Diagrami i rrezatimit është sinjali më i dobët kozmik që është dokumentuar ndonjëherë. Megjithatë për herë të parë është bërë e mundur të bëhet dallimi midis dritës së Shpërthimit të Madh dhe të yllit të parë. Midis këtyre ka, sipas llogarive më të reja, një gjatësi kohore prej 400 milionë vjetësh.
Zgjerimi i Gjithësisë mbi pjesën më të madhe të historisë së tij ka qenë krahasimisht i dalëngadalshëm. Pikëpamja se një periudhë e menjëhershme "fryerje" pasoi zgjerimin nga Bumi i Madh u parashtrua për herë të parë 25 vjet më parë. Vëzhgimet e reja të WMAP përkrahin skenarë fryerje të veçanta më tepër sesa idetë e tjera që ka kohë që qarkullojnë.
Të dhënat e WMPA-së zbulojnë se Gjithësia përmban 4% atome, blloqet ndërtuese të yjeve dhe planetëve. Lënda e errët përbën 22% të Gjithësisë. Kjo lëndë, e ndryshme nga atomet, nuk lëshon ose thith dritë. Është e zbuluar vetëm tërthorazi përmes rëndesës së saj. 74% e Gjithësisë është e përbërë nga "energjia e errët", që vepron si një lloj kundër-rëndese. Kjo energji, dallon nga lënda e errët, është përgjegjëse për përshpejtimin e zgjerimit të tanishëm të Gjithësisë.
Alvin Ekmekçiu - Rruzull.net