ILDKP Deklarimi i pasurise zyrtaret genjejne

ILDKP: Deklarimi i pasurise, zyrtaret genjejne
“Zyrtarët japin të dhëna informale në deklarimin e pasurive të tyre”. Ka qenë kjo deklarata e bërë sot nga kreu i Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP), Adriatik Llalla gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ligjeve. Ai theksoi gjithashtu se gjatë vitit 2010 janë administruar 5302 deklarata pasurie si dhe janë kallëzuar shumë subjekte. Kreu i ILDKP-së, nënvizoi faktin se shumë raste janë pushuar nga Prokuroria, dhe se pushimi i tyre ka qenë pa argumente bindëse. Sipas tij, korrupsioni ka vijuar edhe gjatë këtij viti.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama