Abdurrahim Buza

Abdurrahim Buza

Ishte fat që pati drejtues atelieje piktorin e njohur italian të kohës, Galileo Chini (1873-1956, piktor dekorativ dhe qeramist, pjesëmarrës në dy prej Bienaleve të Venecias). Buza ishte një nga themeluesit e shkollës së parë të vizatimit në Tiranë në vitin 1933. Punoi në shkollën teknike “Harry Fultz”, në gjimnazin e Tiranës, në gjimnazin “Qemal Stafa”, në Liceun artistik “Jordan Misja”. Në vitin 1960 fitoi titullin “Piktor i Merituar”, ndërsa në vitin 1978 fitoi titullin “Piktor i Popullit” të dhëna nga Kuvendi Popullor i Republikës Popullore të Shqipërisë. Është piktori i parë që pikturoi nudon e parë nga natyra në Shqipëri. Ai na ka lënë një fond të pasur me rreth 500 piktura dhe mijëra vizatime. Arkiva e veprave të tij ruhen në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë dhe në Muzeun Buza, në Tiranë.

Vëmendje Abdurrahim Buza, është një nga emrat më të njohur të artit shqiptar të shek. XX. Edhe krijimtaria e tij na bënë të vetëdijshëm, për të thënë se koha për të shkruar një histori të plotë të artit shqiptar, mbështetur në parametra të koncepteve bashkëkohore, jo vetëm që ka ardhur, por kam frikë që ajo po kalon në indiferentizëm të plogësht. Nuk mohoj se aty-këtu është shkruar, por nuk duhet të harrojmë se vetëm tani mund të thuhen e shkruhen faktet e vërteta dhe drejtë. Megjithatë ky shkrim lidhet ngushtësisht me 100 vitet, që nga dita kur Buza, plaku, u lind në Shkup të Maqedonisë. Kjo histori e artit shqiptar ku mjeshtri do të zinte një nga vendet e nderit, ende mungon.KrijimtariaAskush nuk mund të thotë se piktura shqiptare është pa zë në këtë shekull. Pothuajse gjatë viteve të tij jetuan piktorë, të cilët na kanë trashëguar një pamje figurative, dydimensionale, të vërtetë të jetës, të njeriut dhe të mjedisit të tij, të mentaliteteve dhe marrëdhënieve në realen dhe irealen e tyre si shenja shpirtërore.

Gjatë këtij shekulli, një figurë e tillë na përcjell në mënyrë të drejtëpërdrejtë kombinimin e shijeve estetike të shoqërisë shqiptare dhe të piktorëve të saj, duke na treguar shkallën e njohjes dhe sinqeritetin, veti pa të cilat nuk do të mund të realizohej krijimtaria e këtij lloji.Në këtë trashëgim, Buza na ka lënë pasqyrën e tij, e cila reflekton në mënyrë origjinale kodet e mësipërme. Veprat e Buzës, edhe pse mund t’i ndajmë në tre grupe, për sa i përket individualizimit të trajtave dhe tempit të ngjyrave, janë të thjeshta për tu kuptuar, komunikojnë me subjekte të ndryshme dhe ndikojnë mbi shikuesin ndjesinë e aprovimit dhe të kënaqësisë.Një vështrim i kujdesshëm mbi grupin e parë zbulon se Buza ende ka qenë nën ndikimin e akademisë. Të gjitha këto punime ruajnë fanatizmin dhe striktizmin e kompozimit dhe trajtimit artistik akademik. Ato tregojnë për një piktor shumë punëtor, kërkues ndaj vetes dhe prodhues i madh. Linja e vizatimeve në këtë periudhë është e kujdesshme dhe e ngjeshur. Ngjyra transmeton ndikimin e madh të pikturës impresioniste të shek. XIX. E natyrshme kjo për një artist fare të ri, të edukuar në perëndim.Në grupin e dytë të krijimtarisë vështrimi bije në kontakt me subjekte shumë të njohura e të marra nga jeta e përditshme. Portreti dhe natyra e qetë duket të ketë qenë një nga gjinitë më të preferuara të piktorit. Subjektet e tij janë autoportreti dhe portrete të tipave dhe moshave të ndryshme, të cilët gjenerojnë trajtim të qartë të tipareve, impresion të natyrshëm të shkaktuar nga modeli dhe sinqeritet të përdorimit të ngjyrës.

Gjithashtu pikturat në dimension të vogël dhe vizatimet me një linjë me subjekt, nudot janë shumë të njohura në këtë grup. Është shumë nxitës vështrimi i artistit me pozicionet e shumëllojshme të vendosjes së tij. Në të dy grupet e para themi me qartësi se kemi të bëjmë me një krijimtari që ruan transmetim të sinqertë të botëkuptimit të artistit mbi realitetin përkatës. Në këtë grup dallojmë edhe një veti tjetër e cila lidhet jo thjeshtë me formën, por bëhet më e cilësueshme prej saj e ka të bëjë me shkrirjen e subjektit kryesor në mbështetje të sfondit. Kjo shkrirje rrjedh nga përdorimi i ngjyrës pasqyruese.Në grupin e tretë, befasohesh dhe duket sikur kemi të bëjmë me një piktor krejt tjetër. Këtë ta kushtëzon stili që ka përdorur artisti. Trajtat, linjat, ngjyrat, format, vizatimi, konstrukti i figurës, mbi të gjitha psikologjia e portretit dhe reflektimi pozicional i trupit njerëzor, pra e gjithë figura e tij pasqyruese pëson një ndryshim gati thelbësor, që mund ta kuptosh vetëm në bazë të njohjes së përgjithshme të krijimtarisë së tij. Subjektet marrin shkas nga motive patriotike, kombëtare, atdhetare dhe rrallëherë partiake. Kjo e fundit dallohet kur ndonjë vëzhgim introduktiv zbulon simbole të periudhës së komunizmit, gjë e cila është pothuajse e papërfillshme në krijimtarinë e përgjithshme.

Motivet nga vendi i tij do të zënë vendin kryesor në këtë grup dhe, prej tyre, sot ruhen piktura të një vlere unikale e të papërsëritëshme në historinë e artit shqiptar. Tërësisht ky grup është cilësuar si një trajtim artistik “primitiv”, vlerësim me të cilin nuk jam aspak në një mendje, pasi mendoj se kjo krijimtari ka lindur tërësisht prej meditimit figurativ mbi kujtesën e hershme pamore të ruajtur në vatrat e trurit të artistit dhe të shpërthyera fuqishëm gjatë periudhës më të nxehtë të komunizmit dhe luftës së klasave në Shqipëri.

Ajo nuk është një figurë që pikturohej si rezultat i pasqyrimit të çastit, të modelit ballëpërballë, por është një figurë e rindërtuar në memorjen e artistit ku psikologjia dhe gjendja shpirtërore e njerëzve të trevës së tij janë shumë më të forta se pamja e tyre e jashtme. Sillni në kujtesë pikturën “Refugjatët”, “Malësori”, “Vajza gjakovare”, “Dasma gjakovare”, “Lojërat popullore”, “Azem Galica dhe luftëtarët”. Ata nuk janë thjesht figura, por shpirtëra të figuratizuar sipas kujtesës dhe shpërthim i emocioneve të artistit mbi ta.

 Nuk duhet të nisemi aspak nga përdorimi i kostumit kombëtar as nga motivet e historisë së hershme apo fshatareske, por nga ajo çka transmetojnë e interferojnë personazhet, lëvizjet, sytë, duart, pozicionet, hedhjet e hapat e këmbëve, ngjyrat, sfondi i errët dhe kujtesa e artistit. Në këtë kuptim Abdurrahim Buza nuk mund të quhet piktor primitiv, por plotësisht piktor i parë individual, modern, i pangjashëm, i pakrahasueshëm shqiptar i shek. XX dhe ajo çka është më e rëndësishmja pikturoi në këtë formë nën hundën e madhe të komunizmit të rrezikshëm, falë kjo zgjuarësisë e talentit të piktorit, por edhe tolerancës së atij pushteti ndaj rastit BUZA.

Marre nga Shekulli




Azem Galica dhe luftetaret



Vallja Shqiptare



Ne Katua



Malesori



Portreti i Femijes


Portreti i Gruas



Prtret i Vetvetes

Nusja



Vajza me Fjongo

Refugjatet



Lojerat Tradicionale


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama