Astrit Hatellari, sot në mëngjes është zgjuar si çdo ditë tjetër të jetës së tij. Ka parë lajmet, titujt e bujshëm të gazetave, vjedhjen e një banke në Durrës, një miting, për të cilin kanë nisur të grinden pozitë e opozitë… Nuk arriti dot t’i numëronte pjesëmarrësit në mitingun e opozitës. As nuk e pyeti kush dhe as që i shkoi ndërmend t’i numëronte. Vetëm tha nëpër dhëmbë: Mirë, mo mirë, po çfarë pastaj? Pastaj nxitoi të takonte shokët e tij. Vetëm me ta ndjehet mirë.
Sikur të ishim në një kohë tjetër, Astriti duhej quajtur hero. Bash ky njeri, 20 vjet më parë, në një paradite të qashtër shkurti – ai vetë na kujton se atë ditë dielli shndriste fort njësoj si sot – ishte njeriu që pati rastin t’i hidhte konopin statujës më të rëndësishme të krejt vendit, atij të diktatorit të mikluar e të urryer njëkohësisht, Enver Hoxhës. Puna është se çfarë ndodhi pas kësaj…
Astriti nuk ka kërkuar kurrë asgjë nga ky akt i tij. Ndër emisione televizive, ndër intervista ka thënë gjithnjë se ishte vetëm një ndër të shumtët që donin të shembnin një ngrehinë, të zhduknin një hije, një frikë. Dhe duke shembur këtë ngrehinë, donin të na kujtonin, ne të tjerëve, që nuk hipnim ndër monumente të bronztë, se çdo gjë ka simbolikën e saj.
Sikurse e thotë ai vetë diku “nuk ka rëndësi një objekt prej bronzi, por më shumë ka rëndësi të shporrej hija e frikës”.
Tash kanë kaluar 20 vjet fiks që nga koha që Astrit Hatellari, shokët e tij dhe jo kush tjetër, ia vunë konopin në fyt simbolit të diktaturës. Sikurse e thamë Astriti, zyrtarisht “Pishtar i Demokracisë”, ende i papunë, mendohet gjatë në dhomën e tij të vogël. Nganjëherë revoltohet në suazën e tij të ngushtë e nganjëherë të pashpresë. Nuk e ka qejf fare fjalën hero, madje as “Pishtar’, me të cilën është dekoruar. Për të liria është gjëja më e shenjtë, fjala të cilën kishte ëndërruar, me të cilën ishte mëkuar, për të cilën ishte gati të jepte edhe jetën.
Sot e dje janë mbajtur fjalime të rëndësishme. Njerëz, që nuk kanë qenë aspak në rropamën e bronztë të rrëzimit të mitit më të fundit të shqiptarëve, kanë dalë para ekraneve të TV-ve duke na lëshuar sinjale të sigurta demokracie. Ata, heronjtë, që nuk duan të quhen heronj, pishtarët që nuk duan të shndrisin, njerëzit që preferojnë të harrohen se sa të kujtohen, ata që hedhin në erë ura, monumente, diktatura, ata a kanë fituar gjë nga e gjithë kjo histori? Nuk bëhet fjalë për meritat e tyre private. Vetë heronjtë antiheronj e thonë këtë gjë të parët. Puna është se çfarë Shqipërie kemi pas një 20-vjeçari të lodhshëm. Tash kemi një Shqipëri ku sundon mënia, ku etja për pushtet ia ka kaluar çfarëdo vlere tjetër, ku urrejtja dhe jo respekti për tjetrin sundojnë mbi gjithçka. Sot, pas konopit të Astritit të tërhequr nga “Ifa” e panjohur, ka ardhur koha të vrasim mendjen: duhet të këndojmë e të festojmë, apo të mejtohemi, sa më gjatë që të mundemi?