Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Bloza e Antishtetit

Shkruar nga: Aranita Brahaj  
Botuar më: 14 vite më parë

Aranita Brahaj
Bloza e Antishtetit

Shtet do te thote mareveshje ndërmjet të thjeshtëve që janë votues e taksapagues me të votuarit, përfaqsues në pushtete qëndrore a lokale, legjislativ a ekzekutiv. Kontrata mund të ketë defekte e probleme por kontrata e bën një territor me shtet, dhe një popullsi shtetformuese. Selia që prej shumë dekadash njihet si selia e Qeverisë nuk është pronë e kryeministrave. Për mua dhe këdo qytetarë të thjeshtë selia e Kryeministrisë është seli e Shtetit pa të cilin mbetesh bashkësi tribu, mbetesh individ snobist e sbëhesh shtetar e qytetar. Uniforma e policit apo gardistit është uniformë e shërbëtorit të ligjit dhe bloza që djeg atë është blozë e Antishtetit.

Antishteti ndonjëherë  është anarki, që do të thotë paaftësi për ta ndërtuar shtetin. Por Antishteti është edhe krim, veprime të një grupi që tentojnë ta djegin, ta shkatrrojnë, të eleminojnë në formën e tij fizike. Antishteti nuk njeh format e rotacionit politik të qytetruar që janë zgjedhjet periodike a të parakoshshme (si pasojë e një mocioni mosbesimi një rast ligjor i zgjedhjeve jashtë rradhe). Antishteti nuk është modeli politik që vjen për të konkuruar modelin difektoz në emër të modelit më të mirë. Antishteti nuk e mat koeficentin e cilësisë apo korrupsionit qeveritarë me parametra juridik e social, por kalkulon indinjatën e perceptimit individual mbi korrupsionin si armë në llogoren e vetshkatrrimit.

Antishteti është një OJQ-ist i majmur me projekte animacioni,  që në kohë të hershme mbush rrugët e Tiranës me letër higjenike e ju rrëfen shokëve përrallën e panevojshme të Hirushes. Më pas shmanget nga jeta e OJQ-istit (kujton se kontribuoi për demokracinë duke promovuar modën e fustaneve të nusërsë), dhe bëhtet kryetar i një partie që në vend të emrit ka shifra, bëhet fodull e në emër të antishtetit i quan “fakir” e i shpërfill ata që përfqësojn shërbëtorin e ligjit.  Dhe pse “fakir”, sepse polici i thjeshtë i shtetit merr më pak se 300 euro dhe vë jetën në rrezik sa herë që antishteti i kërkon të dëshpëruarve ta qëllojnë me gurë vdekjeprurës shtetin! Në fakt është koha për ti thënë “Mjaft” OJQ-istëve që nuk kanë punuar një ditë në shtet apo ent jo publik, e nuk kanë jetuar një herë të vetme me rrogën modeste por dinjitoze të njerzve të thjeshtë.

Antishteti është një anarkist me “tru të pirë”  që në vitin e parë të dekadës së tretë të shtetit pluralist kërkon heronj e dëshmorë në emër të egos politike të një njeriu. Antishteti sot nuk merr dot të paktën një votë për cdo muaj burg të bërë gjatë regjimit, megjithse bixhozi nuk është antikomunizëm. Ky politikan  politikan pa goje, dhe them pa gojë sepse nuk ka votë përfaqësimi sa për tu folur njerzve, duhet të kuptojë që njerzit e thjeshtë nuk duan tashmë të digjet shteti. Të gjith kemi thithur blozë në muajt e hidhur të pranverës 97-të kur Tirana vinte era barut, në shtatorin e 98-tës duke punuar si gazetare kam parë pranë kryeminsitrisë flakët që mbërritën të digjnin edhe katin e tretë por Ngjela duhet ta dijë mirë që nuk ja dolën të bënin rotacion.

Në 2004 kam ndjerë erën e kufomave të shkrumbuarar mes detit në tragjedinë e 9 janarit pasi isha në anijen italiane që i gjeti për ti sjellë në portin e Vlorës. E rëndë por në Port i prisnin si “fansa” të kobit njësoj si mbrëmjen e 21 janarit ca ish ministra si Gjinushi, Majko e Xhafa. Si gazetare që kam udhëtuar nëpër rrugët e vendit për të sjellë në ekranin e TVA e TV Klan kronikat e hidhura të oficerëve të policisë që ekzekutoheshin në emër të krimit e antishtetit, them se askush nuk duhet të guxojë të artikulojë: “zjarr”.

Protesta me makina të djegura, me uniforma të sulmuara, me dyer kryeministrie të shqyera, me njerëz të vrarë e me cështje të rënda penale të filluara nuk lajmërojnë asnjëherë rotacione politike. Përkundrazi i vonojnë edhe nëse është koha për ti bërë. Protesta të tilla i sugjerojnë ata që në 1998 këshillonin Berishën d.m.th ndonjë si Ngjela, Ndoka a Zogaj. Kryetari i opozitës nuk duhet të dëgjojë në këto momente Ngjelën kur thotë se Antishteti duhet shtrirë në rrethe pasi Shqipëria nuk është më një vend si në 1997-tën. Në cdo kohë është kollaj të gjesh ca dhjetra që shkulin pllakat e Bulevardit për të goditur mbrojtësit e ligjit, por sot vendi është antar i NATO-s, njerzit e kanë pësuar nga gabimet e 97-98 tës, askush nuk bëhet kollaj hero (mish për top) i rotacionit të dhunshëm.

Dy liderët e njohur si “binjakët” e politikës difektoze e ndonjëherë tragjike të dekadës së parë, e kanë dhënë sprovën e vullnetit të rotacionit politik me votë. Jo për të ndjekur këshillën e dikujt që ka thënë që Berisha nuk bie me Berishizma, por është për të thënë se shumë gazetarë në ditën e 21 janarit kanë përngjasuar Ramën me Berishën e pas 14 shtatorit 1998. Pas kësaj date Berisha e di mirë se u braktis nga shumë të rinj politikan e deputet të djathtë, mbeti pa përkrahje të kancelarive diplomatike, vonë i mbërriti një ftesë zyrtare për një forum ndërkombëtare, shumë qytetarë e urryen për koston e asaj që ndodhi në shtator 1998-të, megjithse këto ishin në dekadën e parë e pluralizimit. Atherë njerzit ishin ende nën efektin e diktaturës, shteti i brishtë e kishte të vështrë të reagonte sic reagon shteti (si organizim) kur sulmohet në selinë e tij.

Duke monitoruar si reportere në vitet 1997 – 2005 të gjitha protestat e Berishës dhe shumë nga komentet me berishizem të Ndokës, Zogajt apo Ngjelës, mund të analizoj se Berisha nuk erdhi në pushtet kur të indinjuarit dogjën deri katin e tretë te Kryeministrisë. Shtatë vjet më vonë në protestën e tij të fundit kishte mijëra njerëz, antikorrupsioni e antikumunizmi ishin në përmasën më madhore në dimrin e vitit 2005, por selisë së kryeministrisë në protestën e fundit nuk ju thye një xham, pishave të oborrit kryeministrorë nuk ju shkul një halë e ofcerëve të përforcuar përpara selisë nuk ju tha as edhe një sharje.

Ndryshimi ndëmrjet fjalimeve të Ramës pas 21 janarit dhe fjalimeve të Berishës në shtator 1998 qëndron tek fakti se në selinë e PS me Ramën qëndrojnë kameramanë pa gazetarë, ndërsa në deklaratat e Berishës kishte pafund inkurajim militantësh, të vetmit që nuk e braktisën pas shtatorit 98 të. Në protestën që lajmëroi rotacionin politik 2005, një nga kameramanët televiziv ka fiksuardetajin e thjeshtë por emblematik të një proteste të denjë qytetare.

Protestues pa armë e pa gurë, njerëz civil që zgjatën duart, tërhoqën e zhvendosën një rrjetë të shumëfishtë me gjëmba. Jo për të hyrë në kryeministri. Jo. Thjeshtë ai tel me gjëmba i vendosur kishte përkulur e po shkatrronte një nga objetet e sapovendosura nga shteti, bëhet fjalë për një kosh mbeturiënash, i ri fringo dhe shumë i përshtatshëm për një rrugë qëndrore, i shkruar me të bardhë “Hidhni Mbeturinat. Bashkia e Tiranës”.

Në analogji ata gazetarë që kanë pasqyruar e kanë ndjekur në njëzet vite pluralizëm “rrethimet kryeministrore” analizojnë se zoti Rama apo e mjata vetëm në momentin kur t’ja dalin të organizojnë një protestë me këtë nivel paqsore e qytetarë do të kenë rradhën të hynë në selinë ku prej 2005-sës qëndron Sali Berisha.



Panorama 24/01/2011

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama