Zana nder 10 me te bukurat e Universit

Zana ndër 10 më të bukurat e Universit
Ndërkohë që kosovarja Zana Krasniqi, kanakarja e Fadil Berishës (kujtojmë debatin për përzgjedhjen e saj), qëlloi shumë më me fat. Ajo arriti të renditej në dhjetëshen më të mirë.

“Miss Universe 2008” nisi garën me 80 përfaqësuese nga e gjithë bota, që pretendonin të fitonin kurorën më të lakmuar të bukurisë. Por numri u reduktua në 15 gjysmëfinaliste, që mbajtën edhe pjesën më të rëndësishme të spektaklit. Ato ishin nga Venezuela, Kosova, Meksika, Vietnami, Afrika e Jugut, Australia, Japonia, Republika Domenikane, Italia, Kolumbia, Rusia, Hungaria, Republika Çeke, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Spanja. “Miss Kosova” e la garën tek dhjetë më të mirat e garës, pa mundur të klasifikohet ndër 5 finalistet.

Agjencia e lajmeve “Associated Press” e ka konsideruar të veçantë edicionin e këtij viti, duke qenë se disa prej konkurrenteve kishin kaluar në jetë eksperienca jo të zakonshme, apo kishin dëshira të çuditshme. Lista nis me “Miss Albania”-n, e cila është një basketbolliste profesioniste; “Miss Argjentina” thoshte se kishte kaluar një përvojë paranormale; “Miss Antigua & Barbuda” ishte e magjepsur pas gjarpërinjve; “Miss Venezuela” (fituesja) kishte qenë viktimë e një rrëmbimi një vit e gjysmë më parë; ndërsa “Miss Angola” kishte pasur një përvojë arratie gjatë luftës civile në vendin e saj.

Konkurrentja më e shkurtër e këtij edicioni ishte “Miss Salvador” 1.61 cm dhe më e gjatat “Miss Xhamaika”, “Miss Meksika” dhe “Miss Peruja” nga 1.82 cm.

a.mile : Gazeta Shekulli

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama