Ligatinat (tokat e lagura), jane ekosistemet me mire te perfaqesuara ne bregdetin shqiptar. Tipike per brigjet e ulta aluvionale, keto ekosisteme gjenden nga veriu ne jug te vendit, duke formuar nje zinxhir te vazhdueshem me habitate shume te dobishme.Historia e krijimit te ligatinave i takon mijra vjeteve me pare, por historia e shkaterrimit dhe tharjes se tyre eshte e afert. Politikat e zhvillimit ekonomik te se kaluares, duke mos pasur si qellim mbrojtjen e natyres, kane shkaktuar deme dhe prishjen e strukturave te ligatinave.Ne te kaluaren, "tokat e lagura" konsideroheshin si shperdorim qe natyra i ben vetes se saj dhe per shume kohe emrat "kenete" apo "mocal" nenkuptonin mjaft elemente te padeshiruar per jeten si;lageshti, malarje, semundje, qe detyrimisht sillnin varferi dhe rrezikonin jeten.Aktualisht, tokat e lagura jane ekosistemet me mire te njohura dhe te paraqitura ne bregdetin shqiptar.Duke filluar nga veriu, ligatinat me te rendesishme jane: Laguna e Velipoljes, Gjiri i Drinit, ku perfshihet dhe Laguna e Kune-Vainit, Fushe-Kuqe, Patok ne gjirin e Rodonit, Gjiri i Lalzit, Karavasta-Divjake, Pylli me Pisha i Pishe-poros, derdhja e Vjoses, Laguna e Nartes, Laguna e Orikumit, Laguna e Butrintit.Duke ndjekur interesimin nderkombetar per vlerat e ligatinave dhe duke pare shpejtesine me te cilat ato po zhduken, keshilli i Ministrave i Republikes se Shqiperise me 22 gusht 1994 deklaroi zonen e Lagunes se Karavastase si vend qe perfshihet ne listat Ramsar. Gjithashtu nepermjet financimit te Mediterranean Wetlands, Konventes se Ramsarit per mesdheun, ne fillim te vitit 1998 u krye studimi per mbrojtjen dhe shfrytezimin e sistemit lagunor Kune-Vain.
Bregdeti i Kavajes dhe plazhet e tij.
Vija bregdetare e Kavajes ka nje gjatesi prej 34-35 km dhe permban nje larmi te madhe plazhesh, ranor, shkembor, me zall, te zhveshur, te gjelber, etj. Ajo ka gjithshtu, nje flore dhe faune te pasur ne toke dhe ne det.Plazhi i Golemit, i dyti per nga madhesia, pas atij te Durresit, nis nga Shkembi i Kavajes dhe perfundon tek derdhja e perroit te Leshniqes, ne nje gjatesi prej 5 kilometra. Ka rere te pastert, te bardhe, e cila, se bashku me gjelberimin e perhershem te pishave dhe kaltersine e detit, krijon nje harmoni trengjyresh mjaft terheqes e shlodhes. Brezi mbrojtes i pyllit me pisha (Pinus halapensis dhe Pinus pinea) te mbjellura nga njeriu, ka krijuar nje mjedis pylli mjaft funksional prej 205 ha, i cili i rrit shume vlerat ketij plazhi. Fauna e gjalleron kete zone, me elementet e dunave dhe te pyllit. Nder me te permendurit jane lepuri i eger, nuse lala, bretkosa e zakonshme, breshka e zakonshme, ndersa ne pyll rriten qukapiku, laraska, bilbili, gjelza pikaloshe, etj.Plazhi i Karpenit, ne jug te Golemit, nis nga derdhja e perroit te Dracit dhe arrin derti ne kodrat e Karpenit, ne nje gjatesi 1,5 km. Nuk eshte i gjelber. Fusha perreth eshte e kripezuar dhe ka nje faune tipike baltovine, me pak shpende si; bishtetundesi i bardhe, drenja e fushes, vraponjesi gushbardhe, sqepholli i xunktheve, dallandyshja e detit etj..Duke qene 6 km. larg nga rruga automobilistike eshte pak i frekuentueshem, nderkohe qe vitet e fundit ne kodrat prane detit jane ndertuar disa vila tip alpine.Plazhi i Carines (i Bagose) shtrihet ne qender te gjirit me te njejtin emer, qe fillon nga kodrat e Karpenit deri tek kepi i Lagjit. Eshte nje plazh me rere te bardhe dhe te paster, me kodra te zhveshura, qe e bejne ate nje plazh te vetmuar me flore e faune te varfer.Bardhori, ka nje vije plazhi prej 5-6 km gjatesi, me gjelberim te perhershem, me dafina e mare, duke krijuar disa variacione me rere, gure apo dhe shkembor. Uji ne bregdet eshte i paster dhe mjaft i thelle. Parashikohet ndertimi i vilave turistike 2-3 kateshe te frekuentuara si nga deti ashtu dhe nga toka. Ujrat jane mjaft te pasur me peshq si levreke, koca, karkalec, etj. Rruga automobilistike prej 10 km. nga qyteti i Kavajes e bejne konkuruese me Rivieren e Jonit, duke e konsideruar "perla e Adriatikut".Plazhi i Spilles dhe Grethit, ne nje gjatesi te perbashket prej 8 km. nis nga Guri i Lemuar e perfundon ne grykderdhjen e lumit Shkumbin. Rera eshte e paster dhe e erret, pershkuar nga disa duna e nje brez mbrojtes pyjor. Eshte mjaft i pershtatshem per gjuetine e peshkut e te shpendeve te egra ku vecohen rosa, pulbardha, cafka, etj. Parashikohet te zhvillohet si zone turistike familjare, duke mundesuar ngritjen e fshatrave, apo hoteleve komode, qe mund te frekuentohen si nepermjet rruges tokesore, ashtu dhe detare nga Italia.Plazhi i Gjeneralit, ka nje gjatesi 5-6 km, eshte pak i njohur nga turistet dhe ka gjelberim te perhershem, uje te paster e te thelle. Emrin e ka trasheguar nga nje gjeneral italian qe vinte per pushime gjate viteve 1930-1935. Zona renore ka gjatesi 400 metra e gjeresi 50 m, duke perfunduar me shkembinj natyrale qe zhyten ne det.