Flamuri serb midis Tirane Nderojne ardhjen e Irinejit antishqiptar!

Flamuri serb midis Tirane: Nderojne ardhjen e Irinejit antishqiptar!

Ceremonia e shenjtërimit të Katedrales "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë dhe prania e kryepeshkopit serb Irenej në këtë eveniment nuk ka kaluar pa incidente. Ndonëse Policia u kujdes duke mos dhënë asnjë leje për zhvillimin e protestave, partia Aleanca Kuq e Zi qysh në orët e para të mëngjesit ka vendosur përpara Katedrales një parullë kundër klerikut serb Irenej, në të cilën thuhej: "Kryepeshkopi i Serbisë, kundër Shqipërisë".

Derisa aktivistët e Aleancës Kuq e Zi janë shoqëruar për në komisariat,në Tiranë janë parë edhe një grup të rinjsh serbë të cilët kanë valëvitur lart flamurin e Serbisë, duke nderuar me simbolet e tyre ardhjen e Klerikut Irenej.

Nga ana tjetër nuk mungonin edhe qytetarë shqiptarë të cilët bënin thirrje që Kishës Ortodokse i duhet një Kryepeshkop shqiptar që lutjet t’i këndojë në gjuhën shqipe dhe jo në greqisht apo në gjuhë të tjera.

Godina madhështore e Katedrales është rrethuar me forca të shumta policie gjatë gjithë kohës kur kryhej ceremonia e shenjtërimit, në mënyrë që të shmangeshin incidentet. /Telegrafi/

 

Flamuri serb midis Tirane: Nderojne ardhjen e Irinejit antishqiptar!


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama