Ai e ka parë keq edhe në zonat tropikale kur mbijetoi nga stuhia në Kornovolia, ku është përplasur në det nga dallga gjigante dhe vetëm ndërhyrja e një anije aty afër shpëtoi jetën nga mbytja. Në diferencë nga Fransis Çiçester heroi i tij që në 1996-1997 bëri xhiron e botës vetëm me një stop Sidney ai ka bërë një udhëtim më të vështirë.
Lundruesi vetmitar lundroi për 30 000 milje duke qëndruar në det për 403 ditë. Ai ka qenë i pari lundrues që ka lundurar non-stop nga Britania e Madhe në Hawai.
“Ndjenja që kam tani është se ndihem i lehtësuar”- ka thënë kur ka mbërritur Flanagan.
“Kam pasur disa momente të rrezikshme që pyesja veten se cfarë po bëja, por edhe kam pasur momente të bukura si sot kur ripashë fëmijët e mi”-u shpreh ai.
Ish-gruaja Luiza e ka ndjekur dhe koordinaur udhëtimin edhe atëherë kur lundruesi ka qenë nja hap para falimentimit. Pasi Rusia nuk ka dashur t’i japë lejekalimin për të vazhduar udhëtimin. Por viza ka mbërritur me vonesë pasi Luiza kishte arritur të sensibilizonte oligarkin rus që nga Londra Roman Abramoviç.
Nuk dihet ende nëse ky lundrim do të përfshihet në një rekord botëror pasi marinari nuk e ka bërë atë me një frymë, por duke u ndalur në shumë vende.
Xhuljeta Lamkaj
Nga Gazeta Shekulli











