Faik Konica

Faik Konica

Faik Konica është një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare. Prozator dhe poet, publiçist dhe estetist, kritik letrar dhe përkthyes, ai me veprën e tij të shumanshme pasuroi dhe ngriti në lartësi të reja fjalën shqipe dhe mendimin letrar shqiptar. Njeri me dituri të madhe, dhe dhunti artistike, mjeshtër i hollë i gjuhës shqipe, F.Konica ka hyrë në historinë e kulturës sonë kombëtare jo vetëm si erudit e stilist i përkryer, por edhe si shkrimtar me vlera të shquara ideoartistike. I lindur në Konicë, më 15 mars 1875 në një familje të vjetër feudale mësimet e para ai i mori në vendlindje, në gjuhën turke, arabe dhe greke. Më vonë hyri në liceun perandorak francez të Stambollit për të kryer pastaj shkollën e mesme në Francë. Ndoqi studimet për filozofi në Dizhon dhe Paris. Fitoi disa konkurse, duke u nderuar me çmime për aftësitë e tij intelektuale jo të zakonta. Më 1912 u diplomua për letërsi në universitetin e Harvardit të SH.B.A. Faik Konica qysh i ri e lidhi jetën me veprën e tij dhe me lëvizjen kombëtare shqiptare. Pasi boton broshurën "Shqipëria dhe turqit" (1895) në Paris ai vendoset në Bruksel (Belgjikë), ku nxjerr revistën "Albania", kjo revistë politiko-kulturore dhe letrare u bë organi më i rëndësishëm e më me autoritet i Rilindjes sonë. E botuar në gjuhën shqipe, frënge dhe pjesërisht turke, si një enciklopedi e vërtetë, ajo propogandoi për vite me radhë (1897-1909) programin e lëvizjes kombëtare shqiptare, historinë dhe kulturën e popullit tonë. Më 1909 F.Konica, si u mbyll revista "Albania" në Londër, i ftuar nga atdhetarët shkon në SH.B.A. ku drejton gazetën "Dielli" edhe më pas gazetën "Trumpeta e Krujës". Me themelimin e Federatës "Vatra", më 1912 ai zgjidhet sekretar i përgjithshëm i saj. Faik Konica dhe Fan Noli, duke qenë udhëheqësit kryesorë të lëvizjes kombëtare shqiptare në SH.B.A., do të shkojnë në Londër për mbrojtjen e çështjes kombëtare në Konferencën e Ambasadorëve. Në kongresin shqiptar të Triestes (1913), që u mblodh për të kundërshtuar copëtimin e Shqipërisë nga armiqtë e saj, Konica u zgjodh kryetar. Gjatë Luftës së Parë Botërore dhe më pas, ai zhvilloi veprimtari të dendur diplomatike në dobi të atdheut, në Austri, Zvicër, Itali e gjetkë. Në 1921 u kthye në SH.B.A., ku u zgjodh kryetar i Federatës "Vatra", po ndërkaq në vitet 20 u lidh dhe ndikoi në lëvizjen demokratike që zhvillohej në Shqipëri. Këtë do ta bënte nëpërmjet gazetës "Dielli" dhe "Shqiptari i Amerikës". Me dështimin e Revolucionit Demokratik, me ardhjen e A.Zogut në fuqi, Konica u emërua ministër fuqiplotë i Shqipërisë në SH.B.A. Vdiq në Uashington në 14 dhjetor 1942.

Marre nga : www.letersia.fajtori.com

  • Ju tregoj Grekėrit...

    6 muaj mė parė
    Ju tregoj Grekėrit...

     Prej disa kohesh ndermjet Italise e Greqise po zhvillohet per Shqiperine nje perleshje paraprake me fjale, qe mund te jete pragu i nje konflikti te armatosur. Italia ngre ceshtjen se Greqia mbante nje pjese te madhe territori qe i perket Shqipe

  • Apolineri flet per Konicen

    I veçantiNga të gjithë njerëzit që kam njohur dhe i kujtoj me kënaqësinë më të madhe, Faik Beg Konica është njëri prej të vecanteve. Ai lindi në Shqipëri, rreth 40 vjet

  • Gjuha ... Dhe njė pjesė e gurmazit

    Fati i gjuhës shqipe është për të qarë. Një degë e lisit indo-gjermanik, si shoqet e saj sanskritishtia, latinishtia, greqishtia e vjetër, persishtia, etj., dhe aq' e vjetër sa ato, - shqipia mbeti gj

  • Anes liqenit

    4 vite mė parė
    Anes liqenit

    Nata po aferohet. Drita e dites tretet dale nga dale; e, mbi tjegullate shtepive, mbi drasat e rrugeve, mbi fletet e pemeve, mbi trupet e epeta e cupave qi shkojne, nje ngjyre manushaqie – nje ngjyre gushe pellumbi, si thone ne ca male t’

  • Helena e Trojes

    4 vite mė parė
    Helena e Trojes

    Ne Troje, nga maja e nje kulle te larteHelena e bardhe zgjat kryet dhe pergjonPoshte nene muret luften qe luftonMenella syzi me Parin flokearte..Shikon buzeqeshur e me balle te qartezjarrin qe ka ndezur vete dhe enderrone stolisur si diten qe hipi ne

  • Anadollaku nė mesalle

    4 vite mė parė
    Anadollaku nė mesalle

    Ka ndenjur si nje kaPo ha edhe po ha,Shembet me pilaf,Fruhet me hoshaf;S`ka kohe te flaseHedhe sa te pelcase:Llop nje bakllava,Llop nje hallva,Llop nje revani,Llop muhalebi.Therret:-Hic jemedum!- O burra, bre dudum!Kerkon nje syltjac,Porosit nje kula

  • Flamuri

    4 vite mė parė
    Flamuri

    Skenderbeu kur jetonteShqipëria lulëzonte.Ishe e fortë, ish e zonjëKish në flamur një shqiponjëNjë shiponjë me dy krerëAi lirisht hapej në erë.Kur armiku na vërvitejFlamuri i kombit ngr

  • Mrika

    4 vite mė parė
    Mrika

    Sulltan Murati, me dyzet mijë këmbës e me gjashtëdhjetë mijë kalorës, ra përpara Krujës më 1448, edhe e bëri qark kryeqytetin. Skënderbeu kish lëshuar në Krujë kontin e Uren&e

Reklama

  • domain shqiperia

Video

  • edialtour shqiperiacom
  • quareos

Lajme dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TĖ NXEHTA

Moti

Tirana
E larta: 11 Min: 1
Shpejtesia eres: 0 km/h
Drejtimi eres: 0
Lageshtia: 100
Shikueshmeria: 8
Presioni atm: 1015.92
Agimi: 6:58 am
Perendimi: 4:49 pm

Horoskopi

Kembimi Valutor

Kursi zyrtar i kėmbimit
USD / LEK 107.82
EUR / LEK 136.80
GBP / LEK 166.53
CHF / LEK 106.94
Ndryshimi i fundit: 08.09.2010