BE 500 mije euro per bashkepunimin me bankat

BE, 500 mije euro per bashkepunimin me bankat

Banka Qendrore Evropiane prezantoi sot një program bashkëpunimi me Bankën e Shqipërisë dhe disa banka të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Për këtë program, BE-ja ka dhënë 500 mijë euro nga fondet e Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit.

Programi synon përgatitjen e këtyre bankave qendrore për anëtarësim në Sistemin Evropian të Bankave Qendrore, pasi ekonomitë përkatëse të kenë përmbushur kërkesat për anëtarësim në BE.

Këtë e bëri të ditur guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. “Programi i bashkëpunimit do të zbatohet me 10 partnerë rajonalë”,- bëri të ditur Fullani, mes të cilëve është edhe Kosova dhe Maqedonia. Banka e Shqipërisë do të marrë asistencë teknike nga projektet e bashkëpunimit me Bankën Evropiane.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama