Reagon Schumacher komunikon duke pulitur syte

Reagon Schumacher, komunikon duke pulitur syte

Legjenda e Formula Unos, Michael Schumacher i cili pësoi një aksident me ski, ka filluar të komunikojë me familjarët e tij, nëpërmjet gjesteve me sy. 7 herë kampioni i Formula Unos (F1), ka filluar të komunikojë, ndonëse jo me fjalë. Doktorët thonë se kampioni, ka bërë shumë progres, sa që mund të dalë nga spitali në fund të muajit tjetër. Sot ai është në gjendje që t’iu përgjigjet pyetjeve të bashkëshortes dhe fëmijëve të tij, duke pulitur sytë.

Doktorët në klinikën në Zvicër shpresojnë që nëpërmjet vendosjes së Michaelit në një karrocë të avancuar elektronike, ai do të jetë në gjendje që të  kontrollojë gojën e tij brenda disa javësh. Mjekët, të cilët kanë zhvilluar një mikroçip të veçantë, shpresojnë që ta përdorin atë për të ndihmuar kampionin. Mesa duket shpresat për një shërim të shpejtë të tij, janë të mëdha.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama