Sipas deklaratës në fjalë, qëllimi i këtij fi lmi është zhvlerësimi dhe tallja e njërës prej epokave të rezistencës së gjithë popujve të Europës kundër fashizmit italian. Më tej deklarata e “Omonias” ndalet në faktin që fi lmi në pjesën më të madhe të tij është xhiruar brenda territorit të një objekti kulti ortodoks, duke bërë në këtë mënyrë sakrilegj, pasi skenari ka edhe episode që cilësohen të pahijshme. “Përdorimi i Kishës së Labovës së Kryqit konsiderohet i gabuar, pasi bëhet fjalë për një objekt që është një monument kulture i ndaluar të përdoret për qëllime të tjera dhe për këtë Instituti i Monumenteve të Kulturës është i detyruar të japë një shpjegim, për lehtësitë që u ka krijuar autorëve të fi lmit”, vazhdon deklarata. Sipas “Omonias”, “Ballkan Bazar” është një imitim dhe kopje e keqe e atmosferës persekutuese e periudhës komuniste që synonte të çrrënjoste frymën e shenjtë nga shpirti i ortodoksisë.
“Ky fi lm në thelb ushqen urrejtjen fetare dhe racizmit në një kohë që arti duhet të shërbejë për të kundërtën dhe pikërisht për këtë “Omonia” kërkon reagimin dhe kundërpërgjigjen e opinionit të shëndoshë”, mbyllet deklarata. Sikurse është bërë e ditur në interpretimin e roleve të filmit “Ballkan Bazar” janë angazhuar aktorë me kombësi të ndryshme, italianë, shqiptarë, maqedonas dhe minoritarë grekë si: Luca Lionelo, Catherin Wilkening, Laert Vasili, Edmond Budina, Veronika Xhentili, Visar Vishka. Erand Sojli, Karafi l Shena, Marko Bitaku, Vasil Çuklla, Artan Islami, Hajrie Rondo, Vali Xhezo, Behar Mera, Nikolla Llambro, Teli Stefani, Liliana Ristani, Roland Çenko etj., që i kanë dhënë jetë këtij fi lmi që vazhdon të shfaqet me shumë sukses në kinematë e vendit.