej në radion kombëtare se “diplomacia serbe këtë vit do të vazhdojë të punoj në arritjen e zgjidhjes me kompromis për Kosovë dhe Metohi. Ajo do të përpiqet që të ‘kufizoj’ numrin e njohjeve,sikurse dhe të pengojë hyrjen e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Theksoi se do të angazhohet që të bllokohet tentimi i anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare që është parakusht i rëndësishëm për arritje të zgjidhjes me kompromis”. Dhe, tashmë justifikimi i tij dihet: mbetet raporti i Dik Marty që pret të hetohet.

Ndërkohë, që ky mekanizëm i tërë, që peshon rëndë kundër Kosovës po e jep efektin nga stepja e shumë vendeve për ta njohur që duhet të njihnin pavarësinë e saj pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Ndërkombëtare në favor të saj. Ndaj, ajo që mbetet para këtij momenti për qeveritë respektive të Shqipërisë dhe Kosovës është që larg patetizmit të zakonshëm dhe organizimit të peticioneve të mendojnë që të jenë realisht sa më bashkëpunues, për të treguar se deri ku shkon logjika e këtyre raporteve. Për më tepër, të dyja duhet të punojnë ngushtë me njëra-tjetrën, si të gjejnë mekanizmat diplomatikë, juridikë, teknikë, investigativë, që ti sfumojnë profesionalisht këto raporte.



Për fat, qeveria amerikane ka premtuar se do të jetë prezent në Ballkan dhe kjo është një garanci që procesi i identitetit kosovar mund të vonohet, por nuk do mund ta ndalet dot. Në terren të jemi të sinqertë, nëse për raportin e parë ka argumente lehtësisht të kontestueshëm, për të dytin shqiptarët dhe kosovarët kanë mangësi të pafundme. Rasti i Remzi Hoxhës në Shqipëri apo rastet e përfolura me dëshmitarët e Ramush Haradinajt në Kosovë kanë treguar se dëshmia është e frikshme tek ne. Edhe pse, shumë prej dëshmitarëve kanë dalë po të gënjeshtërt. Ku i keni dëshmitarët për...?-i kërkoi serbja kolegut të saj shqiptar. Kur të vi koha, iu përgjigj shqiptari me gjuhën e saj

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama