Tragjedia e Malaysia Airlines bashkon tifozet angleze

Tragjedia e Malaysia Airlines bashkon tifozet angleze

Fansat e Sunderland-it kanë lënë mënjanë rivalitetin tradicional dhe kanë mbledhur një shumë prej 18.000 paund në nder  të dy tifozëve të Newcastle United të vrarë në tragjedinë e Malaysia Airlines. John Alder 63 vjeç, dhe Liam Sweeney 28 vjeç, vdiqën në bordin e MH17 pasi ky i fundit u sulmua me raketë nga Rebelët Rusë të enjten pasdite  gjatë kalimit në hapësirën qiellore të Ukrainës Lindore, për ku më tej do të ndalonin në Malajzi. Ndërsa mësohet se dy fansat nga Kuala Lampur do të drejtoheshin për në Zelandën e Re për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës Newcastle përgjatë turit të tyre para sezonal.

 

Pas lajmit shokues të rrëzimit të MH17 ka qenë një fans i Sunderland, Gary  Ferguson, i cili i prekur nga ky fakt ka hapur një faqe  për mbledhje fondesh ku ka shkruar: “Ne mund të jemi fansa të Sunderland, tradicionalisht në rivalitet me fansat e Newcastle, por ka gjëra më të rëndësishme sesa një ndeshje futbolli. Lajmi i tmerrshëm i humbjes së dy tifozëve të Newcastle na ka lënë të gjithëve të shokuar dhe mjaft të mërzitur. Fondet e mbledhura në këtë faqe do të përdoren për nderime ndaj dy fansave si dhe për të afruar më tej tifozeritë e dy klubeve. Vlera shtesë do të dhurohet për bamirësi tek fondacionet  Sir Bobby Robson  dhe Marie Curie”.

 

Ndërkohë nuk kanë munguar lulet, dedikimet dhe fanellat as nga ana e vetë tifozëve të Newcastle të vendosura në parkun St James  Edhe menaxheri i Newcastel, Alan Pardew ka shprehur keqardhjen e tij për humbjen e Alder dhe Sweeney. “Unë dhe lojtarët e mi jemi thellësisht të shokuar dhe të mërzitur nga ky lajm i tmerrshëm. Ne të gjithë e dimë se me sa pasion John dhe Liam kanë mbështetur skuadrën dhe klubin. Ata ishin me ne në ndeshjen miqësore në fillim të javës kundër Oldham dhe vendosmëria e tyre për t’i rënë rruzullit rreth e përqark për të na mbështetur deri në Zelandën e Re tregon se me sa pasion ata e kanë ndjekur Newcastle. Zemrat tona janë pranë familjeve dhe miqve të tyre”-, ka theksuar Pardew.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama