Në kryeveprën e tij “Mbi luftën”, Karl Fon Klauseviç e quante luftën, si vazhdim të politikës me mjete të tjera. Kjo shprehje lapidare e teorisë së luftës, në fakt i shkon më së shumti përshtat situatës së tanishme në Shqipëri dhe tregon që edhe përgjakja e Bulevardit të Dëshmorëve, është një dëshmi e vërtetësisë së kësaj shprehjeje.
Domethënë nëse politika nuk zhvillohet e i përmbahet institucioneve, sepse institucionet bllokohen, sabotohen apo bojkotohen, kjo s’do të thotë që politika shuhet, por ajo vijon me mjetin tjetër, me luftën. Institucionet e liberal-demokracisë që ne njohim, nuk janë ndërtuar rastësisht dhe as si pasojë e ndonjë plani, por kanë ardhur si rezultat i një përvoje shumëshekullore me lumenj gjaku të derdhur për demokracinë e lirinë dhe për sundimin e konstitucionalizmit dhe ligjit të barabartë për të gjithë. Historia moderne e Europës Perëndimore karakterizohet nga një udhëtim i dhimbshëm dhe i dhunshëm për të arritur në konkluzionin se institucionet janë forma më e mirë e bërjes së politikës brenda një vendi. Ne kemi fatin e mirë që ta njohim tashmë këtë histori, t’i njohim këto parime dhe vlera mirë dhe të jemi të vetëdijshëm për suksesin e parimeve si parlamentarizmi, konstitucionalizmi, pluralizmi etj., dhe të mos kalojmë në humbëtirat shekullore të Europës, por t’i aplikojmë menjëherë duke u integruar sa më shpejt në këtë botë.
Mirëpo elita jonë politike dëshmon se anon më shumë nga instinktet e më pak nga arsyeja, sepse të vetmen mënyrë për të mësuar me sa duket e paska duke pësuar. Fatkeqësisht pësimi i vitit 1997 nuk paska mjaftuar, u nevojitkan pësime të tjera. Kjo situatë të kujton eksperimentin e Pavllovit dhe refleksin e kushtëzuar të kafshëve që diktohej jo nga arsyeja, por nga ripërsëritja e të njëjtit veprim shumë herë, derisa të formoheshin reflekset.
Prandaj përgjakja e rrugëve ishte e paralajmëruar, sepse historia jonë e di mirë që kur heshtin institucionet, buçasin armët, kur largohesh nga ligjet modernet e njeriut, epërsinë e marrin ligjet e natyrës. Një ndër gjërat që duhet kuptuar mirë është se larg qoftë, nëse konflikti mes dy palëve në Shqipëri acarohet më tej, ai prapë se prapë ka për të përfunduar me një ujdi që gjithsesi do të integrojë interesat e të dyja palëve. Pra në teorinë e konflikteve, hiq rastet ekstreme të paimagjinueshme kur njëra palë e asgjëson ose e zhduk tërësisht palën tjetër, gjithmonë do ketë një marrëveshje të një rruge të ndërmjetme interesash. Skenarët e konfliktit civil me rezultat asgjësimin apo dëbimin e kundërshtarit janë të paimagjinueshëm, dhe në histori është i rrallë si për shembull dëbimi në ekzil i rusëve të bardhë pas revolucionit dhe luftës civile në Rusi apo i aristokracisë franceze pas revolucionit të vitit 1789. Me pak fjalë, sido që të vejë konflikti mes dy barrikadave që po formohen në Shqipëri, ai gjithsesi diku, dikur do të mbyllet me një kontratë. Në çdo ujdi apo paqe që bëhen sot në vende që kanë pësuar konflikte civile, merret parasysh edhe interesi i palës së humbur. Në marrëveshjen e Ahtisaarit, 5 përqindëshi serb merret dhe privilegjohet në mënyrë të kudondodhur, edhe pse serbët ishin haptazi pala shkaktare e konfliktit. Pra pavarësisht nga kush e ka pasur fajin për fillimin e konfliktit, apo kush humb, kjo palë gjithsesi do të jetë pjesë e përfaqësuar dhe akomoduar në një ujdi.
Një ujdi të tillë e patëm edhe në Shqipëri në vitin 1997, me marrëveshjen e 9 marsit të negociuar nga Vranicki. Pas kësaj marrëveshjeje më 28 mars, Këshilli i Sigurimit të OKB-së miratoi rezolutën 1101 që autorizoi operacionin “Agimi” (“Alba”) për të lejuar një grup shtetesh kryesuar nga Italia për të dërguar trupa në Shqipëri, për të ndihmuar në vendosjen e normalitetit, organizimin e zgjedhjeve të reja dhe në rindërtimin e shtetit. Logjika bazë e asaj marrëveshjeje ishte padyshim që palët do të braktisnin rrugën e dhunshme dhe do të futeshin sërish nëpër institucione dhe nën sundimin e ligjit.
Mirëpo një ndër problemet kryesore që vihet re në fushën studimore të konflikteve dhe ndërtimit të paqes, është jo vetëm arritja e një marrëveshjeje paqeje, por në mënyrë të veçantë mbajtja e kësaj paqeje, kësaj ujdie apo kontrate mes palëve që dikur janë përplasur. Historia tregon se një paqe e prishur shpesh shkakton më shumë dëm e viktima sesa periudha konfliktuale përpara nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje. Një ndër teoricienët e fushës, Stephan Stedman, përmend si raste ekzemplare ato të Angolës në vitin 1992 (në 18 muajt pas prishjes së akordeve të Estorilit u vranë mbi 300000 civilë, katër herë më shumë se në 18 vitet e mëparshme të luftës civile) dhe Ruandës në 1994-n (në 100 ditët pas prishjes së marrëveshjeve të Arushës u vranë mbi 850000 civilë) për të treguar se sa e rrezikshme është paqja e prishur.
Pas një paqe të prishur, palët e kanë shumë herë më shumë të vështirë për të pasur besim te pala tjetër që të firmosë një marrëveshje të re pajtimi. Pra rreziku që po i vërtitet Shqipërisë është i jashtëzakonshëm nëse prishet marrëveshja e 9 marsit dhe thellohet aq shumë klima konfliktuale, sa ulja në tryezë të bëhet mision i pamundur. Për këtë arsye kthimi në frymën e institucioneve është thelbësore mirëpo, duhet pasur parasysh që në këtë moment, ekzekutivi është palë në konflikt. Të vetmet institucione që kanë mbetur të pavarura dhe duhen forcuar më së shumti për të rikthyer politikën në shinat institucionale janë Drejtësia dhe Presidenti. Presidenti me sa duket fatkeqësisht është mjaftuar me deklarata të zbehta, si me pas qenë deklarata të ardhura nga Brukseli. Madje mund të thuhet se deklaratat e Presidentit kanë qenë më të turbullta e të tërhequra se të ambasadorëve të huaj. Në kushtet kur janë bërë akuza tejet të rënda për grusht shteti, Presidentit si kryetar i shtetit dhe kreu i Forcave të Armatosura, i takonte të mblidhte menjëherë Këshillin e Mbrojtjes për të shqyrtuar dhe sqaruar situatën. Është përgjegjësia e tij e drejtpërdrejtë siguria e vendit tonë dhe e ka për detyrë që ta bëjë të qartë për publikun nëse me të vërtetë ka një kërcënim serioz për sigurinë e rendit kushtetues të vendit tonë, apo e gjitha është një maskeradë për të mbuluar paaftësinë dhe papërgjegjësinë e administrimit të një proteste publike. Është për të ardhur keq që Presidenti nuk i tregon të paktën njëherë muskujt e peshës së kryetarit të shtetit, sidomos tani që një vit i ka ngelur në këtë post dhe s’ka gjasa të rizgjidhet. Të paktën të fitojë një kredo morale publike dhe t’i jap një ngjyrë e domethënie mandatit të vet. Së dyti sulmi ndaj prokurorisë është i papranueshëm dhe një kërcënim i mirëfilltë i marrëveshjes së sipërpërmendur. Çdo cenim apo pengesë e punës së prokurorisë nuk do bëjë gjë tjetër përveçse do të thellojë më tej mosbesimin mes palëve, do të shuajë shpresën për zgjidhje tek institucionet dhe do t’i hedhë benzinë konfliktit civil që po vërtitet duke rrënuar paqen e vendosur në Shqipëri në 1997-n.
Së treti e së fundmi, është edhe një palë tjetër që me sa duket e dashka Shqipërinë më shumë sesa politikanët shqiptarë dhe këtu janë aleatët tanë ndërkombëtarë. Është mjerim i papërshkrueshëm dhe ironi e hidhur që teksa veç një vit na ndan nga 100-vjetori i shtetit tonë, për fatet tona sërish po i kthejmë sytë tek një tryezë ambasadorësh për të bërë të mundur ekzistencën e shtetit shqiptar. Prandaj është për hir të dinjitetit të këtij shteti, puna e Presidentit dhe Prokurorisë është thelbësore për të treguar se shteti vazhdon dhe për të mos u kthyer sërish në mëshirën dhe dashamirësinë e një Konference Ambasadorësh.