Kultura Shqiptare

Kultura Shqiptare

Nė kuzhinat shqiptare zakonisht pėrdoreshin enė balte, prej druri dhe prej bakri pėr gatimin e ushqimit, pjekjen e bukės dhe ruajtjen e bylmeteve. Pėrdorimi mė shumė i njėrit grup apo tjetrit varej nga forca ekonomike e familjes dhe nga mjedisi gjeografik i vendosjes sė objektit. Nė familjet e varfėra fshatare mbizotėronin enėt prej druri dhe ato prej balte. Raporti i tyre ndryshonte varėsisht nga vendodhja e fshatrave. Nė zonat malore mbizotėronin enėt prej druri si nė ato tė ngrenies, tė bylmetit apo ato tė ruajtjes sė zahireve (ushqimet e konservuara). Nė zonat fushore mbizotėronin ėnėt prej balte si ato qė pėrdoreshin pėr ngrėnie dhe pėr ruajtjen e ushqimit, ato pėr mbajtjen e bulmetit dhe enėt e ujit. Rrallė ndonjė enė mund tė ishte prej druri apo prej bakri. Nė familjet me tė ardhura mesatare dhe pėr mė shumė nė familjet e pasura, mbizotėronin enėt prej bakri dhe ato prej porcelani. Edhe mobilimi i mjediseve tė pėrdorura pėr fjetje ndryshonte sipas pozicionit gjeografik dhe forcės ekonomike tė familjes. Zakonisht kėto mjedise ishin mjaft tė thjeshta. Nė zonat malore me klimė tė ftohtė antarėt e familjes flinin nė shtretėr prej druri mjaft tė thjeshte tė shtruar me fier tė thatė ose me kashtė, tė mbuluara me plafe prej leshi. Nė zonat fushore tė Shqipėrisė sė mesme dhe sidomos nė Myzeqe flinin nė shtroje tė vendosura mbi dysheme. Nė qytete kėtyre mjediseve u kushtohej mė shumė vėmendje, duke i paisur me shtretėr, me dyshek dhe ēarēafė tė endur nė avlėmend shtėpish. Njėkohėsisht me kėto mjedise zinin vend dhe baule tė madhėsive tė ndryshme, ku ruheshin rrobat e ēiftit dhe tė fėmijve tė tyre. Kujdes mė i veēantė u kushtohej dhomave tė caktuara pėr pritjen e miqve. Nė disa raste ato ambjente u ngjanin ekspozitave tė vogla etnografike nė tė cilat mund tė admiroje llojet e shtrojeve mė tė mira, si qilima, sexhade, velenca, jastekė etj; gdhendje tė ndryshme nė dru si tavanet, kapakėt e dollapeve, trapazanėt etj, etj. Perveē kėtyre nė kėto dhoma gjithnjė ishin tė pranishme enė tė ndryshme prej bakri apo prej balte e porcelani, takėmi i kafesė, instrumentet popullor tė krahinės, armė tė varura nė mur etj. Veēanėrisht nė qytete dhomat e miqve shquheshin pėr paisjet e shumta e tė punuara me mjeshtri, sidomos nė familjet e pasura, mund tė shiheshin mobilje e paisje tė ardhura nga qendrat e zhvilluara tė vendeve evropiane si dhe nga vendet e Lindjes. Tė gjitha kėto mjedise dhe paisje tė tjera ishin pjesė e mėnyrės sė jetesės tė krahinave tė ndryshme shqiptare. Ndėrkohė edhe veglat e punės tė pėrdorura nga bujqit, blegėtorėt apo zanatēinjtė e ndryshėm, pasqyrojnė mėnyrėn e jetesės.

  • Veshje Popullore Shqiptare

    7 vite mƫ parƫ
    Veshje Popullore Shqiptare

    Bashkė me zhvillimin e banesės popullore u zhvillua dhe u pasurua edhe mėnyra e mobilimit tė mjedisit tė saj.

  • Kultura Tradicionale nė Shqipėri

    Nė Shqipėri njihen dy grupime tė mėdha etnografike, tė konsoliduar qė nga mesi i shek.XVIII, qė janė: Gegėria nė veri tė lumit Shkumbin dhe Toskėria nė jug tė tij. Gegėria pėrbėhej nga Gegėria e mirėfilltė, Dukagjini apo Leknia, Malėsia dhe Fushat Bregdetare tė Veriut, kurse nė Toskėri bėnin pjesė: Toskėria e mirėfilltė, Myzeqeja, Labėria e Ēamėria. Natyrisht, pėrbrenda kėtyre krahinave etnografik

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi