Nuk mendoja të jetoja kaq gjatë, sa të shihja turpin e dhunës në bulevardin “Dëshmorët e kombit”. Të shikoja që po përtërihet ajo që ju e keni përmendur vetë në 1991 me fjalët- zoologjizëm ideologjik. Por ende ka vend për një këshillë për ju, këshillë që më ka mësuar jeta ime. Dhuna nuk është çelësi që i hap të gjitha portat e pushtetit, por është prangë për demokracinë dhe të ardhmen e një vendi që ka vuajtur kaq gjatë sa ne e që nuk po gjen ende qetësi, për sa kohë që ka njerëz që nuk kanë respekt për ligjin, liritë dhe të drejtat e njeriut. Mendoni se do mbeteni në histori si Herostrati që e dogji tempullin vetëm që të mbahej mend emri i tij? Nuk besoj se do jem vetëm unë ai që nuk do t’ju kujtojë. Patët kurajën djallëzore të organizonit këtë protestë, por nuk guxuat të dilnit e të qetësonit turmën tuaj aq të dashur e të përfolur këto ditë. Mendoja se ju kishte vlejtur mësimi që morët nga protestat dhe greva e urisë, kur e shtytë Partinë tuaj në një shfaqje të stërzgjatur e me efekte negative. Mendoja se kishit aftësinë për të reflektuar dhe për të menduar si intelektual, si artist dhe si njeri i prirur ndaj së mirës dhe të bukurës. Paskam gabuar.
Ju më keni fyer. Keni fyer edhe të tërë ata shqiptarë që ndoshta kanë besim në forcën e partisë që ju mendoni se po i dilni zot. Sepse me demonstratën që ideuat, ju përfundimisht keni firmosur mbi shkopinjtë e dhunës së ushtruar kundër shtetit dhe njerëzve të rendit; i vutë firmën e përdhosjes Partisë Socialiste me aktin e shkuljes së tullave nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”; me bojën e hedhur mbi shtirjen si i plagosur të një demonstruesi. Ju firmosët përfundimisht atë pjesë të ëndrrës suaj të marrë për pushtet, që ju çoi në atë lloj haremi të peshkaqenëve të kuq, siç keni shkruar dikur me pasion. Nuk na zverdhët si kinezë, nuk na skuqët si rusë, por na nxitë përpara vetes sonë, përpara miqve tanë (ju kujtohen këto fjalë tuajat?) - kështu i hodhët poshtë dhe i shkelët me këmbë ëndrrat europiane të shqiptarëve.
Fakti që nuk ndërhynë krerët e opozitës është qëllimisht i studiuar në tavolinat e dëshirave tuaja për pushtet. Ju keni mësuar të hidhni gurin e të fshihni dorën, z.Rama dhe unë ju injoroj duke ju nxjerrë jashtë vëmendjes sime, për të cilën më vjen edhe keq, sepse hera herës jam tërhequr nga profili juaj që po krijohej në fillim të demokracisë. Ndoshta ishte hija e bashkëvuajtësit tonë, Trebeshina që ju mbulonte këtë lloj personaliteti të mëdyshtë, sa herë që shfaqeshit bashkë me të nëpër podiume. Sot njoha qartë dy llojet e personalitetit tuaj.
Në emër të gjakut të babait tim, unë ju sfidoj dhe injoroj dhunën që u mësuat njerëzve duke luajtur me demokracinë dhe duke injoruar rregullat më elementare të saj.
Unë ju sfidoj në emër të vuajtjes së qindra njerëzve gjatë diktaturës që u mbajt me dhunën të cilën e pashë përpara syve edhe sot në demonstratën tuaj, sepse nuk ka gjë më të lehtë sesa të acarosh turmën. Këtë e dimë shumë mirë nga sjelljet e turmave të narkotizuara nga një ideologji perverse e që i shtynte të ngriheshin kundër vlerave të rrënjosura historikisht në jetën tonë. Sot nuk pashë dhunë kundër kishave, xhamive, kundër pronës, kundër mendimit ë lirë, por pashë dhunë kundër një shteti demokratik dhe institucioneve të tij të ligjshme.
Publicistikën tuaj të viteve ’90 e lexoj ndryshe sot. Ajo më tregoi rrënjët e së ligës dhe të dhunës që ju frymëzuat që ta përdorin njerëzit në demonstratën që ëndërruat dhe dëshiruat aq shumë.
Aq sa ishin pasojë e dhunës së diktaturës komuniste plumbi, gjaku, torturat dhe varret e pagjetura ende të njerëzve tanë, aq edhe tullat e shkulura të bulevardit, shkopinjtë e dërrmuar mbi policët dhe kundër ligjit janë pasojë e delirit që ju shtyu të sfidoni çdo normë qytetarie dhe demokracie.
Protesta e dhunshme është e sojit tuaj dhe ekstremistëve të majtë; është pasojë e indoktrinimit të gjatë që nuk ka lidhje me mendimin që kisha dikur për një djalë me emrin Edi Rama, në fillim të vitete ’90, kur merrte përkrahu Kasem Trebeshinën dhe e nxirrte në tribunat, në ditët e përpjekjeve kundër diktaturës, në emër të lirisë dhe të të drejtave të njeriut.
Nuk ju kam vlerësuar aq shumë më parë, sidomos kisha injoruar aftësinë tuaj profetike, kur parashikuat se gjendja do dalë jashtë kontrollit e mund të kishte akte dhune. Por ju nuk mendonit se forcat e rendit do ju jepnin një mësim qytetarie të vetëdijshme dhe zbatimi të përsosur të ligjit.
Kujtoj fjalët tuaja “se ndërgjegjes sonë kombëtare këto veprime i lënë peshën e mëkatit që vëllai ngriti dorën kundër vëllait”. Më vjen keq që jetova të shihja një pamje të tillë sot në rrugët e qytetit tim, e Tirana nuk është Bastija ku të mund të gjejë shfrim dhuna, si në kohën e revolucionit jakobin. Nuk jam rehat si qytetar, derisa t’ju dëgjoj pa lojëra fjalësh t’i kërkoni ndjesë Tiranës për këtë që sajuat.