E di, lexuesi i vëmendshëm dhe i paanshëm i rubrikës sime të së dielës me të drejtë do të pyesë: “Po ç’lidhje mund të ketë midis Kullës Eiffel dhe demokracisë shqiptare?”. Unë mendoj se ekziston një lidhje e tillë. Për këtë le të më lejojë t’i tregoj një anekdotë: Dikur, një grup turistësh nga vende të ndryshme, gjatë një vizite në Paris, po dëgjonin me kureshtje informacionet që po u jepte shoqëruesi i tyre francez për monumentin në fjalë. Pasi mbaroi së foluri, ky i fundit deshi të dinte nëse ndokush nga turistët kishte ndonjë pyetje; e vërteta është se, në çast, atë e bombarduan me plot të tilla: sa tonelata çelik, sa bulona e dado ishin përdorur për ndërtimin e Kullës, sa herë në vit kontrollohej qëndrueshmëria e saj, sa turistë kishin hipur deri në atë moment në të tri katet veç e veç, sa parizianë ishin hedhur për t’u vetëvrarë nga maja e saj, etj., etj. Pastaj dikush pyeti për sa kohë ishte ndërtuar ajo dhe, menjëherë pas përgjigjes, dikush bëri një pyetje të fundit, the last, but not the least, siç thuhet sot në shqipanglishte (e fundit, por jo më pak e rëndësishmja): “Për sa kohë mund të prishet ajo?” A e përfytyron dot lexuesi im i vëmendshëm dhe i paanshëm nga ç’vend vinte turisti në fjalë? Thjesht nga Shqipëria!
Në suazën e ngjarjeve të këtyre ditëve fare të fundit, m’u kujtua papritmas kjo anekdotë, dhe m’u drodh shpirti: Dikush, midis nesh, i babëzitur për pushtet, po mban peng një parti të tërë, një popull “opozitar” të tërë, një Shqipëri të tërë, sepse e vetmja pyetje që shtron ai dhunazi është: “Për sa kohë mund të prishet demokracia e brishtë shqiptare, për sa kohë mund të prishen tërë arritjet e mundimshme të Shqipërisë postkomuniste – futja në Këshillin e Europës, anëtarësimi në NATO, heqja e vizave për qytetarët shqiptarë dhe rritja ekonomike e këtyre viteve të fundit, pavarësisht pasojave të krizës botërore, në mënyrë që unë, zoti 3000 € (Kaq pasuri kam, ju betohem, si i pastrehë që jam!), dopiokryetari i PS-së dhe i Bashkisë së Tiranës, dopiogjashtën e korrupsionit, e aferave të dyshimta, e prapaskenave, e allishverisheve, e papunësisë, e përmbytjeve, e epidemive dhe e të gjitha problemeve sociale të vendit, t’ia lë në dorë së djathtës, pra PD-së dhe aleatëve të saj?”. A thua se korrupsionin e shpiku PD-ja nga hiçi që me themelimin e saj, a thua se, në vitin e mbrapshtë 1997, me të ardhur në fuqi, PS-ja & Kompani nuk e çuan më tej duke e institucionalizuar korrupsionin fillestar, a thua se në asnjë vend të botës, përveç Tunizisë, Bregut të Fildishtë dhe Shqipërisë, nuk ka pasur, nuk ka e nuk do të ketë kurrë korrupsion, a thua se, the last, but not the least, po të vijë në pushtet (largqoftë e qoftëlarg!) zoti 3000 €, korrupsioni do të zhduket si për mrekulli, me një të rënë të shkopit magjik ose me Frymën e Shenjtë, bashkë me tërë dukuritë e rënda negative që vërehen sot në vendin tonë dhe për të cilat, sigurisht, qeveria aktuale mban ose duhet të mbajë detyrimisht përgjegjësitë e veta.
Protesta e bujshme me, në radhët e saj edhe individë pa skrupuj, të dhunshëm, grabitës e rrugaçë profesionistë, ndoqi pa pikë dyshimi një skenar fare të lexueshëm, me taktika të ndërtuara ftohtë dhe me një strategji që do ta kishte zili edhe vetë Lenini, të cilit zoti 3000 € i ngjan, ndër të tjera, edhe nga mënyra e të qethurit dhe e të veshurit, edhe nga stili pompoz i ligjëratave që mban dhe i intervistave që jep, por kryesisht, sidomos dhe veçanërisht, nga makutëria e neveritshme për pushtet.
Kulla Eiffel, që përfundoi së ndërtuari në vitin 1889, është ende sot në këmbë me gjithë pyetjen shkatërrimtare të një turisti shqiptar anekdotik, por tipik të një mendësie negativiste: për më tepër, ajo konsiderohet si simbol i Parisit. Demokracia shqiptare, ende në ndërtim e sipër, megjithëse e brishtë, përpiqet, me sa mundet, të qëndrojë në këmbë; rrjedhimisht, shqiptarët, të gjithë pa përjashtim, pa dallim partiak, duhet të nxiten, por edhe të edukohen pareshtur që të luftojnë për konsolidimin e kësaj demokracie e cila, pa diskutim, paraqet mangësi të theksuara, por që është e vetmja alternativë sadopak shpresëdhënëse për fëmijët tanë të pafajshëm, e ardhmja e të cilëve duhet të jetë ideali i atyre që na qeverisin e do të na qeverisin.
Për pak harrova të shtoja: thonë se turisti shqiptar që deshi të dinte për sa kohë mund të prishej Kulla Eiffel, kur ishte në majë të saj, u hodh për të parë nëse mund të fluturonte me çadrën e tij; sigurisht, që ai vdiq, prandaj unë do t’i këshilloja çdo shqiptari që do të tundohej ta përsëriste një eksperiment të tillë vetëvrasës, të pajisej me një parashutë jo më të lirë se 3000 €.